GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Frident Kuqi i ‘Eldës’ i përfshirë në dosjen e Bankers, transaksione me Leonidha Çobon

14:02 - 21/07/25
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Frident Kuqi i ‘Eldës’ i përfshirë në dosjen e Bankers, transaksione me Leonidha Çobon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përpos Behar Çukajt, edhe bosi tjetër i naftës Frident Kuqi, pronar i kompanisë Elda, rezulton i përfshirë në mënyrë të tërthortë në ‘gropën’ 5.5 miliardë të Bankers Potroleum me pasurinë nëntokësore të Shqipërisë. Kompani të kontrolluara nga biznesmeni Kuqi janë përfshirë në transaksione qindra mijëra euro me kompanitë e hajdutit të shekullit Leonidha Çobës, ish administrator i Bankers, i denoncuar nga vetë Bankers për vjedhjen e 100 milionë eurove me faturime fiktive. Pasi Bankers përzë në vitin 2019, Loni nis të faturojë qindra mijëra euro për kompani që kontrollohen nga Frident Kuqi, sipas prokurorisë, në mënyrë fiktive, pasi kompanitë e Lonit rezultojnë pa asnjë punonjës, pra fantazmë.

Frident Kuqi është një personazh me precedentë penalë, me histori pengmarrje. Kuqi ka denoncuar lidhjet e Sali Berishës me Rezart Taçin në Ambasadën Amerikane, por pas rënies së Taçit, në kërkim ndërkombëtar, Kuqi është lakuar për financim të Familjes Berisha. Ai nuk është lakuar kurrë nga Berisha, i cili nuk lë njeri pa përgojuar, me përjashtim të atyre që paguajnë te Shkëlzeni.

Në dosjen e Prokurorisë nuk ka një hetim se pse bosi i Eldës i jep para Leonidha Çobës, pasi ky i fundit është larguar nga Bankers. Një përgjigje të tillë mund t’a japë vetëm SPAK. Hetimi i Prokurorisë Fier është tejet i cekët, i mangët dhe i dobët në raport me dosjet e SPAK-ut. Ka gjasa së Loni i Bankersit, gjatë drejtimit të kompanisë, ka bashkëpunuar dhe favorizuar oligarkët e naftës në dëm të shtetit shqiptar, të cilët më pas ia kanë kthyer reston duke e paguar me fatura për shërbime imagjinare. Ka indicie që Bankes u ka dhënë naftë jashtë standardeve bosëve të karburanteve, të cilët më pas e kanë shitur si naftë D1.

Të gjitha episodet, si Alket Hyseni që mori 6 milionë euro, Endri Puka 1.4 milionë euro, Behar Çukaj, Idajet Ismailaj, Artur dhe Antigoni Çobo (vëllai dhe kunata e Lonit) që kanë marrë dhjetëra milionë euro, Baki e Fatos Sinaj etj., janë korrupsion, pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal, kompetencë e SPAK-ut. Prokuroria e Fierit i ka rënë shkurt, duke e trajtuar si evazion fiskal. /Prapaskena/

Etiketa: Bankers PetroleumFrident KuqiKryesore1

Lajme të lidhura

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League
Breaking Views

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin
Aktualitet

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Para
Drejtoresha e Blendi Gonxhes u firmos 12 milionë euro tutorit Lefter Lamaj dhe kapos së drogës, Gëzimit të Kashtës

Drejtoresha e Blendi Gonxhes u firmos 12 milionë euro tutorit Lefter Lamaj dhe kapos së drogës, Gëzimit të Kashtës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League
Breaking Views

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26

- Atalanta ka prerë biletën për në fazën e 1/8-ave të Champions League pas një përmbysjeje spektakolare ndaj Borussia Dortmund...

Lexo më shumë
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

20:25 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com