GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gazetarët pa Kufij: Shqipëria pëson rënie, kërcënimi nga politika…

07:45 - 03/05/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gazetarët pa Kufij: Shqipëria pëson rënie, kërcënimi nga politika…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Organizata Gazetarët pa Kufij, në Treguesin Botëror të Lirisë së Shtypit, radhiti Shqipërinë në mesin e vendeve problematike. Por, sipas treguesit që u publikua të martën, Shqipëria ka shënuar rënie të ndeshmë.

Treguesi i klasifikon vendet në mjedise “të mira”, “pak a shumë të mira”, “problematike”, “të këqija” ose “shumë të këqija”, për lirinë e shtypit.

Në treguesin që përfshinë 180 vende, Shqipëria radhitet në vendin 103-të duke shënuar një rënie prej 20 vendesh krahasuan me vitin paraprak kur renditej ne vendin e 83-të.

Në raport thuhet se ndërsa pavarësia editoriale kërcënohet nga rregullimi partiak i medias, integriteti fizik i gazetarëve cenohet nga krimi i organizuar, nga dështimi i shtetit për t’i mbrojtur ata dhe madje edhe nga dhuna policore.

Mediat private shqiptare më me ndikim zotërohen nga një grusht kompanish që kanë lidhje me politikanë. Gazetarët përballen me trysni politike që u përkeqësua në vitin 2021 nga përpjekjet për të kontrolluar informacionin gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe pandemisë së COVID-19. Klasa politike, thuhet në raport, kërcënon pavarësinë e redaksive nëpërmjet institucioneve shumë të politizuara të rregullimit të medias dhe menaxhimit të medias publike dhe se gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme të rregullta politike që synojnë t’i diskreditojnë ata dhe kanë vështirësi t’i qasen informacionit publik.

Raporti vë re se e ashtuquajtura paketë anti-shpifje, e cila do t’i jepte shtetit pushtet mbi përmbajtjen e mediave online dhe do të përforconte autocensurën, ende nuk është hequr qartazi nga agjenda politike, megjithëse versioni i saj fillestar është kritikuar nga Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian, të cilit Shqipëria dëshiron t’i bashkohet dhe nga organizatat ndërkombëtare për lirinë e shtypit.

Ata që që hetojnë krimin dhe korrupsionin janë veçanërisht të kërcënuar, thuhet në raport në të cilin nënvizohet se gazetaret përballen me ngacmime në internet dhe në disa raste me diskriminim me bazë gjinore në redaksitë, një fushë e cila megjithatë ka shënuar përparim. Vetëcensura është e përhapur, por pavarësisht këtij kërcënimi ndaj pavarësisë së tyre editoriale, mediat krijuan një platformë për vetërregullimin etik, e para e këtij lloji në Shqipëri.

Rrjetet e organizuara kriminale nuk paraqesin rrezikun e vetëm për sigurinë fizike të gazetarëve, thuhet në raportin e Gazetarëve pa Kufij. Mosndëshkimi i krimeve të kryera kundër gazetarëve, i kombinuar me përpjekjet politike për t’i diskredituar ata, krijon një klimë dhune që mund të nxisë sulme të reja. Në vitin 2021, gazetarët që mbulonin protestat dhe operacionet e zbatimit të ligjit pësuan disa akte të dhunës policore./VOA

 

Etiketa: gazetareKryesore1PolitikeShqiperi

Lajme të lidhura

Ambasada e SHBA në Tiranë: Kartelet shqiptare të drogës përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë: Kartelet shqiptare të drogës përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit…

13:19 - 16/01/26
Denoncimi i Berishës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit
Aktualitet

Denoncimi i Berishës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit

13:05 - 16/01/26
Rama anashkalon çështjen Balluku, urdhëron deputetët: Mos i diskutoni ligjet, por vetëm miratojini!
Aktualitet

Rama anashkalon çështjen Balluku, urdhëron deputetët: Mos i diskutoni ligjet, por vetëm miratojini!

12:41 - 16/01/26
Para
Gazetarët pa Kufij: Gjendja e vështirë e shtypit në botë

Gazetarët pa Kufij: Gjendja e vështirë e shtypit në botë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasada e SHBA në Tiranë: Kartelet shqiptare të drogës përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë: Kartelet shqiptare të drogës përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit…

13:19 - 16/01/26

Ambasada Amerikane ne Tiranë ka postuar në faqen e vete në rrjetet sociale pjese te fjalimit të të ngarkuarës me...

Lexo më shumë
Denoncimi i Berishës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit

Denoncimi i Berishës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit

13:05 - 16/01/26
Rama anashkalon çështjen Balluku, urdhëron deputetët: Mos i diskutoni ligjet, por vetëm miratojini!

Rama anashkalon çështjen Balluku, urdhëron deputetët: Mos i diskutoni ligjet, por vetëm miratojini!

12:41 - 16/01/26
Rama me deputetët socialistë: Me kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në Bashkimin Europian

Rama me deputetët socialistë: Me kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në Bashkimin Europian

12:17 - 16/01/26
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkambit kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkambit kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

11:45 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com