GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

FSHF bashkë me Myrto Uzunin e Megi Doçin surprizojnë vogëlushët në spitalin e fëmijëve

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
FSHF bashkë me Myrto Uzunin e Megi Doçin surprizojnë vogëlushët në spitalin e fëmijëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Federata Shqiptare e Futbollit ka surprizuar vogëlushët e shtruar për kurim në Spitalin e fëmijëve në Tiranë me dhurata në prag të festës së vitit të ri. Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, futbollisti i Kombëtares, Myrto Uzuni dhe kapitenia e Kombëtares së femrave, Megi Doçi vizituan sot pediatrinë dhe shpërndanë dhurata për fëmijët që kanë probleme shëndetësore dhe po marrin kurim në këtë spital.

Emocionet kanë qenë të mëdha për vogëlushët, që morën dhuratat e përgatitura nga FSHF dhe kaluan disa çaste të bukura duke biseduar me dy yjet e futbollit e shqiptar dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Shulku. Nuk kanë munguar edhe fotot e rastit të Uzunit dhe Doçit me fëmijët, të cilët donin të kishin një kujtim me dy personazhet e spikatura të futbollit shqiptar.

Më këtë rast Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, është shprehur se kjo vizitë është një mundësi shumë e mirë për t’i dhuruar disa çaste gëzimi fëmijë dhe njëkohësisht i ka uruar të gjithë një vit sa më të mbarë dhe urim sa më të shpejtë.

“Ne menduam që të vinin sot në këtë prag-festash në spitalin e Pediatrisë dhe të takonim fëmijët e shtruar këtu për kurim, t’u gjendemi sadopak pranë atyre duke u dhënë disa dhurata nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe njëkohësisht i uruam shërim sa më të shpejtë dhe gjithashtu një vit të mbarë me shëndet dhe sa më shumë suksese”, – tha Shulku në prononcimin e rij për Fshf.org.

Edhe sulmuesi kuqezi, Myrto Uzuni ndau emocionet e tij për këtë nismë dhe shfrytëzoi rastin për t’u shprehur të gjithë shqiptarëve urimet e tij për vitin e ri.

“U ndjeva shumë mirë dhe shumë i emocionuar në të njëjtën kohë, pasi vizituam fëmijët e shtruar në spital, të cilëve u shpërndamë disa dhurata në këto prag-festash. Unë dua t’i uroj të gjithë shqiptarëve qoftë një vit sa më i mbarë dhe veçanërisht shërim sa më të shpejtë të gjithë atyre që janë në vështirësi në këto momente”, – theksoi Myrto Uzuni

Ndërsa, kapitenia e Kombëtares së femrave, Megi Doçi, vlerësoi iniciativën e FSHF-së për të gëzuar sadopak vogëlushët në spitalin e fëmijëve dhe u uroi atyre shërim sa më të shpejtë.

“Besoj se është iniciativë shumë e mirë e FSHF-së, që në këtë periudhë fetash të gëzojë sadopak fëmijët dhe t’i ndihmojë ata në këto ditë. Dua t’u uroj atyre shërim sa më të shpejtë dhe uroj të ndihen sa më të lumtur qoftë edhe nga kjo vizitë e jona. Gjithashtu dua t’i uroj të gjithë gëzuar festat dhe qoftë një vit sa më i mbarë për të gjithë”, – u shpreh Doçi.

Kjo vizitë vjen në vazhdën e aktiviteteve sociale që Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë vazhdimisht me fokus fëmijët dhe shtresat vulnerabël.

Etiketa: DHURATAdociFemijeUzuni

Lajme të lidhura

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja
Sport

“Shkojmë në Durrës vetëm për fitore kundër Teutës”, Glen Daja e nis me sulm te Elbasani

08:29 - 24/10/26
Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter
Sport

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter

18:21 - 23/10/26
Sport

Dy emra të rinj për Kombëtaren, portieri dhe mbrojtësi marrin nënshtetësinë shqiptare

17:51 - 23/10/26
Para
E frikshme, ky artikull ushqimor i përditshëm mund të shkaktojë 90% të rasteve të kancerit

E frikshme, ky artikull ushqimor i përditshëm mund të shkaktojë 90% të rasteve të kancerit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja
Sport

“Shkojmë në Durrës vetëm për fitore kundër Teutës”, Glen Daja e nis me sulm te Elbasani

08:29 - 24/10/26

Ditën e stme, prej orës 18:30, Elbasani do të luajë në transfertën shumë të vështirë kundër Teutës kryesuese, në stadiumin...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 24 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 24/10/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Ra partia e punës, por komunizmi mbeti: Enveri la vrasësin, piktor tradhtarin!

08:10 - 24/10/26
Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi

Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi

07:46 - 24/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 24 Tetor 2026

07:35 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com