GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fitoi 2.2 mln euro te Arkivat/ “Adel Co” me pronar “në hije” Arjan Lleshin, 1 vit jashtë tenderave

20:08 - 12/07/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Fitoi 2.2 mln euro te Arkivat/ “Adel Co” me pronar “në hije” Arjan Lleshin, 1 vit jashtë tenderave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Abuzimet me dokumentat e një tenderi me fond limit 2.2 milionë euro të Arkivës së Shtetit e kanë penalizuar rëndë kompaninë “Adel Co”, në pronësi formale të Kliti Avdullari, por që besohet se pas tij fshihet biznesmeni Arjan Lleshi.

Në 11 Korrik 2025, Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka vendosur përjashtimin e shoqërisë së shtypshkrimit dhe prodhimit të letër-kartonave, “Adel Co” për një vit nga pjesëmarrja në tendera.

APP thotë në vendimin nr. 51 të saj se arsyeja e përjashtimit të shoqërisë private nga e drejta për të marrë pjesë në procedurat të prokurimit publik është fakti që “ka keqinformuar për qëllime kualifikimi” në tenderin e zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në vitin 2023, me objekt “Blerje kuti dhe dosje për ruajtje të përkohshme”, me fond limit 227.210.205 lekë të reja (rreth 2.2 milionë euro).

Në foto: Vendimi i Agjencisë së Prokurimit Publik për përjashtimin e “Adel Co”

Sipas Agjencisë së Prokurimit Publik, hetimi administrativ ka nisur pas ankesës së një shoqërie tjetër pjesëmarrëse në atë tender. Në përfundim, APP ka konstatuar problematika në dokumentacionin e përdorur nga “Adel Co” dhe ka vendosur përjashtimin e saj për 12 muaj nga pjesëmarrja në tendera publik.

Historia e tenderit të Arkivave vijon prej më së paku dy vitesh. Në këtë histori ka dyshime se është përfshirë edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPP), i cili, nën drejtimin e Jonaid Myzyrit, i dha të drejtë më herët shoqërisë “Adel Co”.

Në vijim, kompania që rezultoi humbëse në atë tender, iu drejtua me kallëzim Prokurorisë së Posaçme në shkurt të vitit 2025, ku kërkonte hetimin e të gjithë anëtarëve të Komisionit të Prokurorimit Publik, nën dyshimet se kanë favorizuar shoqërinë me “pronar në hije”, Arjan Lleshin.

Në kallëzim, ndër të tjera thuhej se “Kliti Avdullari (pronari në letra) është thjesht një prestanome, pronari faktik është Arjan Lleshi dhe Arjan Lleshi në bashkëpunim dhe me të tjerë ka ndikuar në vendimarrjet e KPP në favor të subjektit Adel CO”.

Ky tender është denoncuar publikisht edhe nga Partia Demokratike në mars të vitit 2025.

Në foto: Shpallja e tenderit me fond 2.2 mln euro të Drejtorisë së Arkivave

Shoqëria “Adel Co” është regjistruar në vitin 2012, në emër të Reshit Koni. Aktualisht rreth 70 vjeç, Koni, krahas faktit që rezultonte pronar, është parë nga punonjësit e shtypshkronjës punë të rëndomta, si hamall, kontrollor punëtorësh, madje edhe roje nate, duke krijuar dyshimet se ai nuk ishte ortaku real i shoqërisë “Adel Co”.

Në vitin 2017, “pronari” Reshit Koni ia dhuron të gjithë aksionet e shoqërisë Arjan Lleshit. Më pas, Koni mban postin e drejtorit të burimeve njerëzore në këtë kompani.

Dy vjet më pas, Arjan Lleshi ia dhuron kompaninë Kliti Avdullarit. Në listën e pagave të vitit 2021, të “rrjedhur” në publik, Avdullari rezultonte drejtor i përgjithshëm i shoqërisë “Adel Co”, me një pagë vetëm 30 mijë lekë të reja në muaj.

Në foto: Akti i dhurimit të shoqërisë “Adel Co”, mes Arjan Lleshit dhe Kliti Avdullari

Gjithësesi, prej asaj kohe, dokumentat publikë të Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë se Avdullari vijon të jetë aksioneri kryesor, pavarësisht se kompanitë e tjera të së njëjtës fushë besojnë se ai shërben vetëm si mbulesë për pronarin real, Arjan Lleshi.

Shoqëria “Adel Co” rezulton të ketë krijuar një lloj situate “monopoli” në tenderat e shtypshkrimeve dhe kutive e materialeve të kartonit, më së paku tek “Posta Shqiptare”, por emri i kompanisë rezultonte fituese në prokurimet publike edhe në institucione të tjera, përfshirë Bashkinë e Tiranës, përsa kohë drejtohej nga Erion Veliaj.

Madje, të dhënat e siguruara  tregojnë se ai që konsiderohet si “pronar në hije” i “Adel Co”, Arjan Lleshi, ka lidhje personale me një prej punonjësve të zyrës së prokurimit në Bashkinë e Tiranës.

Emri i asaj punonjëseje shfaqet përciptazi edhe në dosjen hetimore “5D” të drejtorëve të Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, emri që lidhet me Arjan Lleshin nuk rezulton, të paktën deri më tani, pjesë e hetimit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). /Boldnews

Etiketa: arkivatenderarjan lleshi

Lajme të lidhura

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik
Breaking Views

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25
Rritje për pagën minimale, 50 mijë lekë nga fillimi i vitit të ardhshëm
Breaking Views

Rritje për pagën minimale, 50 mijë lekë nga fillimi i vitit të ardhshëm

18:42 - 19/12/25
Para
Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit Daum, Berisha: Ambasadori i lirisë mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit Daum, Berisha: Ambasadori i lirisë mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Lexo më shumë
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

22:44 - 19/12/25
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

22:29 - 19/12/25
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com