GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Frika nuk janë paratë ruse, por gafat amerikane

15:09 - 30/09/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Frika nuk janë paratë ruse, por gafat amerikane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati

“Financimet e Kremlinit”… “ndikimi i Moskës”, “rreziku rus”… Ambasadorja amerikane i ka dhënë edhe njëherë zë një fortune në gotë që zgjat prej disa ditësh. Në intervistën me Blendi Fevziun, Yuri Kim foli për djeninë që ka, se disa media financohen nga burime putinane, duke theksuar se paratë ruse synojnë, në Shqipëri ashtu si kudo, të minojnë demokracinë, besimin në proceset e saj dhe zgjedhjet.

Askush nuk ka të drejtë ti shohë me mosbesim këto pohime. Po, ne duhet ta marrim të mirqene se faktorë të tretë, që nuk i përkasin sferës perendimore, reken të kenë influencë në vendin tonë të vogël. Pra në asnjë moment nuk mund të përjashtohet që Rusia apo Kina të kenë sponsorizuar politikanë apo gazetarë për qëllimet e tyre.

Le ta themi me zë ta lartë dhe ta quajmë të mbyllur këtë kapitull. Ama, tjetër gjë janë përpjekjet për të ndikuar dhe krejt e ndryshme fuqia për ta bërë këtë. Në një vend në veshët e të cilit buçasin ende thirrjet: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, i cili mburret me vanitetin e provincialit, si më pro amerikani në rajon, mundësia që Moska të minojë demokracinë, është qesharake.

Sa do para të derdhë, sado intriga të thurë, ajo nuk e arrin dot këtë qëllim. Nga ana tjetër këtë fuqi dhe këtë peshë fatkeqësisht e ka vetëm ShBA.

Kur Ushingtoni tregon padurim për të përshëndetur fitoren historike të mandatit të tretë të Ramës, pas ngjarjeve si ajo e Elbasanit, përdorimit të fondeve publike për blerjen e votës, pas implikimit të bandave dhe parave të zeza në zgjedhje, kjo i shërben minimit të demokracisë. E njëjta gjë ndodh kur për interesa të vogla konjukturale apo lobiste, diplomatët e përtej Atlantikut nuk gjejnë asnjë fjalë për të denoncuar minimin e zgjedhjeve me një skandal disa fish më të rëndë se ai i Cambridge Analytica.

Këtu reziku është kur një ish prokuror i komunizmit, që ka ndëshkuar ata që rrëzuan bustin e Stalinit, shpallet nga sekretari i shtetit si heroi i drejtësisë së re. Këtu shtetit ligjor i bien të mbathurat kur ambasada amerikane përshëndet zgjedhjen e anëtarëve të gjykatës kushtetuese, të cilën Komisioni i Venecias e përshkruan si në shkelje të ligjit themeltar të shtetit. Këtu ndërhyrja bëhet flagrante kur ish presidentit nuk i lejohet të manifestojë me flamur amerikan, ndërkohë që kryeministrit i hapet rruga për të kërcënuar: “kush prish zgjedhjet e mia moniste, do i ndalohet hyrja në SHBA”. Këtu demokracia nuk minohet, por përdhoset kur ambasadorja përfshihet në një fushatë brenda partiake, për të veçuar barëngrënësit nga pro atlantikët.

As në ëndrrat e veta më të guximshme, Moska nuk do të kishte mundësi ti impononte Shqipërisë një lider autokrat dhe ti jepte legjitimim popullor regjimit të tij. Këtë fuqi e ka tjetër kush. Prandaj kur nisim të diskutojmë seriozisht për risqet e minimit të demokracisë duhet të kuptojmë se më të rrezikuar sesa nga strategjitë perfide të Kremlinit, jemi nga gafat naive të Uashingtonit. Më shumë se pesha e financimeve të dërguara nga kryeqyteti rus, mund të na dëmtojë lobimi me para pa burim që bëhet tek ai amerikan. Më tepër sesa pagesa në rubla e ndonjë politikani apo gazetari, Shqipëria e pëson kur Amerika mbyll sytë ndaj një bande kleptokratësh në pushtet.

Pikërisht për këtë, kur na duhet të flasim për shëndetin e demokracisë, shtetin ligjor dhe rspektimin e vlerave të botës perendimore, nuk kemi pse shpikim armiq imagjinarë dhe pa ndikim, por duhet të kemi guximin për të debatuar mbi ata që janë realisht faktorë dhe që kanë fuqinë e mjaftueshme për të instaluar qoftë të mirën, apo qoftë të keqen.

Etiketa: Andi BushatiSHBAShqiperi

Lajme të lidhura

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!
Breaking Views

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!

21:00 - 17/12/25
Skandal/ Mashtrimi i ministres Sala me Onkologjikun, donacionin privat e paraqiti si investim shtetëror
Aktualitet

Skandal/ Mashtrimi i ministres Sala me Onkologjikun, donacionin privat e paraqiti si investim shtetëror

16:45 - 15/12/25
Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur
OP-ED

Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

08:34 - 15/12/25
Para
Vuçiç: Kam mbështetjen e serbëve nga Kosova për një zgjidhje kompromisi

Vuçiç bisedon me të dërguarin gjerman për dialogun me Kosovën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25

Katër persona kane mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit...

Lexo më shumë
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com