GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gara për kryetarët e rinj të degëve në PS, Rama: Të zgjidhen figura të pastra!

21:00 - 16/05/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gara për kryetarët e rinj të degëve në PS, Rama: Të zgjidhen figura të pastra!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme ka nisur procesi për zgjedhjet e kryetarëve të degëve në Partinë Socialiste. Lidhur me këtë proces fjalën e ka marrë kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se procesi duhet të jetë transparent dhe se kryetarët e rinj nuk duhet të jenë as njësh me kryebashkiakët dhe as në konflikt paralel me ta.

“Nuk duhet të lëmë në asnjë mënyrë që kryetarët e partisë në territor të jenë persona të pa politizuar ashtu siç duhet. Ne kemi larguar nga duart e partisë dhe influenca e partisë policinë e shtetit, trupën e mësuesve, kemi larguar trupën e infermierëve. Ne na duhen kryetarë partie që të jenë të gatshëm të përballen me njerëzit dhe për të mos e pritur përballje me njerëzit vetëm kur vjen deputetit.”

Gjithashtu, Rama ka deklaruar se duhet ti fitojnë zgjedhjet vendore që do të mbahen vitin e ardhshëm. “Duhet t’i fitojmë”

Së fundmi, kreu i qeverisë tha se do të ngrihet një Komision i Posaçëm Zgjedhor që do të bëjë përzgjedhjen. Sipas Ramës në këtë garë mund të marrin pjesë persona edhe nga jashtë forumit të Asamblesë Kombëtare, por nuk përjashtohen dhe vetë anëtarët e kësaj strukture.

Nga ana tjetër, lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, i cili inkurajoi çdokënd që mendon se ka aftësitë dhe vullnetin të bëhet pjesë e kësaj gare.

“PS po hyn në një fazë shumë të rëndësishme, faza e ripërtëritjes së saj sa i përket nivelit të drejtimit dhe të organizimit, pikërisht në një moment të rëndësishëm të Shqipërisë. Unë e kam thënë edhe më parë, jemi mandati i tretë, jemi shumë të avantazhuar, kemi shumë suksese por patjetër, partia ka nevojë për ripërtëritje dhe për vëmendje të shtuar.”

Ai nënvizoi se ky nuk është një proces thjesht për të zgjedhur vetëm një partiak.

Në fjalën e tij, Gjiknuri ironizoi dhe zgjedhjet e para pak ditëve në PD. Ai deklaroi se ndryshe nga opozita, gara në PS është e hapur.

Ndërkohë, ka folur lidhur me këtë situatë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në fjalën e mbajtur sot në takimin e Këshillit Koordinues të qarkut Tiranë, tha se falë mirëorganizimit dhe koordinimit në çdo degë të saj, sot Partia Socialiste është forca më e pathyeshme e më solide në Republikën e Shqipërisë.

“Të gjithë presin që Shqipëria të performojë më mirë, Shqipëria të ngrihet më lart, Shqipëria të transformohet, por koncepti i kombit është një koncept abstrakt.”

 

Etiketa: Damian GjiknuriEdi RamaErion VeliajPDPSZgjedhje

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
Dialogu Kosovë-Serbi, Ministrat e BE diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

Ministrat e BE-së diskutojnë për Ballkanin Perëndimor, paralajmërojnë Serbinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com