GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fushë-Kruja ngrihet në protestë: Rama ik! Po e shet Shqipërinë copa-copa…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fushë-Kruja ngrihet në protestë: Rama ik! Po e shet Shqipërinë copa-copa…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fushë-Kruja ngrihet në protestë: Rama ik! Po e shet Shqipërinë copa-copa…Burrat, gratë, të rinjtë e të rejat e Fushë-Krujës, madje edhe fëmijët, iu bashkuan këtë të martë protestave që kanë nisur në disa qytete të vendit kundër qeverisë. Tubimi u zhvillua në qendër të qytetit, ku qytetarët marshuan paqësisht në rrugët kryesore, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj situatës ekonomike dhe sociale në vend.

Partia Demokratike Krujë e ka mbështetur protestën e sotme, duke iu bashkuar qytetarëve në këte marshim.

Protestuesit ngritën problematikat me të cilat, sipas tyre, përballen çdo ditë banorët e zonës dhe shqiptarët në tërësi.

Ata përmendën gjendjen e rrugëve, trafikun e rënduar, përmbytjet e shpeshta, emigrimin masiv të të rinjve, taksat e larta, pagat e ulëta dhe rastet e korrupsionit në qeverisje.

Qytetarët kërkuan në kor dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa nuk munguan as pankartat me mesazhe ironike dhe kritike ndaj qeverisë. Një prej tyre mbante mbishkrimin: “Bela 300 apartamente? Edhe Luzi 300 gropa!!!”, duke iu referuar çështjes së ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

“Kemi arsye me protestu, sepse ky njeri i hëngri kalamajtë. Kanë ikur të gjithë. Na u dogj shpirti për nipër e për mbesa, na u dogj shpirti për të dashurit tanë”, tha njëri prej protestuesve, duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen në protesta pavarësisht bindjeve politike.

Një tjetër tha: “Jemi mbledhur këtu sot pa frikë, pa drojë. Nga askush, as nga shteti, as nga Edi Rama e as nga qeveria e tij. Për çfarë protestojmë ne sot? Ne protestojmë për shpopullimin. Kaq vite kjo qeveri e ka shpopulluar Fushë-Krujën dhe gjithë Shqipërinë. Kjo qeveri do ta shesë Shqipërinë. Po e shet copa-copa. Po ua jep oligarkëve e investitorëve strategjikë. Ne jemi kundër këtyre vendimeve dhe themi njëzëri: Rama ik!”

Një pjesë e protestuesve u nisën drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së 10-të të organizuar në kryeqytet, duke theksuar se do të vazhdojnë të ngrejnë zërin për kërkesat e tyre.

Etiketa: hushekrujeproteste

Lajme të lidhura

Studentët vendosin: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti
Breaking Views

Studentët vendosin: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

20:32 - 21/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard
Breaking Views

“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard

20:25 - 21/10/26
OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia
Aktualitet

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26
Para
Gazetarja e CNN: “Revolucioni i Flamingove” është shndërruar në lëvizje të fuqishme kundër Ramës!

Gazetarja e CNN: “Revolucioni i Flamingove” është shndërruar në lëvizje të fuqishme kundër Ramës!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët vendosin: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti
Breaking Views

Studentët vendosin: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

20:32 - 21/10/26

Protestuesit janë aktualisht në Sheshin Skënderbej, pasi marshuan që nga Kryeministria. Një prej protestueseve bëri thirrje që nesër në orën...

Lexo më shumë
“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard

“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard

20:25 - 21/10/26
OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26
Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com