GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gazeta e madhe gjermane: Shqipëria, probleme me korrupsionin dhe drejtësinë

07:51 - 30/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 6 min
A A
Gazeta e madhe gjermane: Shqipëria, probleme me korrupsionin dhe drejtësinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nga gazetat më të mëdha në Gjermani, Die Welt, ka publikuar një shkrim të gjatë për Shqipërinë. Aty theksohet se vendi ka probleme të thella me korrupsionin, drejtësinë dhe lirinë e shtypit. Shkrimi hapet me një pyetje se se me gjithë këto probleme a është gati Shqipëria për në BE. Për negociatat thuhet se u hapën më shumë për shkak të situatës gjeostrategjike të krijuar nga lufta në Ukrainë.

“Lufta e Ukrainës në dyert e Evropës u ka dhënë aleancave perëndimore një moment rilindjeje. Ekziston një konsensus se Perëndimi duhet të afrohet më shumë që të përballet me agresorin rus, Vladimir Putin. Jo më pak për shkak të kësaj, Ukraina dhe Moldavia morën statusin e kandidatëve për anëtarësim në BE në qershor. Ballkani Perëndimor është gjithashtu i rëndësishëm strategjikisht për BE-në, pasi ata formojnë urën tokësore mes krahut juglindor të NATO-s dhe Evropës Qendrore. Megjithatë, po e bëhet e qartë se, pavarësisht nga momenti aktual, ka ende një sërë sfidash që qëndrojnë në rrugën e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e dukshme në Shqipëri”, thuhet në artikull.

ARTIKULLI I PLOTË:
Probleme me korrupsionin, drejtësinë dhe lirinë e shtypit – a është gati për BE-në?

Nga Mandoline Rutkowski, Die Welt

Krerët e qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kapën dorën e Ursula von der Leyen duke e shtrënguar fort. Thuajse sikur kishin frikë se presidentja e Komisionit Evropian mund të ndryshonte mendje dhe të shkëputej nga shtrëngimi i duarve. Dhe kështu edhe nga një premtim që Bashkimi Evropian ua kishte bërë më parë shtetarëve Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski.

Skena u filmua më 19 korrik. Ditën kur nisën zyrtarisht negociatat për anëtarësimin e dy vendeve në BE. Me këtë njoftim, dy shtetet tani janë zyrtarisht në ballë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e zgjerimit të BE-së.

Fotot e unitetit vinin në Bruksel në kohën e duhur. Sepse lufta e Ukrainës në dyert e Evropës u ka dhënë aleancave perëndimore një moment rilindjeje. Ekziston një konsensus se Perëndimi duhet të afrohet më shumë që të përballet me agresorin rus, Vladimir Putin. Jo më pak për shkak të kësaj, Ukraina dhe Moldavia morën statusin e kandidatëve për anëtarësim në BE në qershor.

Ballkani Perëndimor është gjithashtu i rëndësishëm strategjikisht për BE-në, pasi ata formojnë urën tokësore mes krahut juglindor të NATO-s dhe Evropës Qendrore. Megjithatë, po e bëhet e qartë se, pavarësisht nga momenti aktual, ka ende një sërë sfidash që qëndrojnë në rrugën e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Kjo është e dukshme në Shqipëri.

Shqipëria festoi momentin historik pas gati tre dekadash. Në vitin 2003, Tirana paraqiti kërkesën e saj për anëtarësim. Në ditët pas shpalljes, një flamur i stërmadh i BE-së zbukuroi ndërtesën e qeverisë në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë.

Afiniteti me BE-në është shumë i lartë në vendin me 2.8 milionë banorë. Sipas Barometrit Publik Ballkanin, 89% e shqiptarëve e vlerësojnë anëtarësimin në BE si pozitiv. Në bisedat me vendasit, afërsia me BE është e sigurt. Dyqanet evropiane mbulojnë peizazhin e qytetit në Tiranë, kurse euro është të paktën jozyrtarisht monedha e dytë kombëtare.

Me distancë nga Kina
Marrëdhënia e Tiranës me BE-në është e ngushtë. Prej vitesh, vendi, i cili u çlirua nga komunizmi në vitin 1991 dhe iu përkushtua vlerave perëndimore dhe demokratike, është përpjekur të shkojë në të njëjtën linjë me Brukselin në politikën e jashtme.

Në luftën e Ukrainës, Tirana mbështeti pa kushte sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Në ndryshim nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Tirana po përmbahet edhe ndaj investimeve nga Kina, me të cilat Pekini kërkon të forcojë ndikimin e tij në rajon.

Vitet e fundit, një reformë në drejtësi dhe futja e të ashtuquajturës Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit – SPAK si prokurori speciale e pavarur, ka çuar përpara përpjekjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

“Ne kemi bërë përparim të jashtëzakonshëm në fushën e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit” – tha Christiane Hohmann, ambasadorja e delegacionit të BE-së në Shqipëri. Ajo na mirëpret në zyrën e saj me një pamje panoramike të kryeqytetit për një intervistë. “Por puna jonë është larg përfundimit, ka ende një detyrë gjigante përpara”.

Në fakt, korrupsioni është një plagë në Shqipëri, e cila është shumë e vështirë për t’u shëruar. Vendi renditet i 110-ti nga 180 në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të ‘Transparency International’. Aranita Brahaj, drejtuese e Institutit Shqiptar të Shkencës/Open Data Albania, e di se sa serioz është problemi.

“Korrupsioni është një problem i jashtëzakonshëm në Shqipëri” – thotë ekspertja e analizës së të dhënave me fokus transparencën, kontrollin dhe anti-korrupsionin. “Nuk është i pranishëm vetëm në rangjet e larta, por edhe në jetën e përditshme të çdo qytetari. Qoftë te vizita te mjeku apo te zgjedhja e shkollës fillore”.

Shqipëria nuk është në gjendje të ushtrojë kontroll gjyqësor, kushtetues dhe parlamentar mbi qeverinë, thotë Brahaj. Pra, de facto, kryeministri Rama e ka dorën e lirë.

Lista e skandaleve rreth Ramës e vërteton këtë deklaratë. Kreu i Partisë Socialiste, i cili bëri dikur fushatë për luftën kundër korrupsionit, akuzohet për lidhje me mafian.

Skandalet po shumohen edhe në orbitën e tij të pushtetit. Së fundmi, politikani i PS-së, Alqi Bllako u arrestua në fund të muajit prill pasi thuhet se është i përfshirë në një skandal korrupsioni prej 430 milionë eurosh. Opozita e akuzon Ramën si organizatorin e aktiviteteve kriminale.

Në fakt, qeveria ka bërë përpjekje për të vënën nën kontroll korrupsionin në vend. Në vitin 2016, me nxitjen e BE-së, ajo miratoi një reformë gjyqësore që përfshinte rishikim intensiv të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve për sa i përket kompetencave profesionale, pasurisë dhe integritetit.

Sipas të dhënave të “Raportit për Shqipërinë 2021”, të Komisionit të BE-së, 62% e procedurave të rishikimit kanë përfunduar me largim nga detyra ose shkarkim. Reforma u vlerësua pozitivisht në Bruksel dhe ambasadorja e BE-së, Hohman gjithashtu e quajti procedurën e vetingut një ‘masë të suksesshme’, e cila nuk është parë kurrë më parë në rajon.

Por ekspertja e korrupsionit, Brahaj nuk është dakord. Kontrollet ishin ‘me qëllime të mira, por të planifikuara keq’. Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese nuk kishin staf të plotë për vite me radhë dhe de facto nuk ishin në gjendje të vepronin. Një gjyqësor me të meta ka lejuar qeverinë të miratojë ‘ligje të korruptuara’.

Shumë prapa kur bëhet fjalë për lirinë e shtypit
Një fushë që Brukseli po e shqyrton nga afër për ecurinë e procesit të anëtarësimit në BE, dhe që shqetëson ambasadoren e BE-së, Hohmann, është liria e shtypit në vend: “Kuptimi i shtypit si korrigjues ka nevojë për zhvillim në Shqipëri”. Vendi renditet nga Reporterët pa Kufij i 103-ti nga 180 vende.

Mediat transmetuese janë kryesisht në duart e disa sipërmarrësve të pasur me lidhje politike. Kryeministri Rama bëri bujë së fundmi pasi kërcënoi gazetarët me ‘riedukim’ pas pyetjeve kritike dhe i përjashtoi nga konferencat për shtyp. “Ne presim që të gjithë politikanët t’i trajtojnë gazetarët me respekt,” thotë Hohmann.

Vendi kandidat ka ende shumë për të bërë përpara se Shqipëria të anëtarësohet në aleancën evropiane. Për Sokol Dedjan, kreun e çështjeve politike në Ministrinë e Jashtme, përpjekje nuk kërkohen vetëm nga Tirana. “Në funksion të luftës në Evropë dhe dhënies së statutit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë, BE-ja tani duhet të tregojë më shumë besueshmëri se premtimet e bëra për vendet kandidate se zgjerimi i BE-së është proces serioz”.

Me fjalë të tjera, BE-ja duhet t’i dëshmojë Rusisë se uniteti i vendeve evropiane shkon përtej terminologjisë, edhe në shenjë frenimi. Sipas tij, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë prioritet për t’u bashkuar me aleancën sepse janë ‘më të avancuara në përgatitje’.

Nga ana tjetër, ambasadorja e BE-së, Hohmann thekson se lufta në Ukrainë nuk sjell si pasojë zgjerimin automatik të BE-së. “Çdo vend do të vazhdojë të konsiderohet individualisht. Argumenti gjeostrategjik nuk duhet të fshehë faktin se vendet natyrisht duhet të plotësojnë edhe kërkesat e tyre për të hyrë në BE”. Sipas Hohmann, Tirana tani duhet të provojë se besimi i vendeve anëtare është i justifikuar. “Shqipëria tani po përballet me një maratonë”./lapsi.al

Etiketa: gazeteKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Mbledhja e Grupit të PS paska diskutuar “negociatat me BE”! Kryeministri Rama njofton në FB
Breaking Views

Mbledhja e Grupit të PS paska diskutuar “negociatat me BE”! Kryeministri Rama njofton në FB

20:57 - 27/04/26
Rama e paralajmëron, Spiropali reagon: Trimëri është të dëgjosh, jo të përjashtosh
Breaking Views

Rama e paralajmëron, Spiropali reagon: Trimëri është të dëgjosh, jo të përjashtosh

19:12 - 27/04/26
Protesta e 8 majit/ Berisha veçon dy çështje: Farsën elektorale dhe mbrojtjen nga Rama të Ballukut
Breaking Views

Protesta e 8 majit/ Berisha veçon dy çështje: Farsën elektorale dhe mbrojtjen nga Rama të Ballukut

19:01 - 27/04/26
Para
“Dalin dhe kakarisin”/ Analisti i kthehet keq Hilës: Do thellohet kriza, është dramë

“Dalin dhe kakarisin”/ Analisti i kthehet keq Hilës: Do thellohet kriza, është dramë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota
Breaking Views

Mbyllet raundi i parë në Kuvendin e Kosovës, Feride Rushiti siguron 63 vota

22:22 - 27/04/26

Deputetët e mazhorancës në Kuvendin e Kosovës kanë votuar me 63 vota një nga kandidaturat e propozuara për Presidentin nga...

Lexo më shumë
Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

Seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

22:09 - 27/04/26
Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës, mediat në Brazil: U dorëzua pa rezistencë

Dalin pamjet e arrestimit të Ervin Matës, mediat në Brazil: U dorëzua pa rezistencë

21:56 - 27/04/26
Tronditet Dinamo, ekipi i Ilir Dajës mundet me tre gola nga Flamurtari i vendit të fundit

Tronditet Dinamo, ekipi i Ilir Dajës mundet me tre gola nga Flamurtari i vendit të fundit

21:43 - 27/04/26
Elbasani për titull, “Tigrat” mundin me 3 gola Vllazninë në supersfidën e kampionatit

Elbasani për titull, “Tigrat” mundin me 3 gola Vllazninë në supersfidën e kampionatit

21:29 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com