GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

FSHF do të organizojë seleksionime për shqiptarët në SHBA

14:58 - 07/02/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Behari flet për testin e U-18: Pritshmëri të larta për brezin, sfidat si kjo me Italinë ndikojnë te mentaliteti i lojtarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të organizojë në muajin maj seleksionime me futbollistët shqiptarë të talentuar, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo do të jetë gjithashtu hera e parë që seleksionimet e lojtarëve, të cilët mund të jenë pjesë e ekipeve kombëtare shtrihet në Amerikën e Veriut, ku duhet të theksohet se prej vitesh jeton një komunitet i madh shqiptarësh dhe ku ka shumë të rinj të cilët aktivizohen me ekipe futbolli. Seleksionimet janë të fokusuara te lojtarët e vitlindjeve 2005-2006-2007-2008-2009, ndërsa është i hapur edhe futbollistet vajza pa kufizime moshe.

Për të marrë pjesë në seleksionime, të interesuarit duhet të dërgojnë disa të dhëna nëpërmjet adresës së postës elektronike [email protected] ku të specifikojnë emrin, mbiemrin, datëlindjen, klubin ku aktivizohen, pozicionin e saktë në fushë, uebin zyrtar të klubit ku luajnë, pasaportën që zotërojnë dhe në të njëjtën kohë të dorëzojnë dhe një numër kontakti.

Këto të dhëna do të mblidhen dhe analizohen nga vëzhguesit e Federatës Shqiptare të Futbollit në SHBA së bashku me Departamentin e Ekipeve Kombëtare në FSHF dhe më pas lojtarët e përzgjedhur për të qenë pjesë e këtyre seleksionimeve do të lajmërohen nga Departamenti për datat dhe vendin ku do të mbahet kampingu.

Ky seleksionim vjen si një rrjedhojë e kërkesave të komunitetit shqiptar në SHBA dhe rritjes së numrit të lojtarëve të perspektivës jetojnë atje, të cilët duan të provojnë shanset për të veshur fanellën kuqezi të Kombëtares. I gjithë procesi do të ndiqet nga specialistët dhe stafet e ekipeve kombëtare të moshave, të cilët do të monitorojnë në detaje të dhënat dhe aftësitë e lojtarëve të ftuar.

Në këtë mënyrë, duke i testuar në tokën amerikane, ku do të jetë më e lehtë për t’u grumbulluar, Departamenti i Ekipeve Kombëtare në FSHF do të krijojë një ide më të qarta për elementët që duhen mbajtur në vëzhgim dhe me synimin për të afruar lojtarë të rinj në ekipet kombëtare të moshave.

Etiketa: fshfFutbollKombetarja e Futbollit

Lajme të lidhura

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Para
Afera e inceneratorëve, arrestohet në Austri Stela Gugallja

Afera e inceneratorëve, arrestohet në Austri Stela Gugallja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com