GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Flet vajza që zbrazi “Exchangin” në Tiranë: Më mësoi i dashuri si t’i vidhja paratë

11:35 - 12/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Flet vajza që zbrazi “Exchangin” në Tiranë: Më mësoi i dashuri si t’i vidhja paratë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi u akuzua se kishte vjedhur 9 milionë lekë në një “Exchange” të Tiranës, Blerina Shtëpani është paraqitur vetë në komisariat. Kjo për shkak se pronarët e “Exchange” i kishin lënë afat për kthimin e parave. Në deklarimet e saj pronarja e “Exchange” thotë se vjedhja është kryer brenda një harku kohor prej një jave.

Blerina Shtëpani është shprehur se paratë i ka marrë për të dashurin Ylli Kuqi, me të cilin ka lidhje. Edhe ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia. Më tej vajza shton se ajo ka bërë edhe martese fiktive me një të afër të të dashurit për shkak të problemeve. Vajza pohon se e ka ndihmuar disa herë te dashurin, për shkak se ai i tregonte problemet që ai kishte.

Ndërkohë ajo është shprehur përpara policisë së ka marrë edhe kredi për të dashurin, kredi e cila vijon ta paguaj ende. Sipas saj kredia është marrë me qëllim që Ylli të Biante “Bitcoin”.

Por si ndodhi ngjarja?

Gjithçka është zbuluar nga kamerat e sigurisë, ku pronarët zbuluan se Blerina Shtepani ka marrë 9 milion lekë në “Exchange” “Gealk” ku ishte punësuar. Ndryshe nga sa shprehen familjarët, Blreina Shtepani shprehet se ka marrë 7 milion lekë të vjetra.

“Këto lekë ia kam dhënë të dashurit tim Ylli Kuqit, të cilin ka dy vite që kam njohur. Ylli Kuqi më ka kërkuar shpesh herë që ti bëj favore të ndryshme.  Madje kam bërë edhe një martesë fiktive me kushëririn e tij Erald Shtepani që ai të merrte mbiemrin dhe të shmangte problemet ligjore. Unë nga dashuria për Yllin e pranova këtë.  Përgjatë këtyre dy viteve unë e kam ndihmuar shpesh herë Yllin financiarisht. Ai më tregonte për problemet ekonomike përgjatë këtyre dy viteve dhe gjatë kësaj kohe më vinte para përgjegjësisë që unë duhet ta ndihmoja përderisa isha me të.  Ushtronte presion psikologjik ndaj meje duke më thënë që do largohej nga në derisa arritëm në marrjen e lekëve ku unë punoja, në Ëestern Uninon të ndodhur tek kompleksi “Ring”.

“Kur ai mori vesh që unë punoja erdhi dhe filloi të më qante hallin, dhe nëse nuk e ndihmoja lidhja jonë do të përfundonte.  Nuk kisha ku ti gjeja paratë u ndjeva shumë e tensionuar. Nuk doja që unë të braktisesha nga Ylli. Isha totalisht e varur prej tij. Për këtë vendosa që të marrë lekët në vendin e punës dhe tja jepja atij, pasi ai më tha se unë kisha mundësi që t’i merrja paratë tek puna ime.  Për ti treguar dashurinë e madhe që kisha unë i mora lekët.  Po ashtu Ylli më ka mashtruar dhe kam marrë kredi tek “Kredoi” shumë të cilën kam akoma për të paguar. Këto lekë i mora që Ylli të investonte në Bitcoin.”

Blerina Shtepani deklaron se të gjithë lekët i ka marrë tek arka e firmës ku punonte. Herën e parë sipas saj ka ardhur Ylli Kuqi tek zyra dhe i ka dhënë 20 mijë lekë për t’i thyer, ndërsa mbrapsh i ka dhënë 1.5 milion lekë të vjetra. Herën e dytë dhe të tretën, vajza raporton se ka marrë nga një pako me lekë pa numëruar dhe ja ka dhënë Ylli Kuqit . Sipas saj nga arka ka marrë 7 milion lekë. Në fund të deklarimit të saj Blerina Shtepani u ka kërkuar falje pronarit të kompanisë ku punonte dhe familjes së tij.

 

Etiketa: dashuriExchanginfletmesoiparateTiraneVajzavishjavodhi

Lajme të lidhura

Zbulohen emrat e 6 prej të arrestuarve gjatë operacionit të SPAK kundër mashtrimit nga Call Center-at në Tiranë
Aktualitet

Zbulohen emrat e 6 prej të arrestuarve gjatë operacionit të SPAK kundër mashtrimit nga Call Center-at në Tiranë

14:53 - 18/01/26
Aksioni i SPAK për mashtrimin me call center në Tiranë/ Prokuroria: U arrestuan 6 persona, një ditë para kontrollit u boshatisën zyrat
Aktualitet

Aksioni i SPAK për mashtrimin me call center në Tiranë/ Prokuroria: U arrestuan 6 persona, një ditë para kontrollit u boshatisën zyrat

13:54 - 18/01/26
Mbi motor me armë në dorë në shëtitoren e Durrësit, policia: Shmangëm atentatin
Aktualitet

Mbi motor me armë në dorë në shëtitoren e Durrësit, policia: Shmangëm atentatin

11:53 - 18/01/26
Para
Pezullimi i mjeteve ujore, flasin pronarët: Nëse s’ka përgjigje do…

Pezullimi i mjeteve ujore, flasin pronarët: Nëse s’ka përgjigje do...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksi Qukës–Qafë Plloçë hapet pjesërisht pas 10 ditësh bllokim total
Breaking Views

Aksi Qukës–Qafë Plloçë hapet pjesërisht pas 10 ditësh bllokim total

15:23 - 18/01/26

Pas bllokimit total në fillim të muajit si pasojë e rrëshqitjeve masive të dherave, rruga Qukës – Qafë Plloçë tashmë...

Lexo më shumë
Zbulohen emrat e 6 prej të arrestuarve gjatë operacionit të SPAK kundër mashtrimit nga Call Center-at në Tiranë

Zbulohen emrat e 6 prej të arrestuarve gjatë operacionit të SPAK kundër mashtrimit nga Call Center-at në Tiranë

14:53 - 18/01/26
Macron kundër presioneve të Trump: BE të aktivizojë mekanizmin e hakmarrjes ekonomike

Macron kundër presioneve të Trump: BE të aktivizojë mekanizmin e hakmarrjes ekonomike

14:24 - 18/01/26
Aksioni i SPAK për mashtrimin me call center në Tiranë/ Prokuroria: U arrestuan 6 persona, një ditë para kontrollit u boshatisën zyrat

Aksioni i SPAK për mashtrimin me call center në Tiranë/ Prokuroria: U arrestuan 6 persona, një ditë para kontrollit u boshatisën zyrat

13:54 - 18/01/26
Gjermania shqyrton bojkotimin e Kupës së Botës 2026 për shkak të tensioneve me SHBA-në

Gjermania shqyrton bojkotimin e Kupës së Botës 2026 për shkak të tensioneve me SHBA-në

13:30 - 18/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com