GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Fyen me gjuhën e Ramës”, Basha: Sali Berisha është një politikan që i ka mbaruar koha

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Fyen me gjuhën e Ramës”, Basha: Sali Berisha është një politikan që i ka mbaruar koha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Lulzim Basha përmes një interviste të dhënë për mediat ka folur në lidhje me zhvillimet e brendshme në PD, si dhe mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të kësaj force politike më 18 Dhjetor.  Basha u shpreh se nuk ka dy kuvende në Partinë Demokratike, por një kuvend i cili bazohet te statuti dhe që ka për qëllim bashkimin dhe jo përjashtimin.

Deklarata dhe veprimet këto dy muajt e fundit të liderit historik Sali Berisha, Basha i konsideroi si përpjekje për ta kthyer Partinë Demokratike në mburojë për interesat personale duke përdorur sipas tij një gjuhë më të poshtër dhe se Edi Rama.

“Sali Berisha ka demonstruar dy muajt e fundit se është një njeri dhe një politikan që i ka mbaruar koha, është jashtë kohe. Është jashtë kohe me mënyrën se si është sjell. Ajo që ka ndodhur është e qartë, këto dy muaj kohë Sali Berisha nuk i shfrytëzoi për të bërë të vetmin akt që prisnin dhe meritonin demokratët. Dhe që ai e premtoi në verë që mos të përfshinte Partinë Demokratike dhe as grupin parlamentar, që ka një detyrë shumë të rëndë dhe shumë të rëndësishme para demokratëve dhe shqiptarëve, përballjen me regjimin e Edi Ramës, përballjen me masakrën zgjedhore, përballjen me përditshmërinë e shqiptarëve që është një vuajtje e pafund nga ky regjim.

Përkundrazi, iu mbivendos kësaj detyre parësore të Partisë Demokratike dhe në dy muaj kohë, në vend që ta përdorte për të bërë atë që priste çdo demokratë, një qëndrim dinjitoz, ashtu siç e premtoi në një distancim nga Partia Demokratike, nga grupi parlamentar për ta vazhduar betejën e tij të cilën ka vendosur ta ndjek në rrugë ligjore, sepse është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partneri strategjik i Shqipërisë, partneri strategjik i Partisë Demokratike në 30 vite. Përkundrazi, e përdori këtë kohë për të shpalosur anët e tij më të errëta.

Siç kemi parë gjatë ditëve dhe javëve më të fundit, me kulturën e linçimit dhe sulmeve më të turpshme, më të ulëta, përfshirë ndaj drejtueseve gra demokrate që nuk mendojnë si ai. Me një gjuhë të poshtër, denigruese e cila i ngjan, madje mund të them në disa aspekte ia kalon edhe sulmeve që Edi Rama bën ndaj të njëjtëve persona. Prandaj, gjithçka ka ndryshuar që nga 9 shtatori. Rruga që Sali Berisha ka zgjedhur nuk ka asnjë lidhje më me vlerat dhe parimet për të cilat qëndron kjo parti, e ka bërë këtë sepse dëshiron, ka zgjedhur që të bëjë gjithçka për ta përdorur Partinë Demokratike edhe demokratët si mish për top për hallet e veta. Këtë nuk mund t’ia lejoj dhe t’ia fal asnjë demokrati të ndershëm” – është shprehur Basha.

Kryedemokrati theksoi se lideri historik i së djathtës është një politikan të cilit i ka mbaruar koha dhe që është shndërruar në një tubë oksigjeni që shkon në mbajtjen në këmbë të regjimit.

“Unë nuk e kam komentuar dhe nuk e komentoj vendimin e qeverisë amerikane dhe përpjekja për të tërhequr njerëz që kanë sakrifikuar për këtë parti në një betejë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është e pafalshme, madje do të thoja kriminale. Sepse është një betejë që çon në dobësimin dhe asgjësimin e Partisë Demokratike si e vetmja alternativë, si e vetmja shpresë për ta nxjerr Shqipërinë nga kjo gjendje” – tha mes të tjerash Basha.

Etiketa: Edi RamagjuhakohaLulzim BashambaruarpolitikanSali Berisha

Lajme të lidhura

Bashkia Vlorë, më shumë para për ushqimin e qenve sesa për banesat e të varfërve
Aktualitet

Bashkia Vlorë, më shumë para për ushqimin e qenve sesa për banesat e të varfërve

15:51 - 26/08/26
170 protestues në SPAK kundër Ramës/ “Albanian Files” dhe tre projektet e bujshme në lupën e hetimit
Aktualitet

170 protestues në SPAK kundër Ramës/ “Albanian Files” dhe tre projektet e bujshme në lupën e hetimit

15:11 - 26/08/26
Zhupa: Asnjë platformë nuk e shpëton dot, Edi Rama është bërë i pariciklueshëm!
Aktualitet

Mbyllen shkollat në Qeparo dhe Piqeras, reagon Zhupa: Politika e Ramës i detyroi familjet të largohen

13:30 - 26/08/26
Para
Payet u qëllua në kokë nga tifozët, jepet dënimi i parë për Lyonin

Payet u qëllua në kokë nga tifozët, jepet dënimi i parë për Lyonin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Goditje e fortë për Infantinon: Italia i tërheq mbështetjen për zgjedhjet e FIFA-s
Sport

Goditje e fortë për Infantinon: Italia i tërheq mbështetjen për zgjedhjet e FIFA-s

16:51 - 26/08/26

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka vendosur të tërheqë mbështetjen për Gianni Infantinon në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s, që do...

Lexo më shumë
60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

16:37 - 26/08/26
Policia e Shtetit shton 389 efektivë, Lamallari: Uniforma nuk ju jep privilegje, por përgjegjësi!

Policia e Shtetit shton 389 efektivë, Lamallari: Uniforma nuk ju jep privilegje, por përgjegjësi!

16:28 - 26/08/26
Bashkia Vlorë, më shumë para për ushqimin e qenve sesa për banesat e të varfërve

Bashkia Vlorë, më shumë para për ushqimin e qenve sesa për banesat e të varfërve

15:51 - 26/08/26
170 protestues në SPAK kundër Ramës/ “Albanian Files” dhe tre projektet e bujshme në lupën e hetimit

170 protestues në SPAK kundër Ramës/ “Albanian Files” dhe tre projektet e bujshme në lupën e hetimit

15:11 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com