GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Fshatrat e Dajçit drejt shpopullimit

në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Fshatrat e Dajçit drejt shpopullimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Administratori Gjovalin Darragjati thotë se si shkak i pandemisë, numri i banorëve që emigrojnë ka pësuar rënie, por sërish situata mbetet shumë serioze. Sipas administratorit, ky fenomen është më prezent tek të rinjtë dhe tek familjet e reja.

“Duhet themi fatkeqësitë që ka ndodh pandemia, po fatmirësisht, sepse po mos të ishte pandemia të gjithë do emigronin siç po ndodh tani nga një pjesë e madhe e banorëve. Këto emigrime vijnë për shumë shkaqe si nga energjia elektrike, burokracitë nga ma të ndryshme, nuk gjejnë veten e tyre dhe vendosin të ikin. Kryesisht janë mosha e re por nuk përjashtohet edhe ajo e mesmja” -shprehet administratori i Dajçit, Gjovalin Darragjati.

Administratori shton se problemet ekonomike mbeten faktori kryesor i emigrimit në masë të banorëve në njësinë administrative Dajç.

Administratori i NJA Dajç, Gjovalin Darragjati


“Kjo zonë është e pasur blegtorale. Ka shumë vite, më shumë se 20 vite, zona po kthen edhe për shkak të kulturës që ka dhe që merr në vendin fshqinj në Itali. Po kultivohen bimë dekorative, por dëmet që janë në mënyrë të herë pas hershme kanë bërë të dëmtohen”- tregon administratori.

Në Dajç banorët e kanë të lidhur jetesën me blegtori e ndërsa një pjesë tjetër me biznesin e bimëve dekorative, mirëpo politikat aspak favorizuese dhe mungesa e subvencioneve për fermerët ka sjellë një situatë të rënduar ekonomike për këtë zonë.
Ndërkohë, mbi 8 mijë banorët e fshatrave të njësisë administrative Dajç në bashkinë e Shkodrës vuajnë herë pas here problemet e furnizimit me energji elektrike, për shkak të amortizimit të rrjetit elektrik shpërndarës dhe natyrisht mungesës së investimeve prej dekadash të tëra. Por, përveç kësaj, edhe mungesa e ujit të pijshëm e bën më dramatike situatën dhe jetesën për këto banorë.

“Ky është një problem shumë serioz për 10 fshatrat e njësisë administrative Dajç, që nuk kanë parë ndërhyrje që nga viti 1967, kur janë vendosur për herë të parë. Është një rrjet i amortizuar në të gjitha aspektet, shumë problematik. Njerëzit shpesh herë ngelin pa energji elektrike për shkak të një ere të lehtë apo lagështirës. Gjatë gjithë verës nuk kemi pasur energji elektrike dhe uji i pijshëm mungon gjatë gjithë kohës” – shprehet Darragjati.

Banorët e kësaj zone kanë ngelur me sy nga qielli, pasi në sezonin e dimrit përballen me përmbytje masive, ndërsa në sezonin e verës mungojnë gjëra bazike për jetën.
Ndonëse politikanët nga të dyja kahet politike premtojnë investime në shpërndarjen e energjisë, për çdo fushate elektorale, Dajçi vazhdon të vuaj prej dekadash furnizimin e dobët me energji elektrike.

Etiketa: administratoribanoretdajc

Lajme të lidhura

Qeveria kompenson pronarët e urbanëve, u jep 209 milionë lekë për shtrenjtimin e naftës
Breaking Views

Qeveria kompenson pronarët e urbanëve, u jep 209 milionë lekë për shtrenjtimin e naftës

23:28 - 05/11/26
GJK merr kopetencat e Vetingut, miratohet rregullorja që i zgjat mandatin ONM
Breaking Views

GJK merr kopetencat e Vetingut, miratohet rregullorja që i zgjat mandatin ONM

22:00 - 05/11/26
Studentët çojnë në Kushtetuese aktet normative të Ramës kundër protestës: Synojnë të na ndalojnë të ngremë zërin!
Breaking Views

Studentët çojnë në Kushtetuese aktet normative të Ramës kundër protestës: Synojnë të na ndalojnë të ngremë zërin!

20:39 - 05/11/26
Para
“Atentatorët dyshohet se janë nga Laçi”, detajet e reja nga vrasja e Demir Backës

“Atentatorët dyshohet se janë nga Laçi”, detajet e reja nga vrasja e Demir Backës

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Nëntor 2026

07:26 - 06/11/26

Dashi Sot do të ndihesh më energjik dhe i vendosur. Në dashuri mund të marrësh një mesazh që ke pritur....

Lexo më shumë
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 6 Nëntor 2026

07:21 - 06/11/26
Qeveria kompenson pronarët e urbanëve, u jep 209 milionë lekë për shtrenjtimin e naftës

Qeveria kompenson pronarët e urbanëve, u jep 209 milionë lekë për shtrenjtimin e naftës

23:28 - 05/11/26
Pastruan 14 mln €, goditet organizata kriminale shqiptare në Itali! Paratë e drogës qarkullonin edhe me lingota ari

Pastruan 14 mln €, goditet organizata kriminale shqiptare në Itali! Paratë e drogës qarkullonin edhe me lingota ari

23:02 - 05/11/26
Torturuan studentët në ambientet qeveritare/ Arrestohen 10 efektivë policie në Serbi për dhunë ndaj protestuesve

Torturuan studentët në ambientet qeveritare/ Arrestohen 10 efektivë policie në Serbi për dhunë ndaj protestuesve

22:30 - 05/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com