GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

(FOTO) Kush është shqiptari që u ekzekutua me 5 plumba në Greqi

09:36 - 27/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
(FOTO) Kush është shqiptari që u ekzekutua me 5 plumba në Greqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erald Jonuzi, është 37-vjeçari shqiptar, i ekzekutuar me 5 plumba në Greqi pak pas mesnatës së të mërkurës.

Ekzekutorët e 37-vjeçarit e prisnin sapo doli nga makina për të hyrë në pallat në rrugën Vizyinou.

Evosmos është tronditur nga prita e vdekjes e ngritur nga persona të panjohur në orët e para të së enjtes ndaj një 37-vjeçari shqiptar teksa po kthehej në pallatin ku banonte, në rrugën Vizyinou.

Ngjarja ndodhi 50 minuta pas mesnate të së mërkurës kur 37-vjeçari po shkonte vetëm në shtëpi. Pasi parkoi makinën u drejtua drejt hyrjes së pallatit pa e ditur se aty e prisnin ekzekutoret e tij.

Sipas informacioneve të fundit, vrasësit kanë qëlluar disa here. Policia ka gjetur katër gëzhoja dhe dy granata ne vend ngjarje.

Policia e cila ka shkuar në vendngjarje pasi ka lajmëruar një kalimtar për të shtënat, ka gjetur 37-vjeçarin të përgjakur në trotuar .

Menjëherë ka mbërritur autoambulanca e EKAV-it, e cila e ka transportuar shqiptarin në spitalin “AHEPA”  ku ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.

Sipas informacioneve, 37-vjeçari ka marre  të paktën pesë plagë nga plumbat.

Burime policore të cituara nga thestival.gr ia atribuojnë ngjarjen një larje hesapesh mes grupeve të banditëve.

Hetimet për ngjarjen e të shtënave në Evosmos u morën nga Departamenti i Krimeve Kundër Jetës në Drejtorinë e Sigurimit të Selanikut.

Erald Jonuzi është personazh i njohur në Korçë, ku njihej me pseudonimin “Zezaku”. Ai ka pasur precedentë penalë në vitin 2009 për kalim te paligjshëm të kufirit dhe falsifikim.

Ai është thirrur si deshmitar lidhur me vrasjen e Pëllumb Collakut në vitin 2009, shokut të tij të fëmijerisë të ekzekutuar nga Mjallaq Pergjika.

Etiketa: plumbaShqiptar

Lajme të lidhura

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Para
Arrestohet drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit si dhe biznesmeni Gjoka

Arrestohet drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit si dhe biznesmeni Gjoka

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com