GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Garo: Ndryshimet e qeverisë, një retushim i organizatës kriminale

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Garo: Ndryshimet e qeverisë, një retushim i organizatës kriminale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Selia blu ka reaguar pas ndryshimeve në qeveri të bëra nga kryeministri Edi Rama, duke i cilësuar ato si një retushim të imazhit të organizatës kriminale që drejtohet nga kreu i qeverisë.

“Partia Demokratike deklaron se kjo qeveri e dalë nga zgjedhjet, në të cilat krimi u shndërrua në votë dhe vota në krim, nuk ka asnjë legjitimitet dhe, po të ju shtojmë këtyre ndryshimeve edhe emërimin e Taulant Begos në krye të rendit, organizata kriminale që drejton Edi Rama sot, është më e inkriminuar se çdo qeveri tjetër në 30 vitet e fundit”, u shpreh ndër të tjera zëdhënësja e selisë blu, Floriana Garo.

Deklarata:

Për Partinë Demokratike, ndryshimet e qeverisë, që Edi Rama njoftoi në Asamblenë e tij, janë thjeshtë një përpjekje e dështuar, për një retush pa sukses, të imazhit te organizatës kriminale që drejton.

Është e vërtetë se ai dje largoi nga qeveria Olta Xhaçkën, famoze për vjedhjen dhe përvetësimin e pronave të ushtrisë, dhe për shndërrimin e burrit të saj në investitor strategjik.

Por, futi në qeveri famëziun Arbjan Mazniku, ortakun e bosit të Ndraghetës të Veronës, Migliorenzi, Mr. Babëzinë, që në postin e zëvendëskryetarit të Bashkisë së Tiranës, përveç rrogës si nënkryetar, merrte edhe 11 rroga te tjera. Të pangopurin që ulej në Dubai të Nusreti duke porositur biftekun 1 mijë euro, së bashku me Ballukun, Fugën etj.

Edi Rama largoi dje nga qeveria Edonën e Zeusit dhe emëroi Koçiun, famoze të gjobave dhe ryshfeteve në emërime, me të cilën garanton konsolidimin e sistemit e vjedhjes, si paraardhësit e saj në fushëen e shëndetësisë.

Ai dërgoi në Arsim njërën nga eksponentët kryesore të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, Manastirliun, mbi të cilën rëndojnë dhjetëra dosje miliarda lekësh të vjedhura gjatë pandemisë së Covid 19, dhe mbi 20.000 mijë jetë të marra nga keqtrajtimi i saj, si dhe krime të tjera.

Ai dje hoqi Kushin e arsimit, që ishte një nxënëse në korrupsion, krahasuar me Denajn, bosen famoze të kontrabandës dhe vjedhjeve në dogana dhe tatime.

Partia Demokratike deklaron se kjo qeveri e dalë nga zgjedhjet, në të cilat krimi u shndërrua në votë dhe vota në krim, nuk ka asnjë legjitimitet dhe, po të ju shtojmë këtyre ndryshimeve edhe emërimin e Taulant Begos në krye të rendit, organizata kriminale që drejton Edi Rama sot, është më e inkriminuar se çdo qeveri tjetër në 30 vitet e fundit.

Partia Demokratike fton shqiptarët në një lëvizje të fuqishme proteste për shpëtimin e Shqipërisë.

 

Etiketa: ndryshimeqeveri

Lajme të lidhura

Arben Kola: Ramës i ka hyrë tmerri nga rikthimi i mërgatës, ka penguar atdhetarët tanë në Mal të Zi
Aktualitet

Arben Kola: Ramës i ka hyrë tmerri nga rikthimi i mërgatës, ka penguar atdhetarët tanë në Mal të Zi

20:31 - 11/09/26
Aktivisti Mirjan Aliaj: Rama rrethohet nga qeveria e krimit dhe mbahet në pushtet nga një kastë e inkriminuar
Aktualitet

Aktivisti Mirjan Aliaj: Rama rrethohet nga qeveria e krimit dhe mbahet në pushtet nga një kastë e inkriminuar

20:26 - 11/09/26
“Marr 200 mijë lekë pension, jam i sëmurë”/ Protestuesi: Çfarë bese do ky? Na ka degdisur rrugëve të botës
Aktualitet

“Marr 200 mijë lekë pension, jam i sëmurë”/ Protestuesi: Çfarë bese do ky? Na ka degdisur rrugëve të botës

19:56 - 11/09/26
Para
Në kërkim për tentativë vrasjeje, kapet 30-vjeçari me armë në makinë

Në kërkim për tentativë vrasjeje, kapet 30-vjeçari me armë në makinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arben Kola: Ramës i ka hyrë tmerri nga rikthimi i mërgatës, ka penguar atdhetarët tanë në Mal të Zi
Aktualitet

Arben Kola: Ramës i ka hyrë tmerri nga rikthimi i mërgatës, ka penguar atdhetarët tanë në Mal të Zi

20:31 - 11/09/26

Këtë të premte mbahet protesta e 104-të, para godinës së kryeministrisë. Aktivisti Arben Kola bëri thirrje për lirimin e protestuesve...

Lexo më shumë
Aktivisti Mirjan Aliaj: Rama rrethohet nga qeveria e krimit dhe mbahet në pushtet nga një kastë e inkriminuar

Aktivisti Mirjan Aliaj: Rama rrethohet nga qeveria e krimit dhe mbahet në pushtet nga një kastë e inkriminuar

20:26 - 11/09/26
Trafik droge nga Kolumbia, mes shqiptarëve të arrestuar në Greqi, edhe i kërkuari nga Tirana për vrasje

Trafik droge nga Kolumbia, mes shqiptarëve të arrestuar në Greqi, edhe i kërkuari nga Tirana për vrasje

20:25 - 11/09/26
“Marr 200 mijë lekë pension, jam i sëmurë”/ Protestuesi: Çfarë bese do ky? Na ka degdisur rrugëve të botës

“Marr 200 mijë lekë pension, jam i sëmurë”/ Protestuesi: Çfarë bese do ky? Na ka degdisur rrugëve të botës

19:56 - 11/09/26
Pankartat ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut në ditën e 104-t të protestës

Pankartat ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut në ditën e 104-t të protestës

19:48 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com