GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

G7 mbështet inciativën gjermane, krijohet klubi i rëndësishëm

08:36 - 14/12/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
G7 mbështet inciativën gjermane, krijohet klubi i rëndësishëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me propozimin e kancelarit Scholz, grupi G7 ra dakord për krijimin e një “Klubi të Klimës”. Një klub që bashkon vendet që kanë objektiva veçanërisht ambicioze klimatike. Kjo është ideja që qëndron pas “Klubit të Klimës” që krijoi të hënën në Berlin grupi i shteteve të G7.

Kancelari gjerman Olaf Scholz e kishte iniciuar këtë bashkëpunim në fillim të vitit, në krye të presidencës gjermane të G7. Grupi i shteteve të fuqive ekonomike demokratike miratoi tani statutin, i cili i lejon Klubit të fillojë punën e tij.

Që nga samiti i G7 në Elmau këtë verë, grupi ka punuar intensivisht për këtë, thotë Scholz. Ai është inkurajuar shumë për këtë projekt, edhe përtej kufijve të G7-ës.

Është një lloj marrëveshjeje tregtare shumëkombëshe për transformimin industrial miqësor ndaj klimës. Kjo marrëveshje synon të parandalojë që industritë thjesht të largohen nga një vend, kur standardet klimatike aty ngrihen. Në të njëjtën kohë, ajo synon të parandalojë kompanitë në vendet që i vendosin vetes objektiva ambicioze për mbrojtjen e klimës nga konkurrenca e pandershme nga shtetet me standarde të dobëta mjedisore ose nga zhvendosja e vendeve të prodhimit në ato vende.
Një klub që bashkon vendet që kanë objektiva veçanërisht ambicioze klimatike. Kjo është ideja që qëndron pas “Klubit të Klimës” që krijoi të hënën në Berlin grupi i shteteve të G7. Kancelari gjerman Olaf Scholz e kishte iniciuar këtë bashkëpunim në fillim të vitit, në krye të presidencës gjermane të G7. Grupi i shteteve të fuqive ekonomike demokratike miratoi tani statutin, i cili i lejon Klubit të fillojë punën e tij.

Që nga samiti i G7 në Elmau këtë verë, grupi ka punuar intensivisht për këtë, thotë Scholz. Ai është inkurajuar shumë për këtë projekt, edhe përtej kufijve të G7-ës.

Është një lloj marrëveshjeje tregtare shumëkombëshe për transformimin industrial miqësor ndaj klimës. Kjo marrëveshje synon të parandalojë që industritë thjesht të largohen nga një vend, kur standardet klimatike aty ngrihen. Në të njëjtën kohë, ajo synon të parandalojë kompanitë në vendet që i vendosin vetes objektiva ambicioze për mbrojtjen e klimës nga konkurrenca e pandershme nga shtetet me standarde të dobëta mjedisore ose nga zhvendosja e vendeve të prodhimit në ato vende.
Klubi në parim është i hapur për të gjitha vendet, pavarësisht nga madhësia, niveli i zhvillimit ekonomik dhe sistemi politik. Scholz gjithashtu ftoi shprehimisht Kinën të marrë pjesë në iniciativë. Vendet e varfra që bashkohen duhet të mbështeten në transformimin e industrisë së tyre për të qenë neutrale ndaj klimës.

Edhe në fjalimin e tij në Konferencën Botërore për Klimën në Egjipt, Scholzi ftoi anëtarë të rinj. “Klubi i klimës është i hapur për këdo që dëshiron të përparojë me ne në transformimin neutral ndaj klimës së ekonomive tona dhe industrisë sonë,” tha ai. Norvegjia, Australia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndër të tjera, kanë shprehur interes për t’u bashkuar.

Statuti i miratuar tani i Klubit të Klimës përbën bazën për zhvillimin e mëtejshëm dhe për fazën e parë të zbatimit të tij. Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) do të krijojë një sekretariat të përkohshëm për Klubin e Klimës së bashku me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë. / DW

Etiketa: GjermaniklubPolitike

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Ish-banorja e “Big Brother” jep lajmin e mirë, do bëhet nënë për herë të parë

Ish-konkurrentja më e përfolur e “Për’puthen” pjesë e “BBV”?

Discussion about this post

TË FUNDIT

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!
Breaking Views

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26

Qeveria shpreh çrregullím dhe ftohje te marredhenieve me Ambasaden e SHBA. Kjo vjen per arsye se SHBA mbeshtet SPAK, qe...

Lexo më shumë
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com