GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Florian Gjergji mbetet në kërkim, koka e mashtruesve ‘zyrtarë’

10:19 - 29/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Florian Gjergji mbetet në kërkim, koka e mashtruesve ‘zyrtarë’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Tiranës njoftoi këtë të premte se ka arrestuar 4 persona dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim si pjesë e një grupi kriminal që përfitonin shumë të mëdha parash, nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si përfaqësues të një zyrtari shtetëror.

Konkretisht mësohet se shtetasit: Xhonatan Xhaferri, Leonard Xhika, Petro Ferzaj, Mikel Panxhi janë ndaluar.

Ndërsa në kërkim u shpallën Xhensil Qefa dhe Florian Gjergji, i cili rezulton se është dhe personi që organizon skemën e zhvatjes.

Por kush është Florian Gjergji?

Personi që shihni në foto, quhet Florian Gjergji, i cili konsiderohet nga policia e Tiranës si njeriu që ka organizuar në shumë raste skemën e mashtrimit duke u prezantuar përmes emrave të zyrtarëve të lartë, si Edi Rama, Erjon Veliaj dhe jo vetëm.

Prej muajit janar 2023 gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë dhe prej 5 muaj ai nuk është mundur të kapet nga policia e kryeqytetit.

Gjergji, gjatë kësaj kohe është bërë protagonist dhe i dy rasteve të tjera të mashtrimit me shuma të mëdha, raste këto që janë zbuluar nga policia, duke çuar në pranga njerëzit e afërt me të cilët Gjergji ka bashkëpunuar në momentin e tërheqjes së lekëve.

Rasti i fundit ishte i pak ditëve më parë, ku përmes një mesazhi telefonik i mbëritur në aplikacionin “Signal”, Florian Gjergji, për pak sa nuk ka futur në kurth biznesmenin e ndërtimit Alban Eftimi, person ky i lidhur ngushtësisht me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe kryeministrin e vendit Edi Rama.

Tashmë prej më shumë se 5 muaj, policia dhe prokuroria e Tiranës, janë në ndjekje të të Florian Gjergjit, por s’kanë mundur ta arrestojnë.

Përmes kësaj skeme mashtrimi përmes aplikacioneve telefonike nga Janari 2023 e deri më sot, katër biznesmenë janë tentuar të mashtrohen me shumë të mëdha financiare, duke përdorur emra të zyrtarëve të lartë si Erjon Veliaj dhe kryeministri Edi Rama.

Në 4 operacione të ndryshme të Njësisë “E” në Policinë e Shtetit për këto krime u arrestuan 11 persona, pjesa më e madhe e të cilëve kishin role dytësore në mashtrim.

Në operacionin e parë të koduar me emrin “Signal” ranë në pranga Jasmin Pepaj, Rezart Pepaj dhe Sherif Kadroviç. Tre të rinjtë shkodranë tentuan që përmes një mesazhi ku prezantoheshin me emrin “Edi” të mashtrojnë biznesmenin e ndërtimit Pëllumb Salillari duke i kërkuar 130 mijë euro.

Tre ditë më vonë, policia prangosi 3 të dyshuar të tjerë, Erjon Likën, Edmir Jaçen dhe Gazmir Ismailajn, në operacionin “Subjekti”. Ata tentuan që t’i merrnin 13 mijë euro administratorit të një biznesi në Kamzë.

Më tej, më 13 shkurt në operacionin “Tentativa” u arrestuan Ergys Ahmetaj, Andi Basha dhe Gëzim Kusi, të cilët i kërkuan para pronarit të një kazinoje në Tiranë.

Në rastin e fundit, autorët i kërkuan 100 mijë euro biznesmenit R.G, të cilit në mënyrë mashtruese iu prezantuan në emër të kryebashkiakut të Tiranës. Policia gjurmoi personat që shkuan të marrin paratë dhe arrestoi babë e bir, Bedri e Albert Vodha, gjatë operacionit të koduar “Telegram”.

Sipas policisë, të katër episodet kanë të përbashkët mënyrën se si tentohet të kryhet mashtrimi, por i veçuar është operacioni “Signal”, ku u mashtrua Pëllumb Salillari, pasi autorët e tij nuk kanë asnjë lidhje me tri rastet e tjera.

Në hetimet e kryera nga Njësia “E” ka rezultuar se koka kryesore kriminale e mashtrimit në operacionet “Subjekti”, “Tentativa” dhe “Telegram”, është 39-vjeçari Florian Gjergji, i cili i ka shpëtuar arrestimit.

 

Etiketa: gjergjimashtrues

Lajme të lidhura

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali
Aktualitet

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali

19:37 - 15/01/26
Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë
Aktualitet

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë

17:58 - 15/01/26
Ilir Beqaj letër nga burgu: Kuvendi ka dështuar në dy vite rresht me institucionet e drejtësisë
Aktualitet

“Sterilizimi”/ Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqja

17:45 - 15/01/26
Para
Abuzimet me fondet e IPARD, SPAK nis hetimet

Emrat/ Korrupsion në zgjedhje, SPAK çon për gjykim dy të akuzuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liderja e opozitës në Venezuelë Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës në Venezuelë Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com