GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Flamur Noka: Nuk i njohim zgjedhjet, PS ka manipuluar rezultatin

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Flamur Noka: Nuk i njohim zgjedhjet, PS ka manipuluar rezultatin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk do të pranohen nga PD, duke akuzuar Partinë Socialiste për manipulim masiv të procesit zgjedhor.

Në një prononcim për Top Channel, Noka tha se zgjedhjet janë zhvilluar nën presion të fortë politik dhe ekonomik, me përfshirjen e patronazhistëve dhe strukturave të shtetit në funksion të makinerisë elektorale të PS-së.

“Këto zgjedhje nuk mund t’i pranojmë. Që nga 2017-a, Edi Rama dhe regjimi i tij kanë fuqizuar financiarisht dhe politikisht makinerinë e vjedhjes së votës. A ka pasur ndonjëherë votë të lirë në Shqipëri?”, deklaroi Noka.

Ai theksoi se opozita nuk do të dorëzohet, duke nënvizuar se është e vendosur të mbrojë demokracinë, edhe pse kjo nuk mund të arrihet vetëm nga forcat opozitare.

“Vota në kuti nuk është prekur. I jam mirënjohës komisionerëve dhe numëruesve tanë që po e bëjnë punën me ndershmëri,” – shtoi ai.

Noka ngriti gjithashtu akuza serioze për presion ndaj diasporës, duke pretenduar se qytetarëve shqiptarë jashtë vendit u është kërkuar jo vetëm të votojnë, por edhe të dërgojnë fotografi të votës.

“Ku është SPAK në këtë proces? Pse nuk ka reagim ndaj abuzimeve me votën?”, pyeti ai.

Deri më tani janë numëruar rreth 70% e votave në rang vendi, me Partinë Socialiste që projektohet të ketë 82 mandate, ndërsa Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 52 mandate.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Veliaj shkarkon kreun e bandës së IMT, Rigers Sheqeri dhe “pronaren” e kopshteve dhe çerdheve Zhaneta Beqirin
Aktualitet

Veliaj shkarkon kreun e bandës së IMT, Rigers Sheqeri dhe “pronaren” e kopshteve dhe çerdheve Zhaneta Beqirin

22:13 - 21/11/26
Mbyllet protesta kundër qeverisë, protestuesit paralajmërojnë tubim masiv më 28 Nëntor
Aktualitet

Mbyllet protesta kundër qeverisë, protestuesit paralajmërojnë tubim masiv më 28 Nëntor

20:12 - 21/11/26
Tensione në kryeqytet/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë
Aktualitet

Tensione në kryeqytet/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

19:54 - 21/11/26
Para
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, uron Egnatian për titullin kampion: Një sezon fantastik, presim përfaqësim dinjitoz në Europë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, uron Egnatian për titullin kampion: Një sezon fantastik, presim përfaqësim dinjitoz në Europë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hakerat depërtojnë në bazën kryesore të të dhënave të FBI-së! Reagon Trump
Botë

Hakerat depërtojnë në bazën kryesore të të dhënave të FBI-së! Reagon Trump

22:39 - 21/11/26

Hakerat kanë depërtuar në Qendrën Kombëtare të Informacionit për Krimin (NCIC) të FBI-së, bëjnë të ditur tre burime të njohura...

Lexo më shumë
Garon për Shqipërinë/ Lara Colturi shkruan historinë, fiton garën e parë në Kupën e Botës në ski

Garon për Shqipërinë/ Lara Colturi shkruan historinë, fiton garën e parë në Kupën e Botës në ski

22:24 - 21/11/26
Veliaj shkarkon kreun e bandës së IMT, Rigers Sheqeri dhe “pronaren” e kopshteve dhe çerdheve Zhaneta Beqirin

Veliaj shkarkon kreun e bandës së IMT, Rigers Sheqeri dhe “pronaren” e kopshteve dhe çerdheve Zhaneta Beqirin

22:13 - 21/11/26
Vllaznia trondit Partizanin në ‘Air Albania’, shkodranët lënë pas krizën

Vllaznia trondit Partizanin në ‘Air Albania’, shkodranët lënë pas krizën

21:47 - 21/11/26
U kapën me mbi 900 bimë kanabisi në Britani, dy shqiptarët dënohen me nga 3 vite burg (EMRAT)

U kapën me mbi 900 bimë kanabisi në Britani, dy shqiptarët dënohen me nga 3 vite burg (EMRAT)

21:40 - 21/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com