GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Fitore me dorë në zemër, Inter triumfon në betejën e Firences pas 7 golave të shënuar

23:04 - 22/10/22
në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Fitore me dorë në zemër, Inter triumfon në betejën e Firences pas 7 golave të shënuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Inter vuan por ia del në Firence. Zikaltërit fitojnë 3-4 me Fiorentinën, në një sfidë që rezultoi si një “betejë” e vërtetë. Nënkampionët e Italisë do merrnin epërsinë pas vetë 2 minutash lojë. Lautaro Martinez do jepte një assist për Barellan.

Brenda minutës së 15-të, argjentinasi Lautaro do rrëmbente sërish skenën, po këtë herë për të realizuar vetë. Në minutën e 33-të, ekipi violë fiton penallti mes shumë kontestimesh, teksa vetëm VAR ia doli të shuajë dyshimet. Cabral, i qetë para porte, mposhti Onanan.

Skuadra e Italianos do merrte zemër dhe do e mbyllte pjesën e parë në sulm, duke rrezikuar mjaft portën kundërshtare me anë të shpejtësisë së disa individëve dhe me anë të goditjeve standarde. Pas një ore lojë, Fiore do shpërblehej për presionin e ushtruar me një supergol të Ikones.

Vendasit do ndëshkoheshin në momentin më të mirë të tyre. Një kundërsulm i Interit do rezultonte fatal për rivalët, teksa “Demi” Lautaro do “vjedhte” bukur një penallti në zonë, pas pengimit të portierit Terraciano. Gjithsesi, për konfirmimin u nevojit VAR dhe vendimi erdhi pas disa sekondash komunikim. Ai që e fitoi, ai e merr përsipër dhe dërgon në festë tifozët interist që kishin udhëtuar për në Firence.Nuk kishin të ndalur golat në këtë ndeshje, pasi në të 90-tën, Jovic barazon përsëri shifrat. Atëherë kur nuk pritej, Mkhitaryan vendos ndeshjen në favor të Interit dhe i jep 3 pikë skuadrës së Inzaghit.

Etiketa: FiorenFitoreinter

Lajme të lidhura

Legjionarët për “notën 10”, Arlind Ajeti shkëlqen me dopietë, gola e asiste edhe nga Taulant Seferi e  Ernest Muçi
Sport

Legjionarët për “notën 10”, Arlind Ajeti shkëlqen me dopietë, gola e asiste edhe nga Taulant Seferi e Ernest Muçi

10:29 - 09/02/26
Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion
Sport

Barazim spektakolar, Juventus shënon “in extremis” me Lazion

22:56 - 08/02/26
Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave
Breaking Views

Lautaro Martinez i Interit, në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave

21:47 - 08/02/26
Para
“Optikisht e tmerrshme”, Gery Nevill komenton penalltinë e fituar nga Broja: Dukej sikur mbrojtësi do e përqafonte

“Optikisht e tmerrshme”, Gery Nevill komenton penalltinë e fituar nga Broja: Dukej sikur mbrojtësi do e përqafonte

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-presidenti Moisiu del nga spitali, pas problemeve me zemrën, reagon QSUT
Aktualitet

Ish-presidenti Moisiu del nga spitali, pas problemeve me zemrën, reagon QSUT

17:30 - 09/02/26

Ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu ka dalë nGa spitali Nënë Tereza, pasi u shtrua pak ditë më parë. Lajmin e...

Lexo më shumë
PD reagon pas qëndrimit të KE për imunitetin e Ballukut/ Boçi: Lufta e Ramës minon integrimin

PD reagon pas qëndrimit të KE për imunitetin e Ballukut/ Boçi: Lufta e Ramës minon integrimin

17:21 - 09/02/26
Tragjedia e familjes Kola në Itali, mblidhen 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave në Shqipëri

Tragjedia e familjes Kola në Itali, mblidhen 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave në Shqipëri

17:09 - 09/02/26
Dashnor Sula fillon punën si Kryeinspektor: Me Ramën s’e kemi parë njëri-tjetrin si armiq

Dashnor Sula fillon punën si Kryeinspektor: Me Ramën s’e kemi parë njëri-tjetrin si armiq

17:01 - 09/02/26
Makina të vjedhura për të kryer atentat në Vlorë, policia gjen “Audi Q5” dhe një automjet tjetër

Makina të vjedhura për të kryer atentat në Vlorë, policia gjen “Audi Q5” dhe një automjet tjetër

16:44 - 09/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com