GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fushata, Boçi: Njerëzit e opozitës po kërcënohen me bukën e gojës

21:14 - 18/04/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Boçi kundër rendit të ditës: Rama ka frikë nga pyetjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka ironizuar kryeministrin Edi Rama si dhe fushatën e Partisë Socialiste.

‘Qesh mirë kush qesh i fundit”, kështu e ka nisur Boçi komentin për fushatën e PS, teksa tha se ‘fytyra e Edi Ramës shkëlqen paligjshëm në postera të mëdhenj dhe në Billboard-et e qytetit të Elbasanit’.

Po ashtu thotë se njerëz pranë opozitës fotografohen, telefonohen dhe kërcënohen me bukën e gojës, ku tha se ‘opozita ka dëshmuar me prova edhe blerje votash me cash dhe të gjitha këto, përfshi dy padi penale për drejtorë të lartë të bashkisë Elbasan, do të shkojnë në SPAK.’

Shkrimi i plotë i Luçiano Boçit:

Qesh Mirë Kush Qesh I Fundit

Dy fjalë për posterat e PS-së që pyesin “a qesh bukur Edi Rama?”

Prej disa ditësh fytyra e Edi Ramës shkëlqen paligjshëm në postera të mëdhenj dhe në billboard-et e qytetit të Elbasanit, bashkë me sloganin e fushatës së PS. Shteti që shkel ligjin në mënyrë arrogante dhe në mes të ditës është një paralajmërim shumë i keq për zgjedhjet e afërta.

Ajo që po ndodh është dramatike në raport me standartet e zgjedhjeve, ndërsa njerëz pranë opozitës fotografohen, telefonohen, kërcënohen me bukën e gojës. Kërcënimet prekin edhe familjarët, punën e vëllait e të motrës, biznesin e dhëndrrit dhe jetën e kushërinjve të afërt. Në të paktën një rast opozita ka dëshmuar me prova edhe blerje votash me cash dhe të gjitha këto, përfshi dy padi penale për drejtorë të lartë të bashkisë Elbasan, do të shkojnë në SPAK, pavarësisht gjithçkaje.

Ndërkohë një mazhorancë që shkel ligjin ditën për diell, ka javë që e ka zhvendosur interesin publik nga debati thelbësor “si qeveriset qyteti”. Posteri i PS-së ngren vetëm pyetjen “a qesh bukur Edi Rama?”.

Përgjigja e opozitës mbetet proverbiale “qesh mirë kush qesh i fundit”.

Përpjekja për të krijuar artificialisht tension, ndasi ideologjike dhe distancë mes interesave të qytetarëve që jetojnë derë më derë është moralisht e ulët dhe politikisht e dënueshme. Komunitetet territoriale ndajnë fate të përbashkëta dhe kanë nevojë për zgjidhje që përbashkojnë përpjekjet, jo që i largojnë ato.

Në këtë kuptim, nuk ka politika të majta apo të djathta – aty ku varfëria është shtruar këmbë e kryq. Nuk ka politika të majta apo të djathta për të shpëtuar nënsektorin e ullirit, atë të gjedhëve apo për të fuqizuar prodhimin bujqësor.

Ka kujdes ose mungesë kujdesi. Ka investime publike ose nuk ka.

Ka mbështetje sektoriale ose nuk ka. Çdo spekullim ideologjik është një formë për të shtrembëruar fokusin e publikut dhe raportin e tij me të vërtetën.

Qyteti kërkon dashuri dhe vëmendje.

Cinizmi i një buzëqeshjeje që prej Tirane shtrihet deri në Elbasan për të shkelur ligjin dhe për t’u thënë qytetarëve se me mjerimin e tyre dikush ka ndërmend vetëm të zgërdhihet, meriton përgjigjen tonë proverbiale: Qesh mirë kush qesh i fundit…

Etiketa: Luciano Boci

Lajme të lidhura

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin
Aktualitet

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz
Aktualitet

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
Para
VIDEO/Ja si babë e bir rrahën 32-vjeçarin pas përplasjes së mjeteve

VIDEO/Ja si babë e bir rrahën 32-vjeçarin pas përplasjes së mjeteve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com