GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

FSHF, ura që bashkon shqiptarët përmes futbollit / Presidenti Duka: Bazë materiale & fushë të re për çdo fëmijë në Luginën e Preshevës

në Breaking Views, KRYESORE, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
FSHF, ura që bashkon shqiptarët përmes futbollit / Presidenti Duka: Bazë materiale & fushë të re për çdo fëmijë në Luginën e Preshevës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, priti sot në një takim zyrtar dy krerët e komunave të Luginës së Preshevës, Kryetaren e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, dhe Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Arbër Pajaziti, të shoqëruar nga zyrtarë dhe përfaqësues të pushtetit vendor.

Takimi vjen pas organizimit të suksesshëm, në korrik të këtij viti, të turneut të futbollit për fëmijët në Luginën e Preshevës nga FSHF, ku morën pjesë mbi 350 fëmijë të grupmoshës 7 deri në 13 vjeç. Në fazën finale të turneut ishte i pranishëm edhe Presidenti Duka.

Gjatë vizitës, krerët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, së bashku me Presidentin Duka, zhvilluan një tur në “Shtëpinë e Futbollit”, ku u njohën nga afër me terrenet stërvitore, qendrën e stërvitjes për ekipin kombëtar, ambientet e administratës, muzeun e futbollit shqiptar dhe FSHF TV.

Presidenti Duka shprehu angazhimin e FSHF për të vijuar mbështetjen ndaj fëmijëve dhe futbollit në Luginën e Preshevës. Ai theksoi se fëmijët e Luginës së Preshevës do të përfshihen në programet e FSHF, përmes projekteve “Uniforma Ime” dhe “Topi Im”. Presidenti Duka u shpreh gjithashtu se FSHF do të kontribuojë në ndërtimin e një fushe futbolli për fëmijët e Luginës dhe do të punojë për organizimin e një kampionati rajonal.

“Ne kemi shumë dëshirë që të kontribuojmë. E ndjej vërtet si obligim dhe kemi dëshirë, do të bëjmë aq sa ne kemi mundësi. Dua t’ju falënderoj vërtet për disponibilitetin tuaj, për ndihmën, për bashkëpunimin. Ne kemi filluar disa projekte. Kemi menduar se çfarë mund të bëjmë dhe çfarë duam të bëjmë. Padyshim që do të mirëpresim edhe sugjerimet e juaja. Ky është një angazhim i yni, për të bërë çfarë të mundemi për zhvillimin e futbollit, për të ndihmuar të gjithë fëmijët e Luginës, për t’u bashkuar me lojën tonë të futbollit.

Ashtu siç ne e kemi konceptuar bashkëpunimin dhe kemi filluar, ne do të regjistrojmë të gjithë fëmijët dhe ata që luajnë futboll në Luginë në programin që kemi ne, pa cenuar regjistrimin e tyre në programet e tjera, në mënyrë që ne të kontribuojmë.  Do t’i regjistrojmë fëmijët, do t’i bëjmë pjesë të projektit ‘Uniforma ime’ që ne kemi, që çdo fëmijë që luan futboll në Luginë sot dhe në të ardhmen do të furnizohet me materiale sportive falas nga Federata e Futbollit, do t’i bëjmë pjesë të projektit ‘Topi im’, është projekt që furnizon çdo skuadër që luan futboll në rajon. Kemi marrë përsipër që të bashkëpunojmë për të ndërtuar një fushë futbolli që t’i shërbejë fëmijëve. Do shohim që ta organizojmë kampionat rajonal në Luginë”, – tha Presidenti Duka.

Gjatë takimit u ra dakord që baza materiale me uniforma dhe topa të përgatitet dhe me datë 12 nëntor të mbërrijë në Luginën e Preshevës e t’u shpërndahet fëmijëve të cilët luajnë futboll në kampionatet lokale.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, dhe Kryetari i Komunës së Bujanocit, z. Arbër Pajaziti, e cilësuan si historike mbështetjen e FSHF për zhvillimin e futbollit në Luginën e Preshevës.

“Ju me shumë modesti paraqitët angazhimin dhe synimet që keni për Luginën e Preshevës dhe për të rinjtë shqiptarë aty. Kjo ditë e sotme nuk është dosido, po për ne shqiptarët e Preshevës është historike. Ju falënderoj për angazhimin, kontributin dhe ju përgëzoj për të gjithë këto arritje”, – tha Ardita Sinani.

“Ju falënderoj për mikpritjen dhe vizitën që na keni bërë atje. Për ne edhe ajo vizitë aty ka qenë historike, por edhe kjo ditë sot është historike. Komunën e Bujanovcit do ta keni një partner serioz dhe të përgjegjshëm në të gjitha këto projekte që ju keni në plan që të realizoni atje. Bujanovci ka tre shkolla të futbollit, një për vajza dhe dy për djem. Një nga klubet është si shkollë futbolli dhe vitin e ardhshëm feston 50 vjetorin e themelimit, FK Tërnovci. Uroj që të sjellim më të mirën edhe për fëmijët tanë atje. Moto jonë është më shumë sport, më shumë shëndet dhe më shumë sukses për Bujanovcin”, – tha Arbër Pajaziti.

gijotina.com/

Etiketa: Armand DukaKryesore1

Lajme të lidhura

“Paguhesh nga Alex Sorosi?”/ Mbështetësi i PD-së përplaset me Qorin dhe Muçin: “Hajdute është PD-ja, edhe Berisha”
Breaking Views

“Paguhesh nga Alex Sorosi?”/ Mbështetësi i PD-së përplaset me Qorin dhe Muçin: “Hajdute është PD-ja, edhe Berisha”

23:09 - 28/11/26
Dëbora mbulon Librazhdin, alarm për drejtuesit e mjeteve në aksin Zgosht-Sebisht
Aktualitet

Dëbora mbulon Librazhdin, alarm për drejtuesit e mjeteve në aksin Zgosht-Sebisht

22:39 - 28/11/26
CNN pasqyron protestën në Tiranë: Protestuesit përplasen me policinë në Ditën e Pavarësisë
Breaking Views

CNN pasqyron protestën në Tiranë: Protestuesit përplasen me policinë në Ditën e Pavarësisë

22:22 - 28/11/26
Para
Mos iu përgjigj mesazheve të punës pas orarit – po dëmton veten!

Mos iu përgjigj mesazheve të punës pas orarit – po dëmton veten!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Paguhesh nga Alex Sorosi?”/ Mbështetësi i PD-së përplaset me Qorin dhe Muçin: “Hajdute është PD-ja, edhe Berisha”
Breaking Views

“Paguhesh nga Alex Sorosi?”/ Mbështetësi i PD-së përplaset me Qorin dhe Muçin: “Hajdute është PD-ja, edhe Berisha”

23:09 - 28/11/26

Një debat i ashpër ka ndodhur gjatë protestës së 28 nëntorit në Tiranë, ku një mbështetës i Partisë Demokratike është...

Lexo më shumë
Dëbora mbulon Librazhdin, alarm për drejtuesit e mjeteve në aksin Zgosht-Sebisht

Dëbora mbulon Librazhdin, alarm për drejtuesit e mjeteve në aksin Zgosht-Sebisht

22:39 - 28/11/26
CNN pasqyron protestën në Tiranë: Protestuesit përplasen me policinë në Ditën e Pavarësisë

CNN pasqyron protestën në Tiranë: Protestuesit përplasen me policinë në Ditën e Pavarësisë

22:22 - 28/11/26
Rritet në 48 numri i të lënduarve në protestë, plagë kanë marrë edhe policë e gazetarë

Rritet në 48 numri i të lënduarve në protestë, plagë kanë marrë edhe policë e gazetarë

22:07 - 28/11/26
“Dënoj aktin barbar”/ Tedi Blushi: 20-vjeçari Orgen Hajderi u qëllua me plumb gome në kokë, po operohet në reanimacion

“Dënoj aktin barbar”/ Tedi Blushi: 20-vjeçari Orgen Hajderi u qëllua me plumb gome në kokë, po operohet në reanimacion

21:39 - 28/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com