GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

FSHF lançon programin ‘Internship’. Ftohen studentët të bëhen pjesë e botës së bukur të futbollit

16:19 - 03/06/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
FSHF lançon programin ‘Internship’. Ftohen studentët të bëhen pjesë e botës së bukur të futbollit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Federata Shqiptare e Futbollit ka hapur zyrtarisht programin e internshipit, për punë praktike për tre (3) muaj në institucionin e futbollit në vendin tonë. Përkatësisht, praktika në punë do të ofrohet në të gjitha Departamentet e këtij institucioni, teksa ndërtimi i një programi të tillë vjen më kuadër të implementimit të mëtejshëm të reformave në futbollin shqiptar.

Në këtë program mund të marrin pjesë të gjithë studentët që kanë mbaruar nivelin e studimeve Bachelor ose Master dhe mund të kryejnë praktikën në administratën e Federatës Shqiptare të Futbollit. Sara Masha, specialist e Burimeve Njerëzore pranë Federatës së Futbollit shpjegon se cilat janë përfitimet që marrin të gjithë studentët që bëhen pjesë e këtij programi, ndërsa shpjegon se aplikimi mund të bëhet online në adresën e e-mail-it: [email protected]. Sakaq, të gjithë pjesëmarrësit në këtë program do të pajisen në fund edhe me një letër reference nga Federata Shqiptare e Futbollit.

“Federata Shqiptare e Futbollit, në kuadër të rritjes së mëtejshme me objektiv zhvillimin e qëndrueshëm të futbollit në Shqipëri ka ndërtuar një program për përfshirjen e të rinjve, duke i ofruar mundësi internship-i pranë ambienteve të saj.  Ky program internship-i ka për synim t’u ofrojë mundësi të rinjve, të cilët sapo kanë përfunduar ciklin e studimeve të larta (Bachelor dhe Master), për të përjetuar një eksperiencë të re që iu fal kjo botë e bukur e futbollit.

Sigurisht që të gjithë ata do të aplikojnë dhe do të bëhen pjesë e këtij programi do të kenë një sërë benefitesh, që nga pjesëmarrja në trajnimet e brendshme, te bashkëpunimi me ekspertët më të mirë të fushave specifike (PR, HR, Marketing, etj), si edhe mundësi rritjeje profesionale.

Aplikimi mund të bëhet fare thjesht. Të gjithë studentët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe diplomën e tyre në adresën e e-mail-it: [email protected]. Dhe në fund, duke vlerësuar performancën e gjithësecilit prej tyre dhe përkushtimin, pjesëmarrësit do të pajisen me një letër reference nga Federata Shqiptare e Futbollit” – shpjegon Sara Masha për fshf.org.

Etiketa: fshfSport

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Itali/ Bie nga dritarja e hotelit, ndërron jetë kryebashkiaku polak

Tragjike/ Babai 86-vjeçar masakron të bijën në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com