GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fshati pa rrugë, djemtë mbeten beqarë

22:16 - 01/02/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Fshati pa rrugë, djemtë mbeten beqarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fiks Fare këtë të mërkurë ngriti shqetësimin e banorëve të Dënasit, Njësia Administrative Lekas, Bashkia Korçë.

Banorët ankohen se nuk kanë rrugë në fshatin e tyre dhe kjo zgjat prej më shumë se dhjetë vitesh.  Fshati i thellë në të cilin të duhen pesë orë nga Korça për të mbërritur në të, ka rreth 35 – 40 banorë, nga të cilët 8 invalidë dhe  15 djem beqarë.

”Invalidët kur sëmuren i mbajmë në krah deri sa i nxjerrim në një farë vendi ku mund të kalojë makina”- tregojnë banorët. Ndërsa për djemtë beqar halli është edhe më i madh, vajzat nuk pranojnë të shkojnë nuse në këtë fshat. Shkak rruga.

Por edhe në kryeqytet nuk mungojnë të tilla probleme. Edhe banorët e rrugës “Demneri” në Kashar ankohen për rrugën.  Prej 20 vitesh banorët pohojnë se në rrugën e tyre nuk është bërë asnjë investim. Bëhet fjalë për një rrugë që i lidhen ata me rrugën dytësore të autostradës. Te kjo rrugicë janë dhe disa shkolla private dhe shpeshtësia e kalimit të furgonëve të këtyre shkollave e kanë përkeqësuar këtë rrugë dhe ata nuk e mirëmbajnë. Janë banorët e rreth 20 familje që kalojnë në këtë rrugë.

Kanë dërguar disa letra në Njësitë Administrative dhe Bashki, por që nuk është marrë asnjë përgjigje.

“Vetëm Fiksi ka qenë i gatshëm që të vinte. Keq është më të sëmurët se nga gropat u hapen plagët nëse kanë. Rrugën e ka shtruar dikur Kolegji Amerikan, por këta të tjerët, nuk bëjnë gjë. Kjo rrugë është rreth 200 m e gjatë. Shkollat që janë këtu nuk bashkëpunojnë që ta rregullojnë. Problem kemi dhe për fëmijët se i marrim me çizme dhe kur dalin në rrugë u veshim këpucët,”- shprehen banorët. Ata thonë se nga Njësia Administrative Kashar dhe nga bashkia nuk ka ardhur askush.

Fiksi pyeti ne Njësinë Administrative Kashar në lidhje me problemin e ngritur nga banorët. Valter Baze administrator i  Njësia Adminstrative Kashar , ku theksoi se problematika e rrugës është e mbartur ndër.

“Ne si Njësi Administrative në bashkëpunim me drejtoritë përkatëse kemi bërë sakrifikimin e kësaj rruge, sepse për ndërhyrje është e pa mundur pasi kërkon një investim goxha të madh. Ne e kemi paraqitur në Bashkinë e Tiranës për ta futur në pjesën e investimeve, që dhe kjo rrugë të marrë zgjidhje përfundimtare,”- shprehet Baze.

Ai pohon se me zgjerimin e lumit të Lanës do fillojë edhe rregullimi i rrugës, por që nuk ka një datë fikse apo të përafërt për ta konfirmuar. Gjithashtu ai sqaron se po deri në rregullimin e saj përfundimtar njësia nuk mund ta mirëmbaj me çakull, pasi do të rritej niveli i rrugës dhe uji do të përfundonte në shtëpitë e banorëve. Pra e vetmja zgjidhje për banorët është që investimet që do të kryhen për Lanën të fillojnë sa më shpejt./TopChannel

Etiketa: fshatiKorçëPa rrugë

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Para
Zyrtari i PD pozon me McGonigal, reagimi

Zyrtari i PD pozon me McGonigal, reagimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com