GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Frikë nga Rusia? NATO mbron pikën e dobët

07:29 - 22/03/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Frikë nga Rusia? NATO mbron pikën e dobët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa orë pasi raketat ruse goditën qytetet ukrainase më 24 shkurt, 5 luftanije gjermane u urdhëruan të lundronin drejt Letonisë anëtare të NATO-s, për të ndihmuar në mbrojtjen e atij që strategët e kanë cilësuar si pikën e dobët të aleancës, krahun lindor.
Dërgimi i shpejtë i luftanijeve gjermane tregoi se si ofensiva ruse në Ukrainë e shtyu NATO-n dhe Berlinin drejt një realiteti të ri, teksa përballeshin më kërcënimin më serioz të sigurisë kolektive qe prej Luftës së Ftohtë. Në bordin e anijes Elbe në portin e Rigës, komandanti i marinës gjermane Terje Schmitt-Eliassen tha se qëllimi i misionit ishte të tregohej prezenca në Baltikun lindor. “Do të jemi 12 njësi nga 6 vende për të treguar praninë tonë në Baltikun lindor. Ne bashkëpunojmë me vendet fqinje dhe do të kalojmë më pas në detyrën kryesore; mbrojta nga minat”, thotë ai.
Një total, prej 12 luftanijesh të NATO-s me rreth 600 marinarë në bord pritet të nisin një operacion për pastrimin e minave që gjenden në shtratin e Baltikut që prej Luftës së Dytë Botërore, mes shqetësimeve se ambiciet e Rusisë mund të zgjerohen në këtë rajon pas Ukrainës. Kjo do ta përfshinte NATO-n në një konfrontim direkt me Moskën.
E krijuar në 1949 për t’u mbrojtur nga kërcënimi sovjetik, aleanca duket se është rikthyer në të kaluarën e luftës së mekanizuar, rritjes së madhe të shpenzimeve në buxhet dhe mundësisht perdes së re të hekurit rreth Europës. Letonia, Lituania dhe Estonia që iu bashkuan aleancës pas rënies së Bashkimit Sovjetik, kanë vetëm një lidhje të vetme tokësore me territorin kryesor të NATO-s.
Një korridor prej 65 km katrorë është i ngjeshur midis rajonit të armatosur rus të Kaliningradit në perëndim dhe Bjellorusisë në lindje. Kështu qëllimi i misionit të drejtuar nga komandanti gjerman është të mbajë të hapur kalimin detar si një itinerar furnizimi edhe për shtetet jo anëtare, si Finlanda dhe Suedia.
NATO ka zhvendosur gjithashtu 5 aeroplanmbajtëse në ujërat europianë, në Norvegji dhe Mesdhe, ka rritur numrin e avionëve të luftës në hapësirën e aleancës dhe ka dyfishuar njësitë luftarake në Baltik dhe Poloni. Edhe SHBA-ja po zhvendos më shumë pajisje ushtarake në Europë, përfshirë mjete dhe armë në Belgjikë, Holandë, Gjermani dhe Poloni që mund të përdoren menjëherë nga trupat e sapombërritur amerikanë. /Express

 

 

Etiketa: frike per lufteNATOUkraine

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Temperatura deri në 18 gradë, zbuloni surprizat që sjell pasditja

Vranësira, si do të luhaten temperaturat për sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com