GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gazetarët turq kundërshtojnë Erdoganin: Nuk kemi liri, jemi në gjendje shumë të keqe

23:01 - 14/10/21
në Botë
Kohë leximi: 6 min
A A
Gazetarët turq kundërshtojnë Erdoganin: Nuk kemi liri, jemi në gjendje shumë të keqe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Turqisë ka hedhur poshtë kritikat për gjendjen e lirisë së medias në vend, duke i thënë një rrjeti televiziv amerikan se vendi gëzon “liri të gjera”. Por komentet e tij për televizionin CBS vijnë ndërkohë që disa gazetarë turq po përballen me padi.

Një prej tyre – gazetari dhe përfaqësuesi i organizatës “Gazetarët pa Kufij (RSF) Erol Onderoglu- u shfaq përsëri në gjykatë më 30 shtator për një gjyq lidhur me rolin e tij në një fushatë solidariteti me gazetën kurde Ozgur Gundem në vitin 2016.

“Turqia është ende një nga vendet me gjendjen më të keqe përsa i takon arrestimit të gazetarëve në Evropë, madje edhe në botë,” tha zoti Onderoglu për Zërin e Amerikës.

Përveç arrestimeve, shpesh nën akuzat për mbështetje ose përhapje propagande për organizatat terroriste, zoti Onderoglu tha se gazetarët e opozitës kanë probleme me marrjen e akreditimeve të shtypit; kanalet televizive që janë kritikuese gjobiten arbitrarisht nga rregullatori i Këshillit të Lartë të Radios dhe Televizionit (RTUK); dhe gazetat opozitare kanë humbur të ardhurat nga reklamat e qeverisë.

Por gjatë intervistës së tij, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se Presidenti amerikan Joe Biden nuk e ka ngritur temën e trajtimit të gazetarëve gjatë bisedave private mes dy udhëheqësve dhe faktin që zoti Erdogan nuk i pranon përfundimet e grupeve të të drejtave të medias që kanë dokumentuar arrestime masive.

“Ne nuk kemi asnjë problem të kësaj natyre për sa u përket lirive. Turqia është shumë e lirë”, tha zoti Erdogan për CBS-in.

Drejtoria për komunikimet e Turqisë nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës për koment. RTUK e udhëzoi Zërin e Amerikës të plotësojë një formular që përfshinte kërkesë me informacione personale si adresa, data e lindjes dhe numri i kartës së identitetit.

Organizatat e lirisë së medias si RSF dhe Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve me bazë në Nju Jork kanë dokumentuar qindra arrestime ose padi të ngritura kundër mediave në pesë vitet e fundit.

Për këtë arsye tha zoti Onderoglu “Pikëpamja jonë nuk mund të jetë e ngjashme me botëkuptimin e zotit Erdogan për lirinë e medias dhe për mediat kritike në Turqi. Ne shohim probleme të thella në këtë fushë.”

Gorkem Kinaci, i së përditshmes turke Evrensel, gjithashtu beson se arrestimet dhe paditë bien ndesh me pikëpamjen e Erdoganit.

“Gjykimet e gazetarëve, gjobat që u vihen gazetave dhe ligjet e censures, e tregojnë shumë qartë qëndrimin e qeverisë për lirinë e shtypit,” i tha Kinaci Zërit të Amerikës përmes emailit.

Të tjerët, thonë se të dhënat nga Turqia duhet të shihen në kontekstin e një përpjekjeje për grusht shteti në 2016.

Hilal Kaplan, një analist në gazetën Sabah dhe edicionin e saj në anglisht Daily Sabah, i tha Zërit të Amerikës, se “është e nevojshme të shikojmë kushtet unike në Turqi” pas përpjekjes për grusht shteti, i cili rezultoi në vdekjen e më shumë se 250 njerëzve .

Kërcënimet ligjore

Kinaci, i cili punon për gazetën Evrensel, është një nga gazetarët e shumtë në Turqi që përballen me sfida ligjore. Ai dhe gazeta e tij po luftojnë një padi civile për shpifje ngritur muajin e kaluar për raportimin e tij mbi akuzat për korrupsion drejtuar zëvendës ministrit të shëndetësisë, Selahattin Aydin.

Gazeta më vonë botoi një përgënjeshtrim nga zëvendësministri, siç u urdhërua nga gjykata, por Aydin ende kërkon një dëmshpërblim me vlerë mijëra lira.

Zëri i Amerikës i dërgoi email zoti Aydin dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të kërkuar një reagim, por nuk mori përgjigje.

Avokatja e gazetës Evrensel, Devrim Avci e quajti rastin një shkelje të lirisë së shtypit dhe tha se është vetëm një nga dhjetëra shembujt e shkeljeve kundër mediave.

“Sinqerisht, është e vështirë t’i mbash mend gjithë ato raste ndonjëherë,” i tha Avci Zërit të Amerikës.

Evrensel “ka paguar gjithmonë çmimin e të qenit gazetë opozitare”, por gjendja është keqësuar pasi Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) erdhi në pushtet, tha zonja Avci.

Përveç rastit të shpifjes, Avci tha se media është akuzuar për fyerje të presidentit dhe nxitje të urrejtjes dhe armiqësisë mes publikut.

Avokatja tha se beson se qeveria po përpiqet ta mbyllë Evrenselin duke e ndëshkuar financiarisht. Përveç sfidave ligjore që mund të rezultojnë në gjoba ose pagim dëmshpërblimesh, Agjencia Turke e Reklamave për Median (BIK) ndaloi gazetën të merrte një pjesë të të ardhurave nga reklamat e qeverisë në shtator 2019.

BIK që mbikqyret nga drejtoria e komunikacineve e presidencës, është përgjegjëse për shpërndarjen e njoftimeve zyrtare që sigurojnë një burim të rregullt të ardhurash për gazetat.

Ky organi qeveritar ka kompetencat të vendosë ndalimin e reklamave publike për gazetat që konsiderohen se kanë shkelur etikën e shtypit.

Përkrahësit e lirisë së medias kanë thënë se BIK po përdor masat e saj për të shtypur mediat kritike dhe nuk është transparent në lidhje me shpërndarjen e fondeve publike.

97% e ndërprerjes së reklamave janë lëshuar kundër pesë mediave opozitare përfshirë Cumhuriyet, Evrensel dhe BirGun.

Hetimi i grushtit të shtetit

Numri i gazetarëve të burgosur në Turqi u rrit ndjeshëm në vitin 2016 pasi autoritetet arrestuan ata që sipas tyre ishin të lidhur me përpjekjen për grusht shteti. Të dhënat nga fundi i atij viti nga CPJ, ku përfshihen rastet gazetarëve të burgosur si rezultat i drejtpërdrejtë i punës së tyre, tregojnë se 86 gazetarë ishin në paraburgim.

Organizatat e lirisë së mediave kanë akuzuar Ankaranë se ka përdorur përpjekjen për grusht shteti si një justifikim për t’u mbyllur gojën kritikëve ose kundërshtarëve.

Kaplan, i cili kontribuon në organe shtypi që janë pjesë e Turkuvaz Media Group, një kompani e parë gjerësisht si pro-qeveritare, beson se disa njerëz e përdorën profesionin e tyre për të mbuluar aktivitete të tjera gjatë asaj kohe.

“Në Turqi, ka njerëz që i shërbejnë organizatës terroriste përmes identitetit të tyre gazetaresk,” tha Kaplan, duke iu referuar lëvizjes Gulen të cilën Turqia e fajësoi për përpjekjen e grushtit të shtetit. Grupi udhëhiqet nga Fethullah Gulen, një klerik për të cilin Presidenti Erdogan thotë se ishte organizatori i grushtit të dështuar të shtetit. Kleriku, i cili jeton në mërgim në SHBA, mohon përfshirjen.

Ky dallim, tha Kaplan, nuk merret parasysh kur organizatat e dënojnë Turqinë për burgosjen e gazetarëve.

“Prandaj, duke pasur parasysh të gjitha këto, unë mendoj se duhet bërë një vlerësim korrekt. Por, për fat të keq, ekziston një pikëpamje e njëanshme që e konsideron këdo që thotë se është gazetarë vetëm si gazetar, “tha Kaplan.

Onderoglu i RSF-së, i cili ka dokumentuar dhe mbrojtur qindra gazetarë të ndaluar ose që përballen me akuza ligjore për punën e tyre, thotë se shtypja e mediave vazhdon.

“Armiqësia ndaj shtypit kritik dhe një mjedis ku mediave kritike dhe të pavarura u kërkohet të nënshtrohen, vazhdojnë të ekzistojnë,” tha Onderoglu./VOA

Etiketa: Erdogangazetaretgjendjeliriturq

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Covid-19, Suedia heq testimet me detyrim

Covid-19, Suedia heq testimet me detyrim

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com