GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Foto/Çfarë ndodhi në Asamblenë e PS, nga Balluku te Gjiknuri e Veliaj

19:10 - 26/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Foto/Çfarë ndodhi në Asamblenë e PS, nga Balluku te Gjiknuri e Veliaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Socialiste mblodhi Asamblenë Kombëtare, në një takim që zgjati jo më shumë se 1 orë, i mbajtur me dyer të mbyllura dhe ku vendimet kishin të bënin me organizimin partiak.

Mbledhja u parapri nga lajme që u infiltrun fillimisht në mediat pranë Qeverisë dhe më pas u përhapën mbi shkarkimin e ministres së Financave, por që më pas si Delina Ibrahimaj ashtu edhe Kryeministri Edi Rama e mohuan ekzistencën e një vendimi të tillë.

Në mbledhjen e sotme anëtarët e Asamblesë miratuan që Bledi Çuçi, i shkarkuar dy javë më parë nga posti i ministrit të Brendshëm, të marrë drejtimin e Grupit Parlamentar, duke bërë një rrokadë pozicionesh me Taulant Ballën që mori postin ministror të lënë nga Çuçi.

Ndërkohë surprizë mund të konsiderohet vendimi për mënjanimin e Damian Gjiknurit, i cili në postin e Sekretarit të Përgjithshëm u zëvendësua nga Blendi Klosi. Megjithëse socialistët në 14 maj morën një rezultat historik zgjedhor, ndërsa Gjiknuri drejtoi fushatën në qarkun e Elbasanit duke fituar të gjitha Bashkitë, duket se nuk i ka mjaftuar për të vijuar të qëndrojë në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm.

Gjithashtu Asamblea e PS nuk pati asnjë vendimmarrje përsa i takon ndryshimeve të drejtuesve të PS në Qarqe.

Fotot e mëposhtme tregojnë momentet kur anëtarët e Asamblesë mblidhen, ndërsa bie në sy fakti se Gramoz Ruçi, një prej figurave qendrore të PS-së për gati 3 dekada, tashmë i tërhequr nga politika active shfaqet i lodhur, ndoshta nga mosha, apo nga temperatura e larta të motit.

Belinda Balluku dhe Niko Peleshi mundohen të ruajnë seriozitetin teksa futen në sallën e mbledhjes, ndërsa Erion Braçe dhe Damian Gjiknuri shfaqen të “vetmuar”. Ndërkohë që Erion Veliaj shfaqet si “ylli” i shoë të socialistëve, teksa mbështetësit e tij në Asamble e presin me adhurim.

Për më shumë shikoni fotot e mëposhtme.

Etiketa: AsambleaBallukuKryesore1pELESHI

Lajme të lidhura

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!
Breaking Views

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Para
Dafina merr 1 super-dhuratë nga menaxheri i saj: Të dua përjetë

Dafina merr 1 super-dhuratë nga menaxheri i saj: Të dua përjetë

Discussion about this post

TË FUNDIT

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!
Breaking Views

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26

Qeveria shpreh çrregullím dhe ftohje te marredhenieve me Ambasaden e SHBA. Kjo vjen per arsye se SHBA mbeshtet SPAK, qe...

Lexo më shumë
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com