GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Fiton oferta më e shtrenjtë/ Gonxhja, 850 milionë lekë për fasada

15:07 - 05/12/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Fiton oferta më e shtrenjtë/ Gonxhja, 850 milionë lekë për fasada
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Blendi Gonxhja është i njohur për shpenzimet marramendëse që bën për projekte që shpesh herë janë haptazi shpërdorime dhe abuzime. Drejtori i DPSHTRR, pas harxhimeve për mikrofona, kufje dhe projektin e Formula 1, si prag festash që jemi, po kërkon të rregullojë fasadat e drejtorive të Transportit në disa qytete. Këtë herë paratë do të shkojnë për drejtorinë rajonale në Durrës. Tenderi është publikuar në faqen e Agjencisë së Prokurimeve, ku evidentohen një sërë shkeljesh. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt  “Rikonstruksion në DRSHTRR Durrës, rehabilitimi i sheshit dhe godinës së kontrollit teknik”. Do t’ju duket e habitshme, por për këtë proejkt do të shpenzohen 84 967 387 000 lekë.

 

Qindra milionë lekë për rregullim të ambienteve ekzistuese, por vetëm kane nevojë për lyerje dhe asfaltimin e sheshit. Pikërisht këtu nis abuzimi. Sepse nga dokumentet e publikuara vihet re se  Gonxhja ka shpallur fituese kompaninë me ofertën më të shtrenjtë. Konkretisht, 3 kompani kanë dorëzuar ofertat me vlerë 140 milionë lekë më lirë. Por, famëkeqi Gonxhja i ka skualifikuar nga gara. Sipas arsyetimit, kompanitë nuk kanë dorëzuar formularët vetëdeklarimit, ose disa nga punonjësit e tyre janë në të njëjtën kohë punonjës edhe në një tjetër firmë.

 

Kështu, për 6 muaj punë, Gonxhja ka zgjidhur qesen dhe to t’i japë 840 milionë lekë firmës “Ergi Shpk”. Kjo është një kompani e njohur për afera të shumta korruptive, duke fituar tenderëve pa garë kryesisht nga Bashkitë Elbasan dhe Tiranë. Kujtojmë se “Ergi shpk” ka përfituar para edhe nga afera e Inceneratorit të Elbasanit. Bëhet fjalë për disa javë më parë, ku janë hedhur 169 milionë lekë nga Bashkia Elbasan, për të siguruar automjetet që do të përdoren për shpërndarjen e mbetjeve brenda landfillit. Në fakt tenderin e ka hapur “ECO ELB Sh.A”, por që varet nga kryebashkiaku i Elbasanit. Pjesëmarrës sipas dokumenteve, ishte vetëm “ERGI” sh.p.k. që është shpallur edhe fitues. Prej fundit të vitit të shkuar inceneratori i Elbasanit është sekuestruar nga SPAK pas hetimeve për korrupsion me koncesionin.

Porosi nga Sako

Rikonstruksioni i fasadës së  DPSHTRR Durrës në fakt ka qenë koordinuar si porosi nga kryetarja e kësaj bashkie, Emiriana Sako. Me datë  21 korrik ajo ka bërë me dije se do të ketë disa ndërhyrje në godinën e DSHTRR-së. Përmes një njoftimi në “Facebook” Sako bëri me dije se do të zhvillohen ambiente moderne që të lehtësojnë edhe shërbimet për qytetarët. “Në këtë mënyrë qytetarët do të gjejnë aty mjedise komode dhe shërbime më cilësore. Përveç rikonstruksionit të qendrës projekti parashikon edhe rikualifikimin urban përreth, zgjidhjen e parkimeve dhe aksesit më komod për qytetarët”, shkruante ajo në korrik.

Sako parashikonte që këto ndërtime do të mbaronin pranverën e vitit 2023. Në fakt edhe në dokumentet e kontratës thuhet se  punimet do të zgjasin rreth 6 muaj. Pra, do të përfundojnë në maj të vitit të ardhshëm. “Qendra e Kontrollit Teknik, DRSHTRR Durrës do të rikonstruktohet tërësisht duke u kthyer në një qendër moderne brenda pranverës së vitit të ardhshëm”, shkruante  Sako.  Dhe këtë kërkesë po ia “plotëson” Gonxhja.

Lexo edhe: Blendi Gonxhja i Transportit shpenzon 60 milionë lekë për mikrofona dhe skena

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBlendi GonxhjaDPSHTRREmiriana Sakofasaderikonstuksiontender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Kërkohet çerekfinalja, publikohen formacionet Japoni-Kroaci

Kërkohet çerekfinalja, publikohen formacionet Japoni-Kroaci

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve
Breaking Views

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26

Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, i ftuar në “Oponencë”, ka denoncuar kontratat e PPP-ve, që sipas tij janë preferenciale duke...

Lexo më shumë
Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

22:41 - 04/02/26
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

21:48 - 04/02/26
Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

20:32 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com