GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gazetari: Ja çfarë do ndodhë me PD pas rikthimit të Bashës

18:23 - 08/08/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mandati i Olta Xhaçkës, PD kërkon mbledhjen e KL-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Mentor Kikia ka komentuar zhvillet në vend, që nga rithimi i  Bashës në krye të PD-së, deri te inceneratorët. Duke analizuar situatën në Shqipëri, Kikia u ndal te amnistia fiskale duke thënë se ajo po ndodh de facto edhe pse pa patur miratimin ligjor. Sipas tij qeveria ka zgjedhur të “lidhë gojën dhe duart e institucioneve” përgjegjëse për kontrollin e shkelësve.

Sakaq, ai foli edhe për aferën e inceneratorëve duke thënë se të gjithë të përfshirët mendonin se nuk do kapeshin asnjëherë, duke u ndalur te pagesat e hoteleve dhe fluturimeve të ish-ministrit Arben Ahmetaj nga Klodian Zoto. Po ashtu ai foli edhe për rikthimin në krye të PD-së të Lulzim Bashës, teksa u shpreh se kjo u bë për të “kënaqur egon personale” të këtij të fundit, ndërsa shtoi se sipas tij Partia Demokratike tanimë do shpërbëhet pas ndarjes në disa grupime.

“Kjo verë ka qenë e veçantë për shkak të zhvillimeve të mëdha që ka pasur në fushën e drejtësisë, me çështjen e Ahmetajt, vendosjen në sekuestro të inceneratorit të Tiranës, debatet politike, dhe projekti për kullën më të re në Tiranë. Ajo ka qenë një pronë private, është prishur për tu bërë pallati i kulturës dhe në 92-93, sa kishte ardhur PD në pushtet, u dha leja e parë për ndërtimin e parë të madh në Tiranë. Por askush nuk e mori vesh se çfarë ndodhi por ngeli gropë e hapur dhe projekti u anulua. Kaloi më shumë se një dekadë që ajo gropë të rimbushet dhe më pas të mbillet me pemë dhe të kthehet në park.

Amnistia fiskale po ndodh pa ligj, po ndodh de facto. Kanë zgjedhur t’i lidhin gojën dhe duart institucioneve përgjegjëse për kontrollin e këtyre njerëzve. Afera e inceneratorëve ishte e tillë sa njerëzit e përfshirë mendonin se askush nuk do prekej. Një ministër që nuk është naiv shkon deri aty ku pranon që hotelet e fluturimet t’i pranoheshin me kartë krediti në një kohë kur gjithçka është online. Inceneratorët ishin një projekt jo vetëm korruptiv nga ana ekonomike, por në kundërshtim me ligjin e mbetjeve dhe direktivat evropiane për menaxhimin e mbetjeve.

Rikthimi i Bashës në krye të PD-së kënaq egon e tij personale duke parë edhe mënyrën si u kryen zgjedhjet. Basha dhe Bardhi për këtë janë krisur, censusin e anëtarëve të Partisë Demokratike. Ai bëri një proces zgjedhor formal dhe u konfirmua kryetar i asaj pjese të PD-së. PD do shpërbëhet si parti. Nuk e di nëse shpërbëhet ajo do shpërbëhet edhe opozita në tërësi dhe ky është problemi”, u shpreh ai.

Etiketa: PDSelia

Lajme të lidhura

Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin
Aktualitet

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori
Aktualitet

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25
Para
Napoli nuk gjen paqe me dëmtimet, ankth për superyllin

Napoli nuk gjen paqe me dëmtimet, ankth për superyllin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25

Katër persona kane mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit...

Lexo më shumë
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com