GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Futbolli shqiptar në zi! Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare legjenda Bejkush Birçe

11:37 - 30/06/24
në Aktualitet, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Futbolli shqiptar në zi! Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare legjenda Bejkush Birçe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Familja e madhe e futbollit shqiptar ka marrë lajmin e trishtueshëm të ndarjes nga jeta të Bejkush Birçes, për shkak të problemeve shëndetësore. Birçe 81 vjeç, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar, dha kontribut si lojtar dhe trajner i Kombëtares, ndërkohë që ishte edhe zëvendëspresident i FSHF.

Birçe e kaloi karrierën e tij si futbollist te Partizani, ndërkohë që e drejtoi më pas edhe si trajner, sikurse bëri me Naftëtarin, Flamurtarin, Lokomotivën e Durrësit dhe Dinamon. Gjithashtu, ai mbahet mend si një nga trajnerët më të shquar të Kombëtares, teksa drejtoi kuqezinjtë në vitet ’90, në një periudhë të vështirë për vendin.

FSHF i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, së afërmve dhe miqve të Birçes për këtë humbje të madhe! Edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka me një postim në rrjetet sociale ka shprehur trishtimin e tij për këtë humbje dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të Bejkush Birçes.

“I pikëlluar pas lajmit të ndarjes nga jeta të Bejkush Birçes! Kemi humbur një nga njerëzit me më shumë kontribute në futbollin shqiptar, si lojtar, trajner e drejtues në FSHF. Kemi humbur një njeri me karakter të fortë, një mik dhe një familjar shumë të mirë. Në emrin tim dhe të komunitetit të futbollit shqiptar, dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes, së afërmve dhe miqve, të cilët kanë humbur një njeri shumë të dashur për ta. U prehsh në paqe Bejkush Birçe!”,  shkruan Presidenti Duka në statusin e tij.

Homazhet për Bejkush Birçen do të zhvillohen ditën e hënë në ambientet e stadiumit “Air Albania”, duke nisur nga ora 11:00.

Etiketa: Bejkush Birçe

Lajme të lidhura

“Policia kishte dijeni për skenarin e protestës!”- Gledis Nano: Drejtorët nuk po mbarojnë dot mandatin
Aktualitet

“Policia kishte dijeni për skenarin e protestës!”- Gledis Nano: Drejtorët nuk po mbarojnë dot mandatin

22:40 - 02/03/26
U fsheh në Tropojë pas krimit në Tiranë, bie në pranga Gazment Buçpapa
Aktualitet

U fsheh në Tropojë pas krimit në Tiranë, bie në pranga Gazment Buçpapa

22:30 - 02/03/26
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë
Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë

21:59 - 02/03/26
Para
Në veri të Kosovës shfaqen posterë të Vuçiçit: Komandant Suprem, ju presim

Në veri të Kosovës shfaqen posterë të Vuçiçit: Komandant Suprem, ju presim

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK do arrestimin e Ballukut, PD dorëzon raportin: T’i hiqet imuniteti, rrezikon të prishë provat
Breaking Views

SPAK do arrestimin e Ballukut, PD dorëzon raportin: T’i hiqet imuniteti, rrezikon të prishë provat

23:14 - 02/03/26

Partia Demokratike dorëzoi në Kuvend raportin e 5 anëtarëve të opozitës në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit duke kërkuar heqjen...

Lexo më shumë
“Policia kishte dijeni për skenarin e protestës!”- Gledis Nano: Drejtorët nuk po mbarojnë dot mandatin

“Policia kishte dijeni për skenarin e protestës!”- Gledis Nano: Drejtorët nuk po mbarojnë dot mandatin

22:40 - 02/03/26
U fsheh në Tropojë pas krimit në Tiranë, bie në pranga Gazment Buçpapa

U fsheh në Tropojë pas krimit në Tiranë, bie në pranga Gazment Buçpapa

22:30 - 02/03/26
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë

21:59 - 02/03/26
Editoriali Rama-Vuçiç në FAZ/ Gazetari gjerman: Rruga drejt BE-së është e mbyllur

Editoriali Rama-Vuçiç në FAZ/ Gazetari gjerman: Rruga drejt BE-së është e mbyllur

20:30 - 02/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com