“Revolta jonë ishte një zotim qytetar se ashtu si përmbysëm diktaturën komuniste 34 vite më parë, do të përmbysim edhe këtë regjim,” deklaroi Berisha.
Duke iu referuar zgjedhjeve të 11 majit, Berisha i cilësoi ato si “farsën më të shëmtuar elektorale në historinë e pluralizmit”, ndërsa shtoi se prej shtatë muajsh në vend është instaluar një parlament që, sipas tij, nuk përfaqëson interesat e qytetarëve.
Ai akuzoi gjithashtu qeverinë se ka refuzuar çdo formë llogaridhënieje në Parlament, duke mos lejuar interpelanca apo ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.
“Sot Parlamenti nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve, por vetëm interesat e qeveritarëve, ndërsa opozita është e përjashtuar nga çdo zhvillim,” u shpreh Berisha.
gijotina.com/










Discussion about this post