GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

FSHF organizon edicionin e katërt të Seminarit Ndërkombëtar për Trajnerët e Portierëve, Luigi Ragno ndan eksperiencën e tij

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
FSHF organizon edicionin e katërt të Seminarit Ndërkombëtar për Trajnerët e Portierëve, Luigi Ragno ndan eksperiencën e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Federata e Futbollit organizoi të hënën edicionin e katërt të Seminarit Ndërkombëtar për Trajnerët e Portierëve, një aktivitet që synon zhvillimin profesional dhe shkëmbimin e përvojave mes specialistëve të kësaj fushe.

I ftuari special i këtij edicioni ishte Luigi Ragno, specialist italian me mbi 15 vite eksperiencë në strukturat e klubit të njohur AC Milan.

Ai ndau njohuritë dhe përvojën e tij në përgatitjen dhe zhvillimin e portierëve, duke sjellë në vëmendje edhe metodologjitë e aplikuara në futbollin europian.

Në seminar morën pjesë trajnerë portierësh nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Në një intervistë për fshf.org, Luigi Ragno shpjegoi objektivat e këtij aktiviteti dhe rëndësinë e shkëmbimit të përvojave mes specialistëve.

“Objektivi kryesor është të ndërthur përvojën time me vlerësimin që më është bërë përmes kësaj ftese, me qëllim që të shkëmbejmë ide, të krahasojmë përvojat tona dhe të përpiqemi të përmirësohemi e të rritemi së bashku.

Synimi im është të ndaj eksperiencën e fituar gjatë gjithë rrugëtimit tim në klube të rëndësishme si klubi ku punoj aktualisht, por njëkohësisht kjo përvojë të shërbejë edhe si pikë referimi dhe frymëzimi për të gjithë trajnerët e federatës suaj.

Mund të trajtoj disa çështje që ata me siguri i njohin, por që mund t’i ndihmojnë për t’i përforcuar më tej.

Mendoj se secili prej tyre ka bindjet dhe parimet e veta, por ndonjëherë t’i dëgjosh këto gjëra nga dikush tjetër, apo edhe t’i dëgjosh të përsëriten, mund të shërbejë vetëm për t’i përforcuar ato.

Nuk bëhet fjalë për gjëra të reja që ata nuk i njohin, por për çështje që, sipas meje, mund të forcojnë më tej zhvillimin dhe rrugëtimin e tyre profesional.

Objektivi kryesor është që portieri të mos ketë si detyrë vetëm mbrojtjen e portës, por edhe mbrojtjen e hapësirës. Pra, synimi është që portieri të bëhet gjithnjë e më shumë protagonist dhe të jetë i integruar plotësisht në mënyrën se si zhvillohet loja, si në fazën e zotërimit të topit, ashtu edhe në fazën pa zotërimin e tij”, – u shpreh Luigi Ragno.

Edhe Marjo Dajsinani, portieri i Egnatias dhe i Kombëtares shqiptare, vlerësoi këtë seminar, duke e konsideruar një mundësi të mirë për të mësuar dhe për të përfituar nga eksperienca e specialistëve të njohur.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj eksperience të re. Është hera e parë për mua që marr pjesë në një seminar të tillë. Falënderoj Federatën Shqiptare për këtë ftesë, pasi ndihem shumë i nderuar. Besoj se do të mësoj shumë edhe unë nga ky seminar.

Të jesh pjesë e një seminari të tillë padyshim që të ndihmon të përfitosh edhe nga eksperienca e trajnerit të akademisë së portierëve të Milanit, Luigi Ragno”, tha Dajsinani.

Për të katërtin vit radhazi, FSHF vijon këtë nismë në kuadër të programit të saj për edukimin dhe kualifikimin e trajnerëve, duke krijuar mundësi konkrete për njohjen me praktikat bashkëkohore, shkëmbimin e eksperiencave dhe përmirësimin e vazhdueshëm të përgatitjes së portierëve.

 

 

Etiketa: fshfSeminar NdërkombëtarSpecialisti italianTrajner Portierësh

Lajme të lidhura

Kategoria e Parë/ Drejtoria Teknike përzgjedh më të mirët e javës së 11-të
Sport

Kategoria e Parë/ Drejtoria Teknike përzgjedh më të mirët e javës së 11-të

12:32 - 24/11/26
UEFA EURO U-21 2027/ Të enjten hidhet në Beograd shorti i fazës finale, merr pjesë edhe Shqipëria
Sport

UEFA EURO U-21 2027/ Të enjten hidhet në Beograd shorti i fazës finale, merr pjesë edhe Shqipëria

11:43 - 24/11/26
Intervista / Presidenti Duka flet për ligjin e sponsorizimit, suksesin e Kombëtares dhe të ardhmen e futbollit shqiptar
KRYESORE

Intervista / Presidenti Duka flet për ligjin e sponsorizimit, suksesin e Kombëtares dhe të ardhmen e futbollit shqiptar

22:41 - 23/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

FSHF organizon edicionin e katërt të Seminarit Ndërkombëtar për Trajnerët e Portierëve, Luigi Ragno ndan eksperiencën e tij
Sport

FSHF organizon edicionin e katërt të Seminarit Ndërkombëtar për Trajnerët e Portierëve, Luigi Ragno ndan eksperiencën e tij

14:22 - 24/11/26

Federata e Futbollit organizoi të hënën edicionin e katërt të Seminarit Ndërkombëtar për Trajnerët e Portierëve, një aktivitet që synon...

Lexo më shumë
Ambasadori i SHBA/ Eric Wendt zhvillon një vizitë në SPAK, takohet me Klodian Brahon dhe Joni Ketën

Ambasadori i SHBA/ Eric Wendt zhvillon një vizitë në SPAK, takohet me Klodian Brahon dhe Joni Ketën

14:00 - 24/11/26
Këshilli i Legjislacionit miraton Ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 maj 2025

Këshilli i Legjislacionit miraton Ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 maj 2025

13:46 - 24/11/26
Arrestohen edhe katër persona të tjerë për vrasjen e Arlinda Zekajt, mes tyre ish-vjerra dhe ish-kunati

Arrestohen edhe katër persona të tjerë për vrasjen e Arlinda Zekajt, mes tyre ish-vjerra dhe ish-kunati

13:23 - 24/11/26
Kukës/ Tentuan të merrnin peng 42-vjeçarin pas konfliktit, arrestohen xhaxhai dhe nipi

Kukës/ Tentuan të merrnin peng 42-vjeçarin pas konfliktit, arrestohen xhaxhai dhe nipi

12:56 - 24/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com