GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Artan Fuga: Kuvendi të vetëshpërndahet, të vësh duart në kokë nga budallallëqet e deputetëve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Artan Fuga: Kuvendi të vetëshpërndahet, të vësh duart në kokë nga budallallëqet e deputetëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa protestat për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen pa kushte të kryeministrit Edi Rama vijojnë prej 38 ditësh, profesori dhe akademiku Artan Fuga ka bërë thirrje që Kuvendi i Shqipërisë të shpallë afatet për vetëshpërndarjen e tij.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Fuga u shpreh se një hap i tillë do të ishte i domosdoshëm nëse deputetëve u ka mbetur ende një ndjenjë përgjegjësie morale dhe sociale.

“E mira është që Kuvendi i Shqipërisë të shpallë afatet e vetëshpërndarjes së tij! Nëse deputetëve u ka mbetur një fije përgjegjësie morale dhe sociale!”, shkruan Fuga.

Akademiku kritikoi gjithashtu mënyrën se si funksionojnë komisionet parlamentare, duke deklaruar se gjatë pjesëmarrjes së tij në mbledhje që lidhen me kulturën, shkencën, arsimin dhe rininë është përballur, sipas tij, me mungesë përgjegjësie, profesionalizmi dhe kompetencash, si edhe me rreshtim partiak.

Fuga shtoi se këto përvoja e kishin shtyrë, prej disa vitesh, të mos merrte më pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentare.

“E mira është që Kuvendi i Shqipërisë të shpallë afatet e vetëshpërndarjes së tij! Nëse deputetëve u ka mbetur një fije përgjegjësie morale dhe sociale!
Për sa më përket, kur më ka qëlluar të jem në komisione të Kuvendit të Shqipërisë për çështje të kulturës, shkencës, arësimit, rinisë, etj., kam vënë duart në kokë nga kotësia, nga mungesa e përgjegjësisë, nga rreshtimi partiak, nga mungesa e kompetencave profesionale, përse jo edhe nga budallallëku i ndonjë deputeti apo deputeteje.

Por, nuk rikthehem më me emra se historia i ka hedhur në kosh! Kjo më ka bërë disa vite më parë të deklaroj se refuzoj nga ai çast e tutje të marr pjesë në ndonjë mbledhje komisioni kuvendor.

Ishte e kotë, dukej sikur merrje pjesë në një mbledhje kukullash me mekanizma të prishur brenda barkut prej kashte.”, shkruan Fuga.

Etiketa: Fugakuvend

Lajme të lidhura

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”
Aktualitet

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

12:27 - 10/11/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

12:15 - 10/11/26
Kuçana: KLSH kërkoi shkarkimin e Andrea Shllakut, Rama e promovon në krye të Portit të Durrësit!
Aktualitet

Kuçana: KLSH kërkoi shkarkimin e Andrea Shllakut, Rama e promovon në krye të Portit të Durrësit!

12:02 - 10/11/26
Para
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!" Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”
Aktualitet

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

12:27 - 10/11/26

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në kuadër...

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

12:15 - 10/11/26
Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

12:09 - 10/11/26
Kuçana: KLSH kërkoi shkarkimin e Andrea Shllakut, Rama e promovon në krye të Portit të Durrësit!

Kuçana: KLSH kërkoi shkarkimin e Andrea Shllakut, Rama e promovon në krye të Portit të Durrësit!

12:02 - 10/11/26
Babai i Noizy-t paraqitet në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut

Babai i Noizy-t paraqitet në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut

11:48 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com