GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Flamur Noka përgënjeshtron njoftimin e PD: Basha tha nuk lejoj Kongres anti-amerikan, anëtarësia është me Berishën

21:26 - 20/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Flamur Noka përgënjeshtron njoftimin e PD: Basha tha nuk lejoj Kongres anti-amerikan, anëtarësia është me Berishën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Debatit të fort që u zhvillua sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD mes Lulzim Bashës dhe Flamur Nokës, i ka hedhur “benzinë” akoma ky i fundit.

Në një intervistë për mediat, Noka është shprehur se nuk ka pranuar që të diskutonin çështje të rendit sikur nuk ka ndodhur asgjë. Sipas tij, Basha e ka kundërshtuar idenë e respektimit të statutit dhe është shprehur se nuk do të lejojë asnjë Kongres anti-amerikan.

“Debati ka qenë shumë i gjatë, i mbështetur me parim. E kam kundërshtuar se nuk mund të pranoja që të diskutonim çështje të rendit sikur nuk ka ndodhur asgjë. I kam kërkuar që çështjet të sqarohen dhe të trajtohen. Basha kundërshtoi idenë e respektimit të statutit. Kundërshtoi idenë e një Kongresi të jashtëzakonshëm, citoj: Nuk lejoj Kongres anti-amerikan. Berisha është lideri historik se i ka sjellë 3 herë fitoren, 80% e bazës është me të, vetëm ai mund të sjellë fitoren sërish PD-së. Jam dakord tha. I thashë që kjo që thatë ju është diabolizëm ekstrem ndaj PD-së, këtë nuk ka guxuar t’ia thonë as kundërshtarët. I thashë ndalojeni këtë se po shkatërroni PD-së sepse po thoni që keni drejtuar prej 8 vitesh një parti anti-amerikane. Ndërkohë që iu bëj me dije se këtë parti na ka mbledhur ëndrra amerikane. Na ka mbledhur shpresa për të implementuar demokracinë, pra pro-amerikani më i madh ka qenë tek Berisha. Kush ka qenë anti-amerikan, ka kaluar tek partia tjetër” – është shprehur Noka.

Ai gjithashtu tha se në mbledhje u ra dakord që debati mos të bëhej publik, por njoftimi i Partisë Demokratike e detyroi që të thotë të vërtetën.

“Ramë dakord që të mos e bënim publik debatin, por kur mora vesh njoftimin e PD, detyrohem që të them të vërtetën. I thashë që partia është e përçarë se ke marrë një vendim kundër 80% të anëtarësisë. Duke pasur Sali Berishën e 80% nuk e munde Ramën, si do e mundësh pa Berishën. Si mund ta drejtosh partinë nëse nuk je kryetari i shumicës, kur 80% e mbështesin Berishën” – ka thënë Noka.

Pas debatit të sotëm, Partia Demokratike nxori një njoftim ku përgënjeshtronte lajmet e dala në media se kreu i opozitës nuk ka thënë që anëtarësia e PD si anti-amerikane.  

Etiketa: flamur nokaLulzim Bashapergenjeshtron

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Covid-19 ka vrarë po aq amerikanë sa edhe gripi i vitit 1918

Covid-19 ka vrarë po aq amerikanë sa edhe gripi i vitit 1918

TË FUNDIT

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi, i cili u shpall fajtor për veprën penale të pastrimit të...

Lexo më shumë
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com