GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Tetë fakte që ndoshta nuk i dini mbi Fjodor Dostojevskin

në Art & Kulturë
Kohë leximi: 3 min
A A
Tetë fakte që ndoshta nuk i dini mbi Fjodor Dostojevskin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

11 Nëntori shënoi 200-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh rus Fjodor Dostojevskit. Ai lindi në Moskë më 11 nëntor 1821 dhe vdiq në Shën Petersburg më 9 shkurt 1881. Me këtë rast ju ftojmë të lexoni 8 kuriozitete për një nga veprat e tij më të mëdha “Krim dhe ndëshkim”, por jo vetëm.

Historia dramatike e Rodion Raskolnikov është e njohur për shumicën e njerëzve. Një i ri nga Shën Petersburgu, kryen një vrasje të tmerrshme, dhe më pas përjeton pasojat e veprimeve të tij në nivel emocional, psikologjik dhe shpirtëror.

Dostojevski e shkroi këtë roman kur banonte në qytetin e Shën Petersburgut në vitin 1866, dhe bashkë me romanin voluminoz “Lufta dhe Paqja” të Leon Tolstoi, është një nga veprat ruse më me ndikim të të gjitha kohërave.

Dostojevski ishte ushtar

Babai i Dostojevskit ishte një mjek autoritar, që sillej vrazhdë me të birin. Në vitin 1838 ai e detyroi që të ndiqte studimet e inxhinierisë ushtarake, edhe pse interesat e tij u fokusuan menjëherë tek shkencat humane. Më vitin 1843 Fjodori u diplomua në atë shkollë, por pas vetëm 1 viti, ai e braktisi shërbimin ushtarak për t’iu përkushtuar letërsisë.

“Njerëz të varfër”

Libri i tij i parë “Povera gente”, tregon historinë e dashurisë mes dy të rinjve të varfër, të cilët përmes një shkëmbimi letrash përshkruajnë gjendjen e tyre të mjerueshme dhe të palumtur. Romani i botuar në vitin 1846 pati menjëherë vlerësime të mëdha, veçanërisht nga kritikë të njohur si Belinski dhe Nekrasov, të cilët vlerësuan aftësinë e tij për të përshkruar vuajtjet e njeriut të vetmuar dhe të degraduar.

Burimi i frymëzimit për romanin “Krim dhe ndëshkim”

Burimi i frymëzimit për shkrimin e kësaj vepre ishte përvoja e kaluar në një kamp të punës së detyruar. Jeta e tij u shënjua veçanërisht nga një episod. Gjatë burgimit, Dostojevski u dënua me pushkatim dhe vetëm kur ishte gati të pushkatohej, ushtarët u njoftuan se dënimi i tij ishte zbutur. Ajo ishte një vuajtje aq e madhe shpirtërore, saqë nxiti reflektime të thella mbi dënimin me vdekje, të përfshira në “Krim dhe ndëshkim”.

Rrëfimet në vetën e parë

Në fillim ngjarjet në “Krim dhe ndëshkim” rrëfehen në vetën e parë, si të ishte një dëshmi vetjake e autorit. Vetëm më vonë u kalua në një narrativë të përgjithshme, që e lejon lexuesin të zhytet në gjendjen psikologjike të rënduar të protagonistit të romanit.

Pati shpesh probleme me paratë

I riu Raskolnikov nuk ishte i vetmi që kishte probleme financiare. Vetë Dostojevski e jetoi një pjesë të mirë të jetës së tij i zhytur në borxhe për shkak të lojërave të fatit.

Kuptimi i emrit

Emri Raskol’nikov ka një kuptim të saktë. Raskol është sinonim i termit “skizmë”, dhe është një referencë për ndarjen që ndodhi në Kishën Ortodokse Ruse në shekullin XVII-të. Emri mund të jetë edhe një referencë për ndarjen e shpirtit të protagonistit.

Dënimi i lehtë

Gjatë shekullit XIX, ishte e zakonshme që të dënuarit t’i nënshtroheshin ndëshkimeve trupore, madje shumë të dhunshme, për krimet më të rënda. Në kohën që Dostojevski shkroi romanin e tij, dënimi më i shpeshtë ishte internimi për disa vite në Siberi. Raskolkinov dënohet vetëm me 8 vjet, ndoshta për shkak se vuante nga një “krizë mendore anormale”.

Kritikat ndaj veprës

“Krimi dhe ndëshkimi” u botua fillimisht pjesë-pjesë në një revistë letrare, dhe pati menjëherë një tirazh të madh. Megjithatë kritikat nuk ishin që të gjitha pozitive. Disa njerëz, veçanërisht studentët me pikëpamje politike radikale, pretendonin se romani nxiste tek njerëzit prirje për të kryer vrasje.

Etiketa: Fjodor Dostojevskin

Lajme të lidhura

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika
Aktualitet

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Ermonela Jaho vlerësohet nga Franca me titullin “Kalorës i Arteve dhe Letrave”, sopranoja: Një emocion i madh
Aktualitet

Ermonela Jaho vlerësohet nga Franca me titullin “Kalorës i Arteve dhe Letrave”, sopranoja: Një emocion i madh

12:20 - 25/05/26
“Artemis II” kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Bota

“Artemis II” kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

08:21 - 11/04/26
Para
Justifikohet ministrja: “Nuk m’u duk e udhës të jap opinion” për Mateon

Justifikohet ministrja: “Nuk m’u duk e udhës të jap opinion” për Mateon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 3 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 03/06/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Qershor 2026

07:39 - 03/06/26
Shtrëngata, vetëtima dhe breshër, kujdes në disa zona ku parashikohen reshje

Parashikimi i motit për sot, 3 Qershor 2026

07:36 - 03/06/26
Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

23:32 - 02/06/26
Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

23:09 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş