Ky që shihni në foto është 19-vjeçari Mikel Kovaçi i cili ka mbetur i plagosur rëndë gjatë sherrit me thika mes të rinjve në Elbasan.
Në sherr ishte i përfshirë edhe vëllai i tij Florenc Kovaçi, 28 vjeç i cili ka ndërruar jetë. Ky i fundit mësohet se po kurohej për depresion.
Policia njofton se dy vëllezërit janë përfshirë në një sherr banal me disa të rinj që degradoi në përdorimin e armëve të ftohta. “Mollë e sherrit” mes të rinjve ka qenë një vajzë.
Discussion about this post