GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Fshatarët presin rrugën, Mariglen Disha abuzon me tenderin 99 milionë lekë

15:59 - 25/06/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Fshatarët presin rrugën, Mariglen Disha abuzon me tenderin 99 milionë lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, valëvit “Flamujt e kuq” mbi tenderat me abuzime, sidomos për fondet e rrugëve rurale. Kur ishte në fushatën e zgjedhjeve kryetari ka premtuar t’i rregullojë këto rrugë, por shkeljet që bëhen gjatë prokurimeve lënë pak shpresë se do të bëhet punë në afat dhe me cilësi.

Një projekt i tillë është tenderi që ka firmosur Disha së fundmi. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt  “Rikonstruksion i rrugëve rurale dhe veprave te artit te Bashkisë Librazhd ”. Sqarojmë se bëhet fjalë për 10 rrugë të shkurtra në disa fshatra, ku të gjitha së bashku janë vetëm 718 metra linear, ose 0.7 km.

Pra janë rrugica të fshatrave ku sipas preventivit, do të bëhen gërmime për të sheshuar rrugën dhe më pas do t’u hidhet 4 centimetra asfalt. Dhe, për këto punime që do të zgjasin vetëm 28 ditë, Disa ka vënë në dispozicion 99 milionë lekë. Shikojeni gjendjen e rrugës dhe imagjinoni nëse rregullimi i saj mund të bëhet në këtë afat të shkurtër.

E mbi të gjitha këto para po jepen në shkelje të ligjit, sepse tenderi është mbyllur pa garë. Për dy javë kohë që ishin lënë në dispozicion, vetëm bashkimi i operatorëve ”Grein-T“ sh.p.k – Viante Konstruction dorëzoi një ofertë me vlerë 95 milionë lekë, sa 98% e fondit limit.

Në këto kushte, ku kemi mungesë konkurrence dhe një ofertë të shtrenjtë, ligji kërkon që procedura të anulohet. Këtë rregull nuk e ka qejf Mariglen Disha, sepse i prish planet e tij. Kështu procedura është mbyllur pa garë dhe i është dhuruar kontrata firmave ”Grein-T“ sh.p.k – Viante Konstruction.

Për këtë shkelje të hapur të ligjit, Open Data Albania ka ngritur alarmin duke i vendosur ‘Flamurin e Kuq’. Kujtojmë se kjo është shenja e riskut të korrupsionit në këtë tender.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Bashkia LibrazhdGrein-Tkryesore2Mariglen DishatenderViante Konstruction

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Kuqezinjtë kthehen në Atdhe, Sylvinho: Mësuam shumë, jam ende pjesë e kombëtares

Kuqezinjtë kthehen në Atdhe, Sylvinho: Mësuam shumë, jam ende pjesë e kombëtares

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com