GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Fituesit s’përmbushnin kriteret/ KPP anashkalon shkeljen e Gonxhes dhe rrëzon ankimuesin

14:44 - 28/02/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Komisioni i Prokurimeve Publike duket se është kthyer në një institucion që iu lehtëson rrugën  pushtetarëve për tenderët abuzivë, në vend që të identifikojë shkeljet që bëjnë.

Komisioni i Prokurimeve Publike duket se është kthyer në një institucion që iu lehtëson rrugën  pushtetarëve për tenderët abuzivë, në vend që të identifikojë shkeljet që bëjnë.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Prokurimeve Publike duket se është kthyer në një institucion që iu lehtëson rrugën  pushtetarëve për tenderët abuzivë, në vend që të identifikojë shkeljet që bëjnë. Gijotina.com ka publikuar disa raste kur KPP ka anashkaluar ankesat reale të operatorëve ekonomikë, ose ka marrë vendime kontradiktore që iu hapin rrugë tenderëve abuzim të vihen në zbatim. Rasti më i fundit është ai me megaaferën për ndërtimin e pistës së Formula 1 në Elbasan. I cili do të kushtojë 5 miliardë lekë të dhëna nga FSHZH për përgatitjen e terrenit dhe 3 miliardë lekë për ndërtimin e pistës.

Përveç abuzimit me fondin tenderi për këtë projekt nuk ka respektuar ligjin “Për Prokurimet Publike”.  Në 20 shkurt tre firma kanë bërë një denoncim pranë KPP. Ku pretendojnë se operatorët që janë kualifikuar në fazën e parë nga DPSHTRR përveç se kanë oferta të shtrenjta, nuk përmbushin kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.

Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Apex Circuit Design” Ltd & “Huk – Projekt” &“Infra – Plan” SHPK shprehet se komisioni vlerësues iu ka dhën pikë disa firmave të tjera edhe kur ata nuk përmbushnin atë kriter, ndërsa atyre nuk iu ka dhënë pikë

“Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Apex Circuit Design” Ltd & “Huk – Projekt” &“Infra – Plan” SHPK, pretendon se nuk është vlerësuar me pikë ashtu sikurse parashikonë kriteri në fjalë si kriterin e vlerësimit që nuk përmbushen nga operatori ekonomik pjesmarrës në procedurë “Test & Training International” GmbH dhe nga operatori ekonomik “Gjeokonsult & Co” SHPK BOE “Dromo” S.r.l & “NET – GROUP” SHPK.

Konkretisht “Gjeokonsult & Co” nuk përmbush kriterin për eksperienca të mëparshme.  Ndërsa firma “Test & Training International” nuk posedon licencën La profesionale për projektim leshuar nga MZHUT”, thuhet në ankesë.

Këto janë kritere shumë të rëndësishme, por Bledi Gonxhja, për disa i ka zbatuar dhe për disa të tjerë jo. Madje nuk ka marrë për bazë as kërkesat e operatorëve. Për këtë ankesa shkoi pranë KPP.

Por, edhe kjo e fundit i ka anashkaluar shkeljet e mësipërme. Në vendimin e publikuar sot, KPP shprehet se nuk pranon ankesën e tre firmave, për shkak se e kanë ngritur ankesën para se DPSHTRR të mbyllte përfundimisht garën. Madje thekson se ankesa është dorëzuar një ditë para se Gonxhja të regjistronte fituesin e këtij projekti.

 

Në ankesë, firmat denoncuese sqarojnë se kanë konstatuar shkelje që në fazën e parë të tenderit, kur janë kualifikuar disa firma që nuk përmbushnin kriteret. Si skualifikuar padrejtësish ata kishin të drejtë të animonin vendimin 10 ditë pasi ishte marrë, dhe ashtu bën. Por, tani KPP justifikon Gonxhen, duke thënë se vendimi përfundimtar është dhënë një ditë më pas. Duke mos marrë parasysh se ankesa është paraqitur për vendimin e fazës së parë.

 

Pas Erion Veliajt, kryebashkiakes së Lushnjës, KPP i hapi rrugën për abuzim edhe Bledi Gonxhes, Dhe në të tria rastet bëhet fjalë për tenderë me vlerë mbi 2 miliardë lekë. Është momenti që instanca më të larta, sikurse SPAK, të hetojnë këto abuzime.

Lexo edhe: Pista e F1 bëhet “gonxhe”, tenderi 3mld lekë i Blendit denoncohet në KPP

Etiketa: abuzimankimimBledi GonxhjaDenoncimformula 1KPPvendim

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Meta: E ardhmja e rajonit ngrihet mbi marrëveshje transparente

Meta: E ardhmja e rajonit ngrihet mbi marrëveshje transparente

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26

Pentagoni po dërgon njësi të tjera të Marinës dhe disa anije luftarake drejt Lindjes së Mesme, ndërsa Irani intensifikon sulmet...

Lexo më shumë
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com