GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Deputeti i PS bëhet njësh me opozitën: Përjashtoni familjarët nga taksa e gazit

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputeti i PS bëhet njësh me opozitën: Përjashtoni familjarët nga taksa e gazit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese është miratuar paketa e re fiskale, në cilën kërkohet dhe rritja e taksës së akcizës për gazin. Duke marrë për bazë  vlerën e re të akcizës që do të jetë 6 lekë për litër , dilet në përfundimin e se çmimi i gazit në treg do të shkojë 71 lekë për litër pavarësisht  për të gjitha kategoritë.

Por, kjo gjë nuk është pranuar nga opozita, ata votuan kundër paketës fiskale dhe miratimi i saj u bë vetëm me votat e mazhorancës.  Nga ana tjetër një kritik për ndryshimet fiskale ka ardhur edhe nga radhët e maxhorancës. Gjatë diskutimeve në Komision, deputeti i PS Ismet Beqiraj, si një specialist i fushës, ka propozuar që të mos rëndohen familjarët përmes unifikimit të akcizës së gazit të lëngshëm, por të përdoret procesi i markimit. Por, propozim i cili nuk është marrë në konsideratë.

Pas miratimit të ndryshimeve fiskale, Kryetari i Komisionit është shprehur se propozimet do të kalojnë në formë rekomandimesh pranë Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ku do të përfshihet edhe propozimi për përjashtimin e familjeve nga akciza e gazit.

Sakaq, bëjmë me dije se në  relacionin që shoqëron projektligjin e ndryshimeve në nivelin e akcizës, bëhet me dije se kjo iniciativë është ndërmarrë për të ulur evazionin në treg, pasi deri më sot akciza ishte 8 lekë/litër mbi gazin që përdorej për automjetet dhe zero lekë/litër mbi gazin që përdorej për qëllime të tjera si biznesi apo nga konsumatorët familjarë.

 Qeveria justifikohet se, ky projektligj synon të vendosë një nivel akcize për gazin e lëngshëm pa diferencuar qëllimin e përdorimit, pasi siç është formuluar ligji aktualisht jep mundësinë e abuzivizmit me sasinë e gazit që nuk paguan akcizë. Ndërkohë që theksohet gjithashtu se pas më shumë se një viti kontrollesh në zinxhirin e plotë të tregtimit të gazit, është konstatuar se unifikimi është e vetmja zgjidhje për uljen e evazionit në treg. Ndërkohë, sa i takon çmimit të gazit aktualisht, sipas Ministrisë së Financave, rritja ka ardhur për shkak të rritjes së bursës me 110 për qind. Arsyetim, i cili është  kundërshtuar nga opozita duke i kërkuar qeverisë që të mos mbingarkojë barrën fiskale për familjarët.

Etiketa: Cmimefamiljagazi

Lajme të lidhura

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
Breaking Views

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë
Breaking Views

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26
Para
Tetë fakte që ndoshta nuk i dini mbi Fjodor Dostojevskin

Tetë fakte që ndoshta nuk i dini mbi Fjodor Dostojevskin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate
Sport

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26

Shqipëria luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Në orën 18:00, kuqezinjtë...

Lexo më shumë
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com