GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

FRONTEX: Për 11 muaj në Shqipëri u kapën 15 mijë emigrantë

07:54 - 16/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
FRONTEX: Për 11 muaj në Shqipëri u kapën 15 mijë emigrantë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjensia Evropiane e Ruajtjes së Kufijve “FRONTEX” tha të mërkurën se prurjet migratore në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian gjatë 11 muajve të këtij viti njohën një rritje të ndjeshme përfshirë edhe të ashtuquajturën “Rruga e Ballkanit Perëndimor”ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Sipas raportit të Frontex në nëntor prurjet migratore në kufijtë e jashtëm të BE-së ishin më të mëdhatë që nga viti 2015.

“Numri i kalimeve të paligjshme në kufijtë e jashtëm të BE-së në njëmbëdhjetë muajt e parë të vitit 2021 ishte 184.180 persona, 60% më shumë në krahasim me vitin e kaluar që ishte një vit me kufizimet e COVID-19 dhe 45% më shumë se në vitin 2019”,vlerëson Raporti i FRONTEX-it.

Sipas FRONTEX kombësitë kryesore të migrantëve të parregullt në vitin 2021 përfshinin shtetas të Irakut, Afganistanit dhe Sirisë.

Rruga e Ballkanit Perëndimor

Raporti i FRONTEX vlerëson se këtë vit ka pasur rreth 55,310 persona të ndaluar gjatë kalimeve të paligjshme kufitare drejt Bashkimin Europian përmes së ashtuquajturës “Rrugë e Ballkanit Perëndimor”.

Prurja e migrantëve përmes kësaj rruge është është rritur 138% nga e njëjta periudhë e vitit 2021 dhe 387% krahasuar me vitin 2019,kur ishin ndaluar 11,362 migrantë të parregullt, thotë FRONTEX.

Vetëm në nëntornë këtë rrugë u zbuluan rreth 7.300 migrantë të parregullt, 128% më shumë senëntori i vitit të shkuar dhe194% më shumë se nëntorii viti 2019ku ishin ndaluar 2.481 persona, vlerëson FRONTEX.

Sipas Raportit të FRONTEX, shumica e emigrantëve në këtë rrugë erdhën nga Siria, Afganistani dhe Maroku.

Shqipëria është pjesë e Rrugës së Ballkanit Perëndimor ku migrantët që hyjnë nga kufiri jugor shqiptar me Greqinë kalojnë tranzit për të udhëtuar nga zonat veriore në drejtim të Malit të Zi apo Kosovës me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave kufitare rreth 15 mijë migrantë të huaj janë ndaluar gjatë 11 muajve të këtij viti në territorin shqiptar kryesisht nga Siria, Afganistani, Bangladeshi, Pakistani dhe Maroku.

Sipas të dhënave zyrtare Shqipëria ka reduktuar ndjeshëm këtë vit dhënien e së drejtës për kërkimin e azilit prej tendencës së migrantëve për ta përdorur vendin si një pikë tranzit për të kaluar drejt vendeve të BE-së .

Policia shqiptare ka rritur forcën goditëse ndaj rrjeteve të kontrabandistëve, sidomos në rajonin juglindor të Korçës dhe zonën kufitare të Gjirokastrës me Greqinë, por edhe në pikat dalëse kufitare si Shkodër dhe Kukës, ndërkohë që këtë vit dy migrantë të huaj të parregullt kanë humbur jetën në territorin shqiptar në ngjarje aksidentale.

Prurjet migratore në Shqipëri lidhen ngushtësisht sipas organizatave që mbrojnë refugjatët me situatën në kampet greke të migrantëve dhe me ritmin e hyrjes së migrantëve të parregullt në Greqi, kryesisht nga kufiri turk.

Raporti i publikuar të mërkurën nga FRONTEX vlerëson se numri i emigrantëve të parregullt të ndaluar në Greqi nëntorin e vitit 2021 ul me 13%,krahasuar me nëntorin e vitit 2020 dhe shumica e emigrantëve në këtë rrugë erdhën nga Siria, Turqia dhe Kongo (Kinshasa)./ VOA

Etiketa: EmigranteFrontexKryesore1

Lajme të lidhura

“Me Ramën vendi po largohet me shpejtësi nga BE”/ Berisha: Pritet një breshëri kushtesh të reja për integrimin
Aktualitet

“Me Ramën vendi po largohet me shpejtësi nga BE”/ Berisha: Pritet një breshëri kushtesh të reja për integrimin

12:05 - 10/04/26
Mungesë mjekësh në Gjirokastër, qytetarët ngrenë shqetësimin: Presim këtu me…
Aktualitet

E rëndë në Gjirokastër/ Pronari bie nga tarraca e hotelit, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

11:47 - 10/04/26
Nga kontrabanda te mosarkëtimet, KLSH gjen 5.3 miliardë lekë dëm financiar nga Doganat
Aktualitet

Nga kontrabanda te mosarkëtimet, KLSH gjen 5.3 miliardë lekë dëm financiar nga Doganat

11:36 - 10/04/26
Para
I ftohti siberian “mbërthen” vendin! Sot temperatura deri në -5 gradë

I ftohti siberian “mbërthen” vendin! Sot temperatura deri në -5 gradë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Me Ramën vendi po largohet me shpejtësi nga BE”/ Berisha: Pritet një breshëri kushtesh të reja për integrimin
Aktualitet

“Me Ramën vendi po largohet me shpejtësi nga BE”/ Berisha: Pritet një breshëri kushtesh të reja për integrimin

12:05 - 10/04/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj Edi Ramës, duke e fajësuar për pengimin e procesit të integrimit...

Lexo më shumë
Mungesë mjekësh në Gjirokastër, qytetarët ngrenë shqetësimin: Presim këtu me…

E rëndë në Gjirokastër/ Pronari bie nga tarraca e hotelit, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

11:47 - 10/04/26
Nga kontrabanda te mosarkëtimet, KLSH gjen 5.3 miliardë lekë dëm financiar nga Doganat

Nga kontrabanda te mosarkëtimet, KLSH gjen 5.3 miliardë lekë dëm financiar nga Doganat

11:36 - 10/04/26
‘Shqipëria han pa port’/ Berisha: Porti i Durrësit, afera më e madhe korruptive dhe antikombëtare e Ramës

‘Shqipëria han pa port’/ Berisha: Porti i Durrësit, afera më e madhe korruptive dhe antikombëtare e Ramës

11:21 - 10/04/26
U shkarkua nga vetingu, ish prokurori i Tiranës emërohet drejtori i ri i Hetimit Doganor

U shkarkua nga vetingu, ish prokurori i Tiranës emërohet drejtori i ri i Hetimit Doganor

11:05 - 10/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com