GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Futboll/ Policia bën publike masat për “Derbin e Përjetshëm”

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Futboll/ Policia bën publike masat për “Derbin e Përjetshëm”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale masat për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në kuadër të “Derbit të Përjetshëm” që do të luhet këtë të hënë në orën 19:00 mes Partizanit dhe Tiranës.

Në njoftim ka detaje rreth orareve të bllokimit të qarkullimit në rrugë të caktuara si dhe detaje në lidhje me kontrollin e tifozëve të të dyja skuadrave.

Njoftimi i Policisë:

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Policia e Tiranës ka hartuar plan masash për ruajtjen e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve të futbollit Partizani dhe Tirana, që do të zhvillohet më datë 06.03.2023, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë jo vetëm në ambientet e stadiumit, por dhe në një perimetër më të gjerë jashtë tij.

Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve rrugore, gjatë momentit të kalimit të tifozëve.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

– Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” , bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Do të ketë bllokim të pjesshëm të rrugëkalimeve të tifozëve, si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Gjergj Filipi” – stadiumi;

– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet nga sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit, rruga “Bajram Curri”, Rruga e Elbasanit, rruga “Dërvish Hima” – stadiumi.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.

Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium persona pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument).

Tifozët të kenë me vete dokument identifikimi pasi në të kundërt nuk do të lejohet hyrja në ambientet e stadiumit.

Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, në oraret e caktuara.”

Etiketa: Derbikategoria superiorepartizani-TiranaSport

Lajme të lidhura

Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët
Breaking Views

Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët

22:03 - 29/10/26
Dinamo, trajneri Daja pas ndeshjes: Ishim Superiorë, por kartoni i kuq na prishi punë
Sport

Dinamo, trajneri Daja pas ndeshjes: Ishim Superiorë, por kartoni i kuq na prishi punë

17:04 - 29/10/26
Elbasani ia dedikoi fitoren me Partizanin dhe paratë e biletave, Erjon Vishkulli mesazh ekipit të zemrës
Sport

Elbasani ia dedikoi fitoren me Partizanin dhe paratë e biletave, Erjon Vishkulli mesazh ekipit të zemrës

13:48 - 29/10/26
Para
Këngëtarja e njohur flet për domethënien e tatuazheve të saj

Këngëtarja e njohur flet për domethënien e tatuazheve të saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Transferimi i Veliajt në Fier/ Agron Duka: Kryebashkiaku doli pro studentëve! Kazani zien edhe në PS
Breaking Views

Transferimi i Veliajt në Fier/ Agron Duka: Kryebashkiaku doli pro studentëve! Kazani zien edhe në PS

22:57 - 29/10/26

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi në emisionin *Prime News24* transferimin e Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit...

Lexo më shumë
Pas firmosjes së transferimit të Veliajt në Fier, drejtoresha e Burgjeve ia delegon detyrat e saj zëvendësit

Pas firmosjes së transferimit të Veliajt në Fier, drejtoresha e Burgjeve ia delegon detyrat e saj zëvendësit

22:24 - 29/10/26
Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët

Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët

22:03 - 29/10/26
Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua Erion Veliaj

Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua Erion Veliaj

21:49 - 29/10/26
Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

20:51 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com