GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Fizioterapisti heroi i Laçit, Zrniç apel për komunitetin e futbollit

20:32 - 06/10/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Fizioterapisti heroi i Laçit, Zrniç apel për komunitetin e futbollit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fizioterapisti i skuadrës së Laçit Dario Zrniç, bëri një ndërhyrje shpëtimare ndaj  mbrojtësit të kurbinasve Viktor Velkovskit i cili ra në fushë pa ndjenja në sfidën ndaj Tiranës fundjavën e fundit në kryeqytet. Ai tregon momentin kur ndërhyri në fushë ndërsa u ndal edhe tek futbolli i moshave ku sipas tij mungojnë kushtet minimale për ti ardhur në ndihmë lojtarëve.

“Faktikisht, Velkoski gjatë ndeshjes mori një goditje në fyt, në grykë, dhe për momentin nuk arriti të merrte frymë. Për të qenë i sinqertë, për mua si dhënës i ndihmës së parë, nuk ishte një problem kritik apo situatë ku mund të rrezikohej jeta. Në momentin e parë kishte frikë dhe u krijua panik në fushë, por për mua si ekspert prej 20 vitesh në detyrën që bëj me traumat sportive, ishte thjesht diçka rutinë.

Sapo mbërrita, pashë që gjuha po i hynte brenda, ndaj veprimi i parë ishte nxjerrja e gjuhës dhe krijimi i hapësirës për të liruar frymëmarrjen.

Që në fillim konstatova se nuk ishte një problem i madh dhe me nxjerrjen e gjuhës gjithçka u stabilizua te lojtari. Gjithsesi, për një person pa eksperiencë mund të përbënte problem ai dëmtim që pësoi lojtari. Në raste të tilla rëndësi ka që të mos biesh në panik dhe me qetësi të administrosh situatë. Me 20 vjet punë që kam në këtë fushë, ai problem që pati Velkoski është gjë rutinë.

Kur luhen ndeshje moshash U-16 apo U-13, askush nuk i merr me seriozitet këto takime. Thjesht nga një goditje që mund të marrë fëmija nga topi në stomak, mund të krijohen probleme. Nëse nuk ke ambulancë afër, gjërat mund të bëhen serioze për jetën. Plus edhe fëmijët e anashkalojnë lëndimin dhe e marrin më lehtë, duke mos i vlerësuar goditjet. Te fëmijët, në mungesë të stafeve profesionale mjekësore, mund të ndodhin edhe tragjedi. Ndërsa te ndeshjet e skuadrave profesioniste, kryesisht të të rriturve, gjërat janë më të thjeshta, pasi ke pranë ambulancë dhe stafe mjekësore që janë të gatshëm për të dhënë ndihmën e parë. Te moshat mund të ketë autoambulancë, por në shumë raste i pranishëm është vetëm shoferi.”

Etiketa: LaciSport

Lajme të lidhura

Kualifikimi në Botëror kalon përmes “Polonisë”, FSHF hap procesin e aplikimit për biletat
Sport

Kualifikimi në Botëror kalon përmes “Polonisë”, FSHF hap procesin e aplikimit për biletat

13:00 - 16/03/26
Sulmuesi i Kombëtares transferohet në Turqi, kontratë 3 vjeçare me klubin turk
Sport

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin

12:00 - 16/03/26
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes
Breaking Views

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Para
Tajvani: Tensionet më të këqija me Kinën që prej 40 vitesh

Tajvani: Tensionet më të këqija me Kinën që prej 40 vitesh

TË FUNDIT

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle”
Breaking Views

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle”

17:06 - 16/03/26

Nga Boldnews.al Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin për sekuestrimin e disa pajisjeve kompjuterike të kompanisë “Gogel”, në pronësi të Arbër...

Lexo më shumë
PD bojkoton Kuvendin, Bardhi: Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar

PD bojkoton Kuvendin, Bardhi: Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar

16:51 - 16/03/26
Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…

16:35 - 16/03/26
Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg

15:26 - 16/03/26
“Jeni idiotë…!” Qytetari i kthehet Ramës: Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video)

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video)

15:10 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com