GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Fitorja e Berishës mbi Sorosin, si e Davidit mbi Goliatin

10:35 - 08/05/25
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Fitorja e Berishës mbi Sorosin, si e Davidit mbi Goliatin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Salvatore Dodda

I pajisur jo me ushtri, as me fuqi financiare, por thjesht me “guralecin” e të vërtetës dhe besimit të palëkundur në dinjitetin njerëzor e sovranitetin kombëtar, Sali Berisha – një David i kohës sonë – sapo mposhti edhe zyrtarisht George Sorosin – një Goliat i kohës sonë, i pajisur gjer në dhëmbë me armaturën e korrupsionit politik global dhe abuzivizmit hormonal me pushtetin.

Rrëzimi i dizenjimit “non grata” ndaj Sali Berishës nuk është vetëm një korrigjim diplomatik, por një akt gjykimi moral, që shpalos faqe botës shthurjen e elitave që përdorin shtetin për të ndëshkuar kundërshtarët e interesave dhe agjendave të tyre të errëta, siç ishte agjenda e shkëmbimit të kufijve, që synonte t’i rrëmbente Kosovës burimet minerale e hidrike e t’ia kalonte Serbisë, apo agjenda e Ballkanit të hapur, që synonte të vendoste hegjemoninë serbe në rajon.

Tashmë jemi në aktin e fundit të kësaj beteje epike: kokëprerja politike e Goliatit. Brenda javës së parë të ardhjes në pushtet, Sali Berisha duhet të marrë dy vendime:

1. të shpallë George dhe Aleks Sorosin non grata – një akt konkret i një qeverie që nuk do të lejojë më asnjë dorë të huaj të shpërdorojë sovranitetin, të shndërrojë në armë gjyqësorin dhe të shkërdhejë resurset natyrore të vendit; dhe 2. të shpallë të paligjshëm fondacionin e tij oktapodik, si pjesë thelbësore e operacionit të “pastrimit të shtëpisë”.

Që do të thotë qartë dhe shkurt, se fitorja e 11 majit nuk duhet të jetë fundi i betejës, por fillimi i çlirimit institucional dhe moral të Shqipërisë nga rendi i Sorosit dhe kukullave të tij. Në këtë prizëm, përsëritja e përleshjes së Davidit me Goliatin nuk është as rastësi, as legjendë – është thirrje për veprim. Për veprim pa vonesë.

Nëse ka diçka që përsëritet në mbarë historinë, është beteja mes të mirës ndaj të keqes, e të drejtës ndaj të padrejtës; triumfi i përkohshëm i të keqes dhe të padrejtës, dhe triumfi i fundëm dhe përfundimtar i të mirës dhe të drejtës. Kjo është çfarë i jep historisë kuptim dhe njeriut shpresë.

Etiketa: berishaDavidsoros

Lajme të lidhura

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Para
Papa i ri, 133 kardinalë dhe 4 votime sot në Vatikan

Papa i ri, 133 kardinalë dhe 4 votime sot në Vatikan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com