GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Furnizoheshin me municione luftarake në Shqipëri, goditet organizata kriminale në Greqi (Emrat)

09:07 - 01/07/25
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Furnizoheshin me municione luftarake në Shqipëri, goditet organizata kriminale në Greqi (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia greke ka goditur një organizatë kriminale që vepronte në ishullin e Kretës, e cila dyshohet se importonte në mënyrë të paligjshme municione luftarake nga Shqipëria. Gjatë operacionit u arrestuan katër anëtarë të grupit dhe një person tjetër që ndihmonte aktivitetin e tyre.

Pas hetimeve, autoritetet helene mundën të vërtetojnë aktivitetin e trafikantëve dhe kryen operacionin për kapjen e tyre, Manolis Janulis, Nikolas Lagudhaqis, Jorgos Karcionaqis, Manushos Pisadhaqis dhe shtetasi shqiptar Kostika Braho.

Sipas Protothema, hetimet zbuluan se që prej prillit 2025, anëtarët e kësaj organizate kishin bashkëpunuar me një rrjet tjetër kriminal me qëllim trafikimin e sasive të mëdha fishekësh drejt Kretës, për t’i shitur më pas në tregun ilegal, kundrejt fitimeve të konsiderueshme.

Rrjeti funksiononte në mënyrë të mirëorganizuar: porositë për municione mblidheshin në Greqi, dhe më pas sigurimi i tyre kryhej nga një furnizues i paidentifikuar në Shqipëri. Transporti realizohej nëpërmjet rrugës tokësore dhe detare, përmes dy automjeteve, ku njëri prej tyre ishte një kamion i modifikuar enkas për fshehjen e municioneve.

Në automjetin e përdorur prej trafikantëve u gjetën të fshehura 24.126 fishekë të kalibrave të ndryshëm,një pushkë gjermane, një automjet dhe një motoçikletë.

Policia greke ka zbardhur edhe rolet e secilit anëtar të organizatës:

  • 65-vjeçari, organizatori kryesor, merrej me mbledhjen e porosive dhe pagesave për municionet, udhëtonte drejt kufirit dhe më pas organizonte shitjen në Kretë, duke i shpërndarë vetë me motoçikletë.
  • 72-vjeçari kishte ndërtuar një vend të fshehtë brenda kamionit dhe shërbente si shofer shoqërues i organizatorit deri në kufi.
  • 73-vjeçari ishte shoferi i kamionit që bënte transportin deri në kufi dhe më pas kthehej në Kretë.
  • 41-vjeçari, shtetas shqiptar, siguronte municionet në Shqipëri nga një bashkëkombës furnizues dhe i dorëzonte ato pjesëtarëve të organizatës për transport drejt Greqisë.
Etiketa: GreqimunicioneShqiperi

Lajme të lidhura

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi
Aktualitet

Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi

17:59 - 19/12/25
Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik
Aktualitet

Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik

17:45 - 19/12/25
Para
I vodhi me dhunë portofolin dhe celularin një 18 vjeçari, arrestohet i riu rumun

Arrestohet 42-vjeçari në Shkodër, sekuestrohen armë dhe kokainë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com