GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Fiskalizimi me kosto të mëdha për biznesin e vogël”, Koliqi: Shqipëria vendi i vetëm në rajon që po e aplikon

17:47 - 03/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Fiskalizimi me kosto të mëdha për biznesin e vogël”, Koliqi: Shqipëria vendi i vetëm në rajon që po e aplikon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në lidhje me fiskalizimin, ka reaguar ditën e sotme deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Emilia Koliqi. Përmes një postimi në facebook, Koliqi thotë se Shqipëria është vendi i vetëm në rajon, i cili po aplikon sistemin e fiskalizimit, një sistem i monitorimit të të dhënave të biznesit.

Më tej ajo shton se fiskalizimi që në fillim është propaganduar nga qeveria si një sistem, që më në fund do zhdukë informalitetin dhe do të sjellin më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit. Por, asnjëherë nuk u bë transparencë për shifrat, se sa do të ishte përfitimi në buxhetin e shtetit nga kjo reformë.

Deputetja e PD shprehet se faturimi i ri do të zbatohet nga 90 mijë biznese, ku në këtë kategori pjesa më e madhe janë biznese të vogla, të cilat vazhdimisht janë shprehur se nuk janë gati për të qenë pjesë e këtij sistemi, sepse nuk mbulojnë dot kostot e tij.

“Duke filluar nga regjistrimi, pra marrja e certifikatës së fiskalizimit, kasat e reja ose përshtatja me softëare, garancia e internetit për çdo biznes, blerja e kompjuterave, printerave, mirëmbajtja e tyre, punonjës shtesë me ekspertizën e duhur për të aksesuar programet etj, janë shpenzime shtesë në vit për çdo biznes. Dhe të gjitha këto, pasi kemi kaluar periudha mjaft të vështira, si tërmeti dhe pandemia globale COVID-19, nga e cila nuk kemi dalë akoma” – thuhet në reagimin e saj.

Koliqi gjithashu thotë se, për gjithë këtë rritje të kostos së administrimit dhe shpenzimeve për kompletimin e infrastrukturës, qeveria nuk merr përsipër asnjë kompensim ndaj bizneseve, në një kohë që ky proces është ndërmarrë, që t’i shërbejë vetëm asaj.  Sipas deputetes, kjo qeveri është një armike e betuar e sipërmarrjes së ndershme private, dhe procesi i fiskalizimit do të jetë një instrument për të vënë në vështirësi bizneset, kryesisht të vogla dhe për t’i falimentuar ato.

Etiketa: biznesi i vogelEmilia Koliqifiskalizimi

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Mandzukiç e mbyll me futbollin, kroati njofton tërheqjen

Mandzukiç e mbyll me futbollin, kroati njofton tërheqjen

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com