GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gabimi i ekspertëve që shkatërroi qytetin turk të Elbistanit

15:23 - 10/02/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gabimi i ekspertëve që shkatërroi qytetin turk të Elbistanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qyteti i Elbistanit në provincën e Kahramanmaraş me 142 mijë banorë ka pësuar dëmet më të mëdha nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë ditën e hënë.

Aktualisht, ky qytet është i pushtuar nga gërmadhat e ndërtesave, ku të pakta janë ato që kanë mbetur ende në këmbë. Mediat në Turqi kanë vënë me “shpatulla pas muri” ekspertët, sipas të cilave ata kanë gabuar rëndë me deklaratat e tyre që mund të kenë marrë shumë jetë njerëzish.

Sipas “El-aziz”, nga tërmeti i parë 7,8 rihter i raportuar fillimisht, i cili sipas autoriteteve në Turqi tashmë është fiksuar në 7,7 rihter, janë shembur vetëm 4 godina. Ndërkohë, pas këtij tërmeti, portalet shkruajnë se ekspertët mbushën hapësirën në televizione duke u shprehur se nuk parashikohet të ketë një tjetër tërmet më të fuqishëm se magnituda 6 e shkallës rihter.

Por nuk ndodhi kështu. 9 orë nga tërmeti i parë, e njëjta zonë u godit nga një tjetër tërmet i fuqishëm, i cili u raportua fillimisht si 7,5 i shkallës rihter, ndërsa më pas u saktësua në 7,6 rihter. Në atë kohë, shumë persona në këtë qytet ishin rikthyer në shtëpitë e tyre të dëmtuara nga tërmeti i parë. Goditja e dytë e fuqishme ishte vrastare.

Aktualisht është vlerësuar se në këtë qytet janë shkatërruar totalisht 600 ndërtesa. Edhe Orhan Tatar, drejtori i Përgjithshëm i Rrezikut dhe Reduktimit të Tërmeteve të AFAD, i ka vlerësuar dy tërmetet e fuqishme në një periudhë të shkurtër kohë si të paprecendentë teksa dha detaje në një konferencë për shtyp.

Sipas “Yeni Şafak”, qendra e qytetit të Elbistanit është shkatërruar totalisht. Në rrugën kryesore të qytetit, “Hacı Esat Efendi”, nuk ka mbetur më thuajse asnjë ndërtesë në këmbë. Shumica e ndërtesave të shkatërruara janë nga 5 deri në 8 kate. Ndërsa në terren aktualisht janë me mijëra anëtarë të grupeve të kërkim-shpëtimit, më shumë se 2 mijë tenda janë ngritur vetëm në këtë qytet për të strehuar qytetarët që kanë mbetur pa shtëpi.

Etiketa: eksperteqytetturk

Lajme të lidhura

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual
Botë

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

21:01 - 30/03/26
Para
“Rama-McGonigal”/ Gazeta BILD: Tërmeti ndjehet deri në Berlin

"Rama-McGonigal"/ Gazeta BILD: Tërmeti ndjehet deri në Berlin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com