GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Fjalët e fundit të Rako Qorrit para se Sofokli Shani ta ekzekutonte

16:28 - 30/05/23
në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Fjalët e fundit të Rako Qorrit para se Sofokli Shani ta ekzekutonte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë zbardhur dëshmitë e personave prezentë në vrasjen e Rrako Qorrit më 4 qershor të 2021 në fshatin Fier i Ri.

Top Channel raporton dosjen e plotë hetimore, ku janë edhe dëshmitë e personave të pranishëm në momentin e ngjarjes.

Sipas dëshmitarit, Sofokli Shani ka kërkuar një birrë në lokalin e Rrako Qorrit, ku ka pyetur nëse birrat janë falas, por pronari i lokalit i është përgjigjur “Partia jonë nuk ofron birra falas”.

Pas kësaj bisede Sofokli Shani i nevrikosur ka thënë fjalët “s’dua t’ja di fare i kam lëruar nënën partisë e të gjithëve” e ka goditur me karrige Qorrin, dhe pasi të pranishmit i kanë ndarë, ai është larguar më motor për në shtëpi, ku ka marrë armën e më pas është rikthyer për të vrarë Qorrin.

Në dëshminë e tij i biri i Rrako Qorrit, Kejdi Qorri është shprehur se Shani erdhi pak minuta më vonë me armë dhe i tha atyre do t’ju vras të dyve. Fillimisht Shani qëlloi Kejdi Qorrin në këmbë e më pas të atin duke e lënë të vdekur.

“Dje me datë 02.06.2021 kam dalë nga shtëpia ime dhe kam shkuar në lokal në fshatin Fier i Ri për një kafe. Më pas rreth orën 21.00 deri në orën 22.00 kam shkuar te luaj një lojë futboll në kalçeto në fshatin Fiershegan. Pasi kam mbaruar lojën e futbollit, kam shkuar në Fier i Ri dhe jam ulur në lokalin e shtetasit Rako Qorri, sepse aty ulem çdo darkë. Në lokal kam qenë me shokët e mi qe quhen Erald Davidi, Erison Toraj dhe Kriseld Germeni. Në lokal shërbenin shtetasi Kejdi Qorri i cili është djali i shetasit Rako Qorri dhe vetë shtetasi Rako Qorri. Në lokal nuk kishte njerëz të tjerë. Me pas, por nuk e mbaj mend orën ka ardhur në lokal shtetasi Sofokli Shani, i cili erdhi vetëm dhe hyri ne lokal dhe shkoi tek banaku dhe i foli shtetasit Kejdi Qorri, ndërsa Rako ishte i ulur në një tavolinë më lart.

Më pas Sofokliu u ul në tavolinë me Rakon dhe po bënin muhabet bashkë. Me pas Rako me Sofokliun filluan të debatojnë me fjalë dhe janë konfliktuar fizikisht, dhe unë pashë që Sofokliu ngriti karrigen për ti gjuajtur Rakos. Aty kemi hyrë për t’i ndarë unë me shokët e mi dhe djali i Rakos. Pasi i ndamë ne, Sofokliu është larguar nga lokali me motorin e tij. Më pas unë kam dalë nga lokali dhe kam shkuar për të blerë bukë ndërsa shokët e mi dhe ata kane ikur për në shtëpi. Pasi kemi dalë nga lokali, në lokal kanë qenë vetëm shtetasit Rako Qorri dhe djali i tij Kejdi Qorri dhe nuk kishte klientë të tjerë. Pastaj bleva bukë kam ikur në shtëpinë time i vetëm dhe nuk e di me se çfarë ka ndodhur. Unë e kam mësuar për vrasjen nga kushëriri im Erald Davidhi, i cili më mori në telefon kur isha në shtëpi dhe me tregoi që Rakon e kishin vrarë.”- tha dëshmitari.

“Ai ka shkuar afër derës së daljes nga pjesa e pasme e lokalit dhe duke kaluar pranë banakut dhe i ka kërkuar një birrë për të pirë pronarit te lokalit, Rakos. Ai është afruar te dera e pasme dhe djali i Rakos i ka sjellë birrën. Në kohën që i kërkoi birrën Rakos, ka bërë shaka duke i thënë “sot a është birra falas?”, dhe Rakua i ka ka thënë “partia jonë nuk jep birra falas” Gjatë kësaj bisede, djali i Rakos është afruar pranë dhe u ka hapur shishen e birrës e ia ka lënë mbi banak. Duke pare qe Rako i foli rëndë i tha “s’dua t’ja di fare i kam lëruar nënën partisë e të gjithëve”- tha dëshmitari tjetër.

Lajme të lidhura

Tragjedia shqiptare në Itali/ Babai i 20-vjeçarit që u hodh në det: Kujtoi se kishte vrarë nënën
Aktualitet

Tragjedia shqiptare në Itali/ Babai i 20-vjeçarit që u hodh në det: Kujtoi se kishte vrarë nënën

18:17 - 24/02/26
Me maskë kundra-gaz, Berisha ndjek nga afër përplasjet me policinë, një protestues dërgohet në spital
Uncategorized

Me maskë kundra-gaz, Berisha ndjek nga afër përplasjet me policinë, një protestues dërgohet në spital

20:51 - 20/02/26
“Skenarët ndryshojnë”, Berisha, thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, mos mbroni këta banditë
Uncategorized

“Skenarët ndryshojnë”, Berisha, thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, mos mbroni këta banditë

20:14 - 20/02/26
Para
Canaj: Moszbatimi i marrëveshjes me Serbinë pritet të zgjasë

Vuçiç refuzon takimin me Kurtin, ja dy kërkesat për shtetet e QUINT

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com