GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Flamur Noka sqaron: Zarfi i SPAK për Berishën nuk u hap, ishte për PD

16:59 - 14/11/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Flamur Noka sqaron: Zarfi i SPAK për Berishën nuk u hap, ishte për PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka sqaruar sot arsyen pse zarfi që mbërriti në selinë e PD-së nga SPAK nuk u hap. Sipas tij, njoftimi nuk mbante emrin e Sali Berishës, por ishte adresuar vetëm “për Partinë Demokratike”, ndaj nuk mund të hapej nga askush.

Në një intervistë në News24 Noka u shpreh se në selinë blu nuk ka mbërritur asnjë dokument zyrtar i drejtuar për ish-kryeministrin dhe se Berisha do të paraqitet vetëm kur t’i vijë një njoftim nominal.

Ai akuzoi SPAK-un se po krijon zhurmë mediatike për të devijuar vëmendjen nga çështjet që, sipas tij, rëndojnë qeverinë  përfshirë aferën e tunelit të Llogarasë dhe sanksionimin e familjes Hysa nga SHBA për lidhje me kartelin “Sinaloa”.

Pjesë nga intervista

Flamur Noka: PD dhe kreu i saj Sali Berisha nuk i shmanget llogaridhënies dhe vajtjes para drejtësisë. Kjo është një lojë e SKAP për të përhapur thashetheme mediatike për të bërë bujë dhe eklipsuar historinë e skandalit të Ballukut dhe Ramës, skandalit të tunelit dhe eklipsuar lajmin e kartelit të Sinaloa. Kur ma sjellin mua njoftimin pse ma sjellin me emrin Flamur Noka. Në selinë e PD s’ka ardhur asnjë shkresë me emrin Sali Berisha. Ka ardhur një zarf që thotë për Partinë Demokratike.

Ola Bruko: Nuk e keni hapur.

Flamur Noka: Jo. PD ka emra. Kur të vijë letra për Flamur Nokën nuk ka të drejtë ta hapë askush tjetër, por Flamur Noka. Ftohet partia në SKAP? Dini gjë ju? Nuk ka ardhur asnjë kërkesë, asnjë njoftim. Kam qenë disa herë para SKAP-it të partisë. Ka ardhur fletëthirrja me emrin tim. Për emrin e Sali Berishës nuk ka ardhur. Z.Berisha ka deklaruar se sapo të njoftohet do të shkojë. 21 janari ishte tentativë për grusht shteti nga Rama dhe bandat e tij që bënë gjithçka për të marrë pushtetin me dhunë. Të parët të interesuar për të zbardhur 21 janarin ka qenë Sali Berisha, PD. U tentua marrja e pushtetit me dhunë. 4 viktimat janë të Edi Ramës ai i çoi atje për shkelë ligjin, Kushtetutën, i çoi mish për top për karrigen e tij.

Kush urdhëroi?

Nuk ka patur asnjë urdhër. Ka një ligj organik për Gardën e Republikës, ka një territor të paracaktuar. Kush e shkel paralajmërohet dhe qëllohet. Nuk ka dhënë kush urdhër. E kanë detyrë oficerët e Gardës që të reagojnë kur një institucion kushtetues sulmohet. Nëse do të kishte urdhër ai gardisti që këta e bënë kryetar bashkie dhe më pas deputet do të tregonte. Pra, nuk bëhet fjalë për urdhër. Sajohet një lajm për të eklipsuar dy lajme që janë dramatike për shoqërinë, tuneli i Llogarasë ku janë Balluku-Rama dhe karteli i Sinalo që fakton atë që ka dhënë PD dhe Sali Berisha se në Shqipëri ka narkoshtet. Anëtari i kartelit i ftuar në zyrën e Edi Ramës ka deklaruar se ka aksione tek Marina Bay resort, ka edhe kazinonë aty, sot është organizatë terroriste sepse cenon sigurinë kombëtare të SHBA si pjesë e Sinaloas. Na rezulton se Rama ka pritur organizatë terroriste, të cilëve u jep leje dhe licenca.

Kjo është një foto e zonjës Yuri Kim me anëtarët e komisionit të Vettingut tek hoteli i Luftar Hysës. Pra, edhe pas Vettingut është karteli i Sinaloas dhe Luftar Hysit. Dy anëtarë të ONM kanë refuzuar të hyjnë në këtë hotel. Ka ndodhur kur Yuri Kim ishte ambasadore në Shqipëri. Trupa e Vettingut shkonte tek hoteli i kartelit.

Si paraqitet situata sipas SPAK:

Ndërkohë SPAK pretendon se Berisha është thirrur dy herë për t’u paraqitur për çështjen e 21 janarit, por njoftimet janë refuzuar.

Fletëthirrja e parë është dërguar më 3 nëntor në adresën e banesës së Berishës, me kërkesën për t’u paraqitur më 7 nëntor. Dokumenti është kthyer mbrapsht me shënimin: “Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf”.

Fletëthirrja e dytë, më 7 nëntor, është dërguar në tre adresa: banesë, PD dhe Kuvend, me datë paraqitjeje 14 nëntor.

Më 9 nëntor është refuzuar sërish marrja e zarfit në banesë.

Më 12 nëntor, Kuvendi ka njoftuar se stafi politik i grupit parlamentar të PD-së ka refuzuar dorëzimin e dokumentit.

Më 10 nëntor, SPAK thotë se fletëthirrja është dërguar edhe në adresën zyrtare të emailit të Berishës: [email protected]

Sali Berisha i ka hedhur poshtë këto deklarata, duke i cilësuar “gënjeshtër absolute” dhe duke këmbëngulur se në adresën e tij nuk ka mbërritur asnjë fletëthirrje.

Hetimet për ngjarjen e 21 janarit vijojnë ndërsa palët akuzojnë njëra-tjetrën për mungesë transparence dhe tentativa për të manipuluar opinionin publik.

Lajme të lidhura

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Aktualitet

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Para
Policia italiane shkatërron rrjet droge mes Italisë dhe Spanjës, 10 të arrestuar

Policia italiane shkatërron rrjet droge mes Italisë dhe Spanjës, 10 të arrestuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25

Adem Boba, babai i 15-vjeçarit që ndërroi jetë pas një sherri me thikë të ndodhur mes adoleshentëve, disa ditë më...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com