GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë

14:15 - 24/03/26
në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Federata Polake e Futbollit ka njoftuar FSHF-në për një sërë informacionesh të rëndësishme për tifozët shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Varshavë për të ndjekur ndeshjen ndaj Polonisë, që do të zhvillohet më 26 mars në orën 20:45 në stadiumin “PGE Narodowy”.

Për një organizim sa më të mirë të udhëtimit dhe hyrjes në stadium, tifozët këshillohen të ndjekin udhëzimet e mëposhtme:

Policia polake ka lëshuar lejen për përdorimin e pikës së grumbullimit të tifozëve shqiptarë te Monumenti i Sirenës pranë lumit Vistula në Varshavë dhe do të marrë masa për garantimin e sigurisë së tyre në Fan Meeting Point.

Orari i hapjes së stadiumit

  • Dyert e stadiumit hapen në orën 18:45.
  • Ndeshja nis në orën 20:45.
  • Tifozët këshillohen të mbërrijnë sa më herët për të shmangur radhët dhe për të mos humbur fillimin e ndeshjes.
  • Mos sillni me vete bagazhe apo çanta të mëdha që nuk janë të nevojshme.

Hyrja e tifozëve shqiptarë në stadium

  • Hyrja e dedikuar për tifozët e Shqipërisë është Gate 10, në anën verilindore të stadiumit (rruga Siwca).
  • Pas kontrollit të parë të sigurisë, tifozët duhet të ndjekin hyrjen L, sipas biletës.
  • Personat me aftësi të kufizuara këshillohen të përdorin Gate 1.

Si të shkoni në stadium

  • Stadiumi ndodhet rreth 3.2 km nga qendra e qytetit dhe rekomandohet përdorimi i transportit publik.
  • Mund të shkoni me metro, tramvaj, autobus ose tren urban.
  • Distanca në këmbë nga qendra është rreth 35 minuta.
  • Stacionet më të afërta janë:
  • Rondo Waszyngtona dhe Aleja Zieleniecka (autobus dhe tramvaj)
  • Stadion Narodowy (metro)
  • Warszawa Stadion (tren urban)

Parkimi për tifozët shqiptarë

  • Tifozët që udhëtojnë me makinë ose autobus kanë një zonë parkimi të dedikuar pranë stadiumit.
  • Parkimi ndodhet në rrugën Sokola, me hyrje nga rrugët Wybrzeże Szczecińskie dhe Zamoście.
  • Çdo automjet duhet të vendosë në xham një fletë A4 me shkronjën “A”.

Transporti publik falas ditën e ndeshjes

  • Bileta e ndeshjes shërben edhe si biletë transporti publik falas në Varshavë.
  • Transporti falas është i vlefshëm nga ora 06:00 e mëngjesit deri në 01:00 pas mesnate.
  • Përtej këtij orari duhet të blihen bileta normale.

Hyrja në stadium dhe kontrolli

  • Çdo tifoz duhet të ketë biletë të vlefshem, pavarësisht moshës.
  • Autoritetet mund të kërkojnë dokument identifikimi (ID, pasaportë ose patentë).
  • Bileta duhet të ruhet deri në fund të ndeshjes.
  • Nëse largoheni nga stadiumi, nuk lejohet rikthimi.
  • Telefoni duhet të jetë i karikuar, pasi hyrja bëhet vetëm me biletën në telefon.

Rregullat e sigurisë në stadium

  • Tifozët dhe sendet personale mund të kontrollohen nga policia dhe stafi i sigurisë.
  • Duhet të ndiqni gjithmonë udhëzimet e stafit të stadiumit.
  • Uluni në vendin që tregohet në biletë dhe përdorni hyrjen e përcaktuar.

Objektet e ndaluara në stadium

Ndalohet hyrja me:

  • Fishekzjarre, flakadanë, tymuese apo çdo mjet piroteknik
  • Shishe, kanaçe ose objekte qelqi
  • Alkool apo substanca narkotike
  • Materiale raciste, politike ose propagandistike
  • Shtylla flamujsh të forta ose më të gjata se 1 metër
  • Spray, substanca të ndezshme ose korrozive
  • Kamera profesionale me lente të mëdha
  • Çanta të mëdha, valixhe apo objekte më të mëdha se 25x25x25 cm
  • Megafonë, vuvuzela, pajisje zhurmuese
  • Laser, topa ose dronë

Ushqim dhe pije në stadium

  • Në stadium do të ketë pika ku mund të blihen ushqime si hot dog, sallamra, kokoshka dhe pije joalkoolike.
  • Pagesat mund të bëhen me karta VISA ose MasterCard.
  • Për arsye sigurie, tifozët e skuadrës mike duhet të konsumojnë pijet në zonat e korridoreve dhe jo në tribuna.

Pas përfundimit të ndeshjes

  • Tifozët shqiptarë mund të kërkohen të qëndrojnë në tribunë rreth 10–20 minuta pas përfundimit të ndeshjes.
  • Njoftimi do të bëhet nga spikeri i stadiumit.

Kujdes në qytet

  • Si në çdo qytet të madh, tifozët duhet të jenë të kujdesshëm me sendet personale për të shmangur vjedhjet.

Rregullat për alkoolin në Poloni

  • Konsumi i alkoolit në vende publike është i ndaluar, përveç bareve, restoranteve dhe zonave të licencuara.
  • Personat nën ndikimin e alkoolit mund të mos lejohen të hyjnë në stadium.

Monedha në Poloni

  • Monedha zyrtare është Zloty polak (PLN).
  • Kartat bankare pranohen gjerësisht në shumicën e dyqaneve dhe restoranteve.

Rekomandime për tifozët shqiptarë

  • Autoritetet polake paralajmërojnë se ekziston rrezik për përplasje mes grupeve huliganësh para ose pas ndeshjes, ndaj tifozët shqiptarë duhet të tregojnë kujdes maksimal gjatë qëndrimit në Varshavë.
  • Tifozët këshillohen të lëvizin në grupe dhe të shmangin zonat e izoluara në qytet.
  • Për arsye sigurie rekomandohet që simbolet apo ngjyrat kombëtare shqiptare të mos mbahen jashtë stadiumit.
  • Të gjithë tifozët duhet të ndjekin udhëzimet e policisë, shërbimeve të sigurisë dhe stafit organizator.

Rregullat ligjore në Poloni

  • Në Poloni është plotësisht e ndaluar sjellja, posedimi ose përdorimi i mjeteve piroteknike, flakadanëve apo materialeve të rrezikshme në evente masive ose gjatë rrugës drejt stadiumit.
  • Shkelja e këtij rregulli mund të sjellë gjobë, kufizim të lirisë ose dënim me burg nga 3 muaj deri në 5 vjet.
  • Konsumi i alkoolit në vende publike është i ndaluar në të gjithë territorin e Polonisë.
  • Ndalohet përdorimi i simboleve që promovojnë nazizmin, komunizmin, fashizmin apo sisteme të tjera totalitare, si dhe çdo material që nxit urrejtje kombëtare, etnike, racore apo fetare. Shkeljet dënohen deri në 3 vjet burg.
POL_ALB_FAN_GUIDE
Etiketa: informacionPolonitifoze

Lajme të lidhura

Shqipëria mirëpret futbollin europian, FSHF organizon 6 turne europianë në 4 muajt e parë të vitit
Sport

Shqipëria mirëpret futbollin europian, FSHF organizon 6 turne europianë në 4 muajt e parë të vitit

11:22 - 18/04/26
Nga Sylvinho deri te infrastruktura në Shqipëri, Duka i thotë të gjitha: Ju tregoj të ardhmen e pankinës kuqezi dhe progresin në futboll
Sport

Nga Sylvinho deri te infrastruktura në Shqipëri, Duka i thotë të gjitha: Ju tregoj të ardhmen e pankinës kuqezi dhe progresin në futboll

13:45 - 17/04/26
A do të vijojë Sylvinho? Duka zbulon bisedat me brazilianin, ja kur vendoset e ardhmja e trajnerit
Sport

A do të vijojë Sylvinho? Duka zbulon bisedat me brazilianin, ja kur vendoset e ardhmja e trajnerit

12:38 - 17/04/26
Para
Trump publikon të dhënat, ja sa familje nga Shqipëria dhe Kosova përfitojnë ndihmë sociale në SHBA

Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta kapërcen sërish mbi 100 dollarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Britanikët pendohen për Brexit, 10 vjet më vonë duan rikthim në Bashkimin Europian
Botë

Britanikët pendohen për Brexit, 10 vjet më vonë duan rikthim në Bashkimin Europian

15:29 - 18/04/26

Mbështetja për rikthimin e plotë të Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian, dhe jo thjesht për t`iu afruar sërish tregut...

Lexo më shumë
Berisha: Platforma Vuçiç-Rama është rikthimi i Ballkanit të Hapur, po bashkëpunon me antishqiptarin më të madh

Berisha: Rama mbetet armiku më i madh pas Enver Hoxhës, i shërben Serbisë dhe bën pazare me Vuçiç

15:05 - 18/04/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Shpërdoruan detyrën, kryeinspektori dhe dy inspektorë të IMT Divjakë përfundojnë në gjyq

14:30 - 18/04/26
Berisha përplaset me Spiropalin: Ja sëmundja që të mundon ty…

Përplasjet Spiropali-Rama/ Berisha: U shpall armike se nuk mbrojti vjedhjet e Lubi Ballukut dhe kryehajdutit

14:00 - 18/04/26
Fasadat moderne që po shndërrohen në kurthe zjarri

Fasadat moderne që po shndërrohen në kurthe zjarri

13:30 - 18/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com