GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Fle në dhomën e nënës së saj”, babai i Caroline: Dridhem kur mendoj se…

12:52 - 21/05/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Fle në dhomën e nënës së saj”, babai i Caroline: Dridhem kur mendoj se…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasja e 20-vjeçares Caroline nga piloti grek, Charalambos Anagnostopulos 32 vjeç ende vijon të lërë hijen e rëndë në Alonissos, në qytetin ku dhe ndodhi krimi. Prindërit e Caroline ende nuk e dinë si do të jetë e ardhmja e Lidias së vogël, e cila si duket po e vuan më shumë rritjen pa prindër.
Dashuria që kanë për mbesën është e vetmja që i shtyn Davidit dhe gruan e tij Susan të zgjohen në mëngjes e të përballen me realitetin.
Ka kaluar një vit që nga dita kur Babis Anagnostopoulos vrau vajzën e tyre Caroline në Glyka Nera. Dhëndri i tyre Babis Anagnostopoulos u shpall fajtor për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore dhe u dënua me burgim të përjetshëm dhe 11,5 vjet.
“Ai tani është dënuar për shumë vite, megjithëse kjo nuk do ta kthejë vajzën time të bukur”, tha David për gazetën britanike.
Lidia është sot ngushëllimi i vetëm për Davidin, 79 vjeç, të lindur në Liverpool dhe Susan, 58 vjeç, të cilët tani po e rrisin atë në shtëpinë e tyre në Alonissos. Aty ku u rrit Caroline.

“Së shpejti Lydia do të jetë e rritur mjaftueshëm për t’u futur në kopshtin dhe shkollën që ka ndjekur edhe nëna e saj,” u shpreh babai i Caroline. Nuk do ta lidh kurrë me vrasësin Anagnostopoulos. Po ashtu do të sigurohem që të mos e shohë më kurrë vajzën e tij.
Megjithatë, e vërteta nuk mund të fshihet dhe ai po përgatitet për ditën kur do t’i duhet t’i tregojë mbesës se i ati i mori jetën nënës së saj.
“Një ditë, Lidia do të pyesë se ku është nëna e saj. Është një ditë nga e cila kam frikë. Ajo duhet ta dijë. Një ditë do të zbulojë të vërtetën. Kështu që është shumë më mirë ta mësojë nga gjyshërit e saj të dashur…”

Ai e shikon Lydia-n dhe e kthen kohën pas: “Kur e shikoj duke vrapuar nëpër shtëpi, jam kthyer pas në kohë për gati 20 vjet. Kjo ishte koha kur Caroline filloi të kërkonte pavarësinë. Një vajzë e vogël plot jetë, e dinte gjithmonë se çfarë donte, por kishte natyrën më të ëmbël që mund të imagjinohej”.
Ajo shton: “Ngjashmëria fizike është e pabesueshme: një fytyrë e bukur me sytë më të errët që kam parë ndonjëherë, e trashëguar nga nëna e saj, siç i kishte trashëguar Caroline nga nëna e saj. Sa herë që shikoj Lidian duke luajtur, trishtohem sepse shoh nënën e saj në çdo lëvizje dhe gjest që bën.”
Siç tregon gjyshi i Lidias së vogël, Lidia flet vetëm greqisht dhe fle në dhomën ku flinte e ëma Caroline.

“Për fat të keq, ajo refuzon me kokëfortësi të flejë vetëm, kështu që Susan fle në dhomë me të në shtratin e vjetër të Caroline”.
Mail Online përmend edhe nënën e Caroline, Susan që duket se po përballet me depresionin. Ajo nuk flet me askënd përveç Lidias së vogël. Po ashtu, ajo ngrihet çdo mëngjes dhe viziton varrin e së bijës që ndodhet pranë kishës ku u pagëzua Lidia e vogël.

Lajme të lidhura

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26
Para
Shtetrrethim më 25 maj? Gledis Nano tregon masat që do merren për Conference League

Shtetrrethim më 25 maj? Gledis Nano tregon masat që do merren për Conference League

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com