GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fluks në Kakavijë/ Mbi 8 mijë hyrje dhe mbi 4 mijë dalje brenda 24 orëve, ja si të shmangni pritjet e gjata në doganë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Fluks në Kakavijë/ Mbi 8 mijë hyrje dhe mbi 4 mijë dalje brenda 24 orëve, ja si të shmangni pritjet e gjata në doganë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë 24 orëve të fundit, prej pikës kufitare të Kakavijës kanë hyrë në Shqipëri rreth 8,000 shtetas dhe kanë dalë afro 4,400.

Nga 1 deri më 10 gusht 2025, janë regjistruar mbi 112,000 kalime ose rreth 20% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Në Kakavijë po punojnë 4 sportele nga pala shqiptare dhe 3 nga pala greke, dhe koha mesatare e pritjes në radhë është rreth 40 minuta në pikun e ngarkesës.

Mes udhëtarëve 65% e tyre janë në hyrje dhe 35% në dalje, duke përfshirë këtë vit edhe shumë turistë të huaj. Është me interes një lloj tendence e largimit drejt Greqisë jo më për punë por për pushime. Edhe ata që kthehen nuk janë thjesht emigrantë por përtej kthimit në familje shumë prej tyre vijnë për të eksploruar Shqipërinë.

“Kam 25 vjet që jetoj në Greqi, por tani vij më shpesh në Shqipëri. Do iki në Himarë, në Vlorë e në Durrës ku kam edhe shtëpinë. Këtu është shumë bukur”, tha një emigrant nga Himara që udhëton me motor.

Një tjetër qytetar ka zgjedhur të mbërrijë në mesditë për të evituar pritjen tha se vijnë rregullisht dhe jo vetëm për pushime.

“Po vijmë për pak ditë për një hall familjar, por vijmë shpesh, si rregull dy herë në vit patjetër”, tha një tjetër emigrant.

Një familje nga Elbasani i ka kaluar këtë vit pushimet në Greqi dhe po kthehen në shtëpi përmes Kakavijes.

“Jemi nga Elbasani. Ishim me pushime në Greqi dhe tani po ikim në shtëpi. Ka pak ngarkesë, por nuk krahasohet me vitet e mëparshme. Janë shumë makina, është normale”, tha ai.

Autoritetet ju kanë bërë thirrje udhëtarëve të shmangin oraret e pikut, të shfrytëzojnë udhëtimet paradite  dhe pasdite  dhe të marrin në konsideratë përdorimin e pikave të tjera kufitare me Greqinë, për të shmangur vonesat.

Lajme të lidhura

Zhdukja e verës që iu konfiskua Ergys Agasit, arrestohet kushëriri i tij, Eno Agasi
Aktualitet

Zhdukja e verës që iu konfiskua Ergys Agasit, arrestohet kushëriri i tij, Eno Agasi

20:01 - 16/09/26
Hetimet ndaj Ballukut për vilën në jug të vendit! Alban Eftimi del nga SPAK pas 5 orësh
Aktualitet

Hetimet ndaj Ballukut për vilën në jug të vendit! Alban Eftimi del nga SPAK pas 5 orësh

19:53 - 16/09/26
Atentat me armë zjarri avokatit në Durrës, policia zbardh emrat e autorëve
Aktualitet

Atentat me armë zjarri avokatit në Durrës, policia zbardh emrat e autorëve

19:33 - 16/09/26
Para
Gjykata e Tiranës del me vendim: KAYO të largohet nga Panorama, gazetarëve t’u rikthehen materialet…

Gjykata e Tiranës del me vendim: KAYO të largohet nga Panorama, gazetarëve t’u rikthehen materialet...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Milani e nis aventurën europiane me humbje ndaj Benficës
Sport

Milani e nis aventurën europiane me humbje ndaj Benficës

23:16 - 16/09/26

Ishte një natë që pritej me shumë entuziazëm nga tifozët kuqezi, por rikthimi i Milanit në arenën europiane pas një...

Lexo më shumë
Qytetarët marshojnë drejt bustit të Adem Jasharit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Liria ka emër

Qytetarët marshojnë drejt bustit të Adem Jasharit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Liria ka emër

23:00 - 16/09/26
“Nuk jeni vetëm”, protestuesit zbarkojnë te Blloku i Sigurisë ku mbahen qytetarët e ndaluar: Arrestoni Ramën, lironi shqipet

“Nuk jeni vetëm”, protestuesit zbarkojnë te Blloku i Sigurisë ku mbahen qytetarët e ndaluar: Arrestoni Ramën, lironi shqipet

22:08 - 16/09/26
Vazhdon protesta në Prishtinë/ Qindra qytetarë rrethojnë selinë e qeverisë, përplasen me kordonin policor

Vazhdon protesta në Prishtinë/ Qindra qytetarë rrethojnë selinë e qeverisë, përplasen me kordonin policor

20:53 - 16/09/26
“Duke shitur votën, shesim kombin”, Progni: Rama loboi për Gjykatën Speciale në Kosovë

“Duke shitur votën, shesim kombin”, Progni: Rama loboi për Gjykatën Speciale në Kosovë

20:41 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com