GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Formulari i plotësuar nga gazetarja, Paloka: Manipulim i opinionit publik

12:03 - 17/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Formulari i plotësuar nga gazetarja, Paloka: Manipulim i opinionit publik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka reaguar pas lajmit të publikuar në media, ku një gazetare e emisionit “Fix Fare” plotësoi formularin në foltoren e Sali Berishës, për të bërë të mundur thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Paloka thotë se për ta çuar deri në fund investigimin gazetarja do të duhej që të shkonte në zyrë për të parë nëse formulari ishte dorëzuar apo jo pranë tij, por sipas tij nuk e bënë sepse qëllimi është manipulimi i opinionit publik.

“Ajo që duket “interesante” këto kohë është se të gjitha mediat në shërbim të Ramës dhe të ashtuquajturit analistë që dihet se paguhen nga Rama, papritur janë vënë të gjithë në mbrojtje të kryetarit të PD !!! Sidoqoftë kjo është çështje e tyre. Si fillim një këshillë profesionale për gazetarët e Fiksit, meqenëse dikur kam bërë dhe gazetarin investigativ. Do duhej t’i shkonit deri në fund këtij që ju e quani investigim. Nëse pasi plotësoi formularin, gazetarja do vinte tek unë dhe siç kanë bërë gazetarë të tjerë, të kërkonte të shihte formularët. Nëse midis tyre do të gjente formularin e plotësuar nga ajo vetë, atëherë ky do ishte vërtet një “investigim” i çuar deri në fund dhe i suksesshëm, por qëllimi nuk ka qenë investigimi i së vërtetës por manipulimi i opinionit”, shkruan Paloka.

Sipas Palokës, pas fazës së parë, firmat janë dorëzuar dhe te grupi i punës në Tiranë për verifikim të dytë.

“Pas kësaj faze të parë, formularët e degëve, janë dorëzuar tek një grup pune të ngritur në Tiranë nga përfaqësuesit e firmëtarëve. Ky grup pune ka bërë jo vetëm një verifikim të dytë të faktit nëse firmëtarët janë apo jo delegatë, por ka seleksionuar dhe formularë të plotësuar në mënyrë jo të rregullt edhe kur firmëtari ka qenë delegat. Në këto raste është rikthyer formulari për tu plotësuar në mënyre korrekte”, shprehet ai.

Paloka bën sërish thirrje ndaj Bashës dhe mbështetësve të tij, që të shkojnë dhe të verifikojnë firmat e delegatëve që mbahen prej disa ditësh në zyrën e tij.

Etiketa: formulariopinioni publik

Lajme të lidhura

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Para
Meta për 8-vjeçarin: Ka autor, por ka edhe përgjegjës

Meta për 8-vjeçarin: Ka autor, por ka edhe përgjegjës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

Një konflikt në familje ka ndodhur në Durrës. Një 91-vjeçar ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e...

Lexo më shumë
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com